BALADË E NËNAVE TË KOSOVËS QË PRESIN FËMIJËT E ZHDUKUR Nga ELIDA BUÇPAPAJ
E Mërkurë, 04.27.2011, 06:24pm (GMT+1)
janë 3500 nëna Shqiptare që presin zgjuar, që nuk vënë gjumë në sy prej katër vitesh, që nuk e njohin më gjumin, as natën as ditën, që vigjëlojnë natën dhe ditën në pritjen e pafundme, që matet me sekonda, minuta, orë, ditë, javë, muaj, kur ndërrohen stinët, në verë dhe dimër, kur vjen Viti i Ri, kur vijnë ditëlindjet e 3500 djemve.
janë 3500 Nëna Shqiptare që presin me sy të skuqur prej lotëve, që rrjedhin si burime të pashterrëshme, me sy që nuk mbyllen kurrë prej nga burojnë ujvara lotësh, që kthehen në burime drite për të kërkuar dhe gjetur loçkën e zemrës.
janë 3500 nëna Shqiptare që presin 3500 djem që janë 3500 bij, që janë 3500 vëllezër, që janë 3500 burra, që janë 3500 bashkëshortë, që janë 3500 etër për të paktën 10.000 fëmijë që presin përkëdheljet e etërve të tyre, apo që presin të lindin, sepse Kosova është tokë pjellore dhe e bekuar që lind shumë fëmijë...
janë 3500 nëna Shqiptare që presin kthimin e djemve të tyre, që qendrojnë me zemra të ngrira, akull, me zemra të dridhura, sikur mbajnë tërmetin
janë 3500 nëna Shqiptare që qëndrojnë si statuja me vështrimin e ngulur nga dritarja, me vështrimin e ngulur tek dera, se ja, mos hapet dera dhe vjen djali, se ja mos troket dera dhe vjen lajmi s e djali u gjet i gjallë, sepse beson se Zoti prej dashurisë që ka zemra e nënës mund t'ia rikthejë jetën loçkës së saj, prej një grusht eshtrash mbuluar nga dhéu i huaj, që rëndon si mal mbi trupin e djalit dhe zemrën e nënës.
janë 3500 nëna Shqiptare që presin, pritja e tyre nuk shterr kurrë, durimi i tyre nuk shterr kurrë, për të pritur që loçkat e tyre më në fund le të kthehen në shtëpi sepse ka tri vjet që lufta ka mbaruar, dhe lufta kur mbaron mbaron për të gjithë
Atdheu është i bekuar për të gjithë bijtë e tij liria është e bekuar për të gjithë bijtë e saj edhe për 3500 djemtë e nënave Shqiptare edhe për 3500 uraganët e mbuluar nga heshtja dhe harrimi i vëllezërve të një gjaku,
liria është e bekuar vetëm kur vëllezërit e një gjaku shndërrohen me zemër në 3500 djemtë uraganë të 3500 nënave shqiptare kthyer në 3500 Statuja Lirije që presin pa shterrje, pa shterrim deri në vetmohim, deri në vetsakrificën sublime, liria nuk është e bekuar kur vëllezërit e një gjaku i mbulojnë me harrimin e rëndë si dheu i huaj 3500 djem uraganë shqiptarë dhe 3500 zemra nënash, që me mallkimet e tyre shkaktojnë tërmete, ndërsa me bekimet paqen dhe qetësinë që i duhet Atdheut...
-------
Kjo baladë e përfshirë në librin me poezi të Elida Buçpapajt "Rapsodi e Golgotës së Tranzicionit", botim 2012 - që është botuar për herë të parë në shtypin e Kosovës më 2001 - u kushtohet viktimave të pagjetura dhe nënave të tyre. Kjo baladë është shkruar kur mungonin 3500 shqiptarë, sot mungojnë 1900, por edhe ata që janë gjetur gjatë këtyre viteve, asnjë s'ka qenë i gjallë
ELIDA BUÇPAPAJ
Other Articles: |
|
PUNË TË MBARË, ZONJA PRESIDENTENga FRANK SHKRELI (04.26.2011) |
|
NË VEND PËRKUJTIMI PËR GAZETARIN, PUBLICISTIN DHE ATDHETARIN NAZMI LUKAJO MIKU IM, ATË NATË ÇDO FJALË RRIDHTE LOT...!Nga Prof. SEJDI BERISHA (04.25.2011) |
|
PRANVERA ARABE ËSHTË 2011, JO 1989Nga JEAN-MARIE GUÉHENNO, New York Times (04.24.2011) |
|
TEK RUDINA XHUNGA GJUETI SHTRIGASH DHE ANTIAMERIKANIZËMNga ELIDA BUÇPAPAJ (04.19.2011) |
|
KUJTIMI DHE NDERIMI YNË PËR HERONJTË, DETYRË DHE OBLIGIM NDAJ AMANETIT TË TYRE...!Nga HAFIZ GAGICA (04.19.2011) |
|
VAZHDON VASALITETI I MEDIAVE TË TIRANËS NDAJ ISH DIKTATORIT RAMIZ ALIAE mënjanojnë pak, e pastaj për amoralitetin e tyre e rikthejnë si meteor…Nga ELIDA BUÇPAPAJ (04.18.2011) |
|
LUTU. SHPRESO. PËRGATITUNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times (04.15.2011) |
|
ENDE LËVDATA PËR LUGATINNga FRANK SHKRELI (04.14.2011) |
|
POEZI PËR JETËN E PËRDITSHMENga DAVID BROOKS, New York Times (04.13.2011) |
|
HISTORIA KOMBËTARE, VETVETJA JONË QË DUHET RISHKRUARNga VASIL TABAKU (04.12.2011) |
|