E Hënë, 01.06.2025, 03:11am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 

IKJA E VEHBI SKËNDERIT

Nga AGIM SHEHU, shkrimtar, Gjenevë


E Shtunë, 08.20.2011, 07:37pm (GMT+1)


Vanë ditë që poeti Vehbi Skënderi s'është më. Po flë në dheun e huaj në Zvicër të cilën e këndoi me fisnikëri si «Atdhe të dytë». Dhe Zvicra i hapi vënd për në gjumin e përjetshëm. I persekutuar në diktaturë dhe i harruar në "˜demokraci', ai nuk bëri kurrë gjyq për asgjë. Siç e njihja gjatë nga afër, ai qe harmoni e karakterit të fortë dhe e shpirtit të butë. Së fundi, çdo gjë e përcolli me qetësinë dhe gjykimin e Sokratit të lashtë: «Tani unë zgjodha udhën e vdekjes, ju - të jetës. Zoti do na gjykojë se cila është më e drejtë»!

Ai kish habi e pikëllim më tepër nga heshtja e shoqërisë në "˜demokraci' se nga mundimet që i dha shteti komunist. Nuk e thoshte, por kjo i lexohej në heshtjet e papritura të tij gjatë bisedës. I "˜konsumonte' ato diku larg, dhe kthehej prapë në bisedën e afërt, shpesh duke të kërkuar falje me një nënqeshje të përmbajtur si nga një "˜faj' që s'e kish në dorë. Një ditë mes bisede më tha: «Heshtja është më dëmprurëse se sharja ashtu si lagështia të vret më shumë se shiu. Te heshtja kundërshtarët e ziliqarët fshihen të padukshëm brënda saj. Janë mjeshtra».

Veja nga Gjenevë në Bazel ta takoja. Shtëpia e pastër dhe e thjeshtë, me një qetësi thua i shërbente një shpirti në ikje, të jepte ndjesinë e një tempulli, gjithësesi njerëzor. Me vajzën, Elidën dhe dhëndërin, Skënder Buçpapaj, poetë e publicistë të talentuar përbënin një shtëpi arti në mërgim. Sa takoheshim, Vehbiun e mbulonte në tërë qënien një gëzim i çiltër fëmie. U moshua shumë e u thinj, dhe mbeti megjithatë poet i hollë pasi kish lindur poet që fëmijë. Vargjet bie fjala për hënën apo nipin, çuditërisht të freskëta e të pabesueshme për atë moshë, ruajnë lirizmin e lëndinave me lule e dele. Ledhatonte nipin e mosha i kalonte te fëminia dhe atij.

Kalonim në biseda të tjera. Foli si me vete: «Sidoqoftë, këtu mësuam saktë se ç'viganë kanë qënë rilindasit dhe atdhetarët e tjerë që në mërgim të detyruar përballonin tërë këtë mall e dhimbje për vëndlindjen»! Nisnim gjykimet e ditës: Me Shqipërinë historia bëri shartimin më të pamëshirshëm në ndërimin e regjimeve: mbi format më të egra të komunizmit mbinë format më të egra të kapitalizmit. E bënë që diktatura të hakmerrej me popullin: "˜donit liri të shkëputeshit mga unë !? Merreni, përpëlituni me të aq sa të keni mall për mua'!..Pastaj Vehbiu e qetësonte bisedën: «Gjersa poetët shkruajnë për popullin, dhimbja e tyre s'është asgjë para dhimbjes së tij...»!

Ngrinte qetësisht gotën të më nxiste të pija pak. Dora i dridhej lehtë e më erdhi keq. «Pimë nga brenga, ku është gota...» më citoi nga Pushkini. Sa e vuri në buzë për vete dhe shtoi: «Si është ai amaneti i Dostojevskit - As në varreza nuk dua të jem pranë shkrimtarëve që më nxinë jetën!..- Shkoi diku larg në kujtime dhe u kthye menjëherë. Qarkullonim fjalën nga të gjitha anët, kryesisht në vëndlindje. Po i bënte një rishikim gjithë krijimtarisë së tij poetike. «Është si me lëmenjtë e grurit në fshat - shtonte me humor - ka grurë, ka dhe byk që duhet mënjanuar. Të tillë na e paska bërë shpirtin Perëndia, me tërë trazirat e kohës ku njeriu lind e rritet. Sidoqoftë koha mbetet gjykatëse e saktë për çdo gjë». E pyesja si kish mbetur kaq lirik në poezi, e ma kthente menjëherë se veç të tjerave, është dhe mjedisi i qetë e human që të jep një shtet fisnik si Zvicra. Kujtonte veçanërisht me pikëllim e keqardhje sesi kolegu shkrimtar i afërt me Komitetin Qendror, pas mbarimit të një dënimi i bllokoi një kërkesë dashamirësish për "˜krijimtari të lirë': «Si mund të bëhet shkrimtari bishë për kolegun»!..

Tani jetonte mërgimin jo për jetë të bukur po për çlodhje të vërtetë lirie të cilën nuk ia dha vëndi i tij. («Fitimtarët-fitimtarë./ Të mundurit-të mundur...» tha saktë që në fillim dashamirësi i tij, poeti Bardhyl Londo). Më tingëlloi tepër tronditëse kur pëshpëriti me vete vargjet e Kutelit të persekutuar të cilin e dhuronte aq shumë, i persekutuar gjer në vdekje nga Kryesia e Lidhjes: «Më i lumtur jam i fjetur/ se sa i mërguar...Po të vdes në dhè të huaj/ - shortë mërgimtari/- të ma bëni varrin tim/ ku do bje së pari!/ E një grusht nga toka jonë/- baltë nga balt' e vetë/- të ma sillni e ta vini/ mbi zemrën e shkretë». Në ikje na përcillte gjer te oborri, thua po i ikte një pjesë nga shpirti që nuk do ta takonte më...

Ai u varros në dheun e huaj. Mediat shqiptare dhe bota e shkrimtarëve në tërësi heshtën, edhe pse kolegu dha një pasuri të shquar arti që, në mos për jetën, t'i flitej për vdekjen.

Sidoqoftë ai pushon asnjanës për gjithëçka. U vë veshin vetëm mërmërimës së fijeve të barit që do lindin mbi trupin e tij, ushqyer nga "˜dheu i huaj'. Ai u buzëqesh rrënjëve të imëta të atij bari pasi ngjyrën dhe fërfëritjen do ta ketë si bari i vëndlindjes.©

AGIM SHEHU, shkrimtar, Gjenevë

 


AGIM SHEHU, shkrimtar, Gjenevë


Rating (Votes: )   
    Comments (2)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
NJËZET VJET MË VONË, PASOJAT E KOMUNIZMIT MBETENNga MASHA LIPMAN, Washington Post (08.19.2011)
PRESIDENTI BILL KLINTON ËSHTË NJERIU QË MORI VENDIMIN EPOKAL PËR ÇLIRIMIN E KOSOVËSRibotohet me rastin e 65 vjetorit të lindjes së presidentit të 42-të të SHBANga SKËNDER BUÇPAPAJ (08.18.2011)
NGA ATATURKU TEK ERDOGANI, RIMODELIMI I TURQISËNga SONER CAGAPTAY, Washington Post (08.18.2011)
KINA DHE SHQIPTARËTNga FRANK SHKRELI (08.17.2011)
NJË TEORI PËR GJITHÇKA (GJITHFARE)Nga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times (08.16.2011)
NDËRROI JETË HYSEN BIBERAJNga FRANK SHKRELI (08.15.2011)
NJË DITË MË PAS E Ç'DO TË THEMI PËR KASEM TREBESHINËN?Nga VISAR ZHITI (08.14.2011)
KTHIMI I PËRJETSHËM I TEKI DERVISHITNga VELI KARAHODA (08.13.2011)
GABIMI I BERLINIT I JFKNga GEORG F. WILL, Washington Post (08.13.2011)
KONKLUZIONET QË MUND TË NXJERRIM NGA TRAZIRAT E LONDRËSNga ANNE APPLEBAUM, Washington Post (08.12.2011)



 
::| Lajme të fundit

80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
KËNGËTARJA BRITANIKE E SHTYN UDHËTIMIN NË HAPËSIRË
JUVENTUS DHE BARCELONA NË FINALEN EVROPIANE
POLAKËT PO PËRGATITEN PËR LUFTË
REPUBLIKA E KOSOVËS DHE REPUBLIKA E SHQIPËRISË - BASHKË NË KANË

80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PARULLA DASHURIE PËR KOSOVËN DHE SHKRIMTARI ZEJNULLAH RRAHMANINga REXHEP SHAHU
SHQIPTARËT E BASHKUAR NGRITËN FLAMURIN KOMBËTAR NË 'KËMBANËN E PAQES' NË ROVERETOFotoreportazh nga FLORIM ZEQA
VRASJA E POPULLIT DHE SHTETIT NË EMËR TË PUSHTETIT!-Apo çfarë (çka) ndodhi në Kumanovë...?!Nga AGRON SHABANI
NJË ITINERAR TRONDITËS POETIKShaip Beqiri: Hidra e mllefit / Hydra des Zorns, Limmat Verlag, 2014, ZürichNga ADEM GASHI
PAUL GAUGUIN - NJË UDHËTIM DREJT VENDEVE IDILIKEEkspozita e Fondation Beyeler propozon një nga ngjarjet kulturore pikante të vitit 2015
PërkujtimMARIAN TUNAJ - VEPRIMTAR I SHQUAR PËR LIRINË DHE PAVARËSINË E KOSOVËS
Ohridsky - UASHINGTONI BLLOKON LLOGARITË DHE PRONAT E POLITIKANËVE MAQEDONAS
NATO-ja DHE BE-ja JANË BASHKËFAJTORE PËR SITUATËN NË MAQEDONINga AUGUSTIN PALOKAJ
ERDOGAN NË TIRANË - TAKOHET ME NISHANIN

PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
PYETJA E VOGËLUSHES ZAMIRA JASHARI NGA KUMANOVA - NËNË, A VRASIN FËMIJË?
LIBRI ME POEZI TË ZGJEDHURA I  POETIT FASLLI HALITI, BOTOHET NË ROMË NGA SHTËPIA BOTUESE «EdilLet»Në përkthimin dhe redaktimin e poetit të shquar Gëzim Hajdari

Barometri diplomatikTRADHTARËVE NUK IU DORËZOHEN LETRA PËRSHPIRTËSE, AS PARALAJMËRUESE!Nga Prof. Dr. MEHDI HYSENI
BDI DEL SOT NGA QEVERIA - FUNDI I QEVERISË GRUEVSKI
ZËRI - EDHE NË KOSOVË MUND TË PËRSËRITET RASTI I KUMANOVËS!
VUÇIÇ MË 27 MAJ IA KTHEN VIZITËN RAMËS
PRISHTINA DHE SHKUPI BËJNË IDENTIFIKIMIN E TË VRARËVE

NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
PRESIDENTI ERDOGAN SOT VIZITON TIRANËN
TRI DORËHEQJE NË QEVERINË E MAQEDONISË
ALBUMI I PIKTORIT - 3 TABLO NGA HELIDON HALITI
TË RËNËT E KUMANOVËSPoezi promemoriale nga RRUSTEM GECI
PRESIDENTI PUTIN PRET SEKRETARIN KERRY NË SOÇI
MBYLLET AEROPORTI I PRISHTINËS - MENJËHERË PAS AKSIDENTIMIT TË HELIKOPTERIT TË EULEX-it
ZËRI I AMERIKËS - MBIZOTËROJNË PAQARTËSITË NË MAQEDONI

DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI

KRYEMINISTËR, A NA LEJON TË JETOJMË NË SHQIPËRI PAS 21 QERSHORIT 2015Nga REXHEP SHAHU
NJERIU METALIKEsé nga QERIM SKËNDERAJ
NË PRISHTINË EDICIONI XIV I FESTIVALIT 'REMUSICA'
ILIR SHALA - KANDIDAT PËR DEPUTET NË PARLAMENTIN E ZVICRËS NË LISTËN E CVP

MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
MAQEDONIA FSHIN NGA EVIDENCA MBI 200 MIJË SHQIPTARËNga SHPËTIM POLLOZHANI*
KONGRESMENI AMERIKAN ROHRABACHER VIZITË NË TIRANË
RUSIA DHE KINA I FILLUAN USHTRIMET USHATARAKE DETARE
::| Kalendari
Janar 2025  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lart�]