TIRANË - Artur Zheji ka ngritur siparin e emisionit "360 Gradë", në
televizionin "NEWS 24". Përpara Zhejit rrëfehet si asnjëherë më parë
ideologu neonazist i Agimit të Artë, Kristo Papas. Kryetari i PDIU-së Shpëtim
Idrizi u përgjigjet deklaratave të neonazistit grek, duke shprehur bindjen se
Parlamenti shqiptar do të miratojë rezolutën çame, për tu kthyer shqiptarëve të
drejtën e mohuar.
1-Zoti Papas partia juaj Agimi i Arte është një parti e cila ka vënë helenizmin
dhe interesat kombëtare greke në plan të parë. A mendoni se Greqia është në
rrezik dhe a ekziston sipas jush një konspiracion kundër Greqisë?
Para se të përgjigjem dua t'ju përshëndes edhe unë dhe gjithashtu të përshëndes
të gjithë vëllëzërit tanë, grekët e Vorio-Epirit që ndoshta na ndjekin në këtë
emision dhe t'ju them se nuk ju harrojmë dhe jemi afër jush. Përsa i përket
pyetjes suaj u përgjigjem se me të vërtetë Agimi i Artë është një parti etnike,
e cila lufton për të drejtat e helenizmit dhe unë kam nderin dhe gëzimin ta
drejtoj. Përsa i përket konspiracionit mendoj se nuk gjendet vetëm Greqia në
qendër të fajdexhinjve ndërkombëtarë, gjenden të gjithë popujt e botës.
Globalizmi apo rendi i ri është një rrezik për të gjithë popujt, siç është
gjithashtu një rrezik edhe për popullin tuaj.
2-Ka një kuriozitet shumë të madh në audiencën shqiptare, dilema ekziston apo
nuk ekziston Vorio-Epiri. Sipas mendimit tuaj ekziston Vorio- Epiri dhe nëse
ekziston mbi ç'argumente e mbështesni këtë teze?
Fillimisht, Vorio-Epir është një emërtim që daton në fillim të shekullit të
kaluar, pra shekullit të XX, konkretisht pas vitit 1914. Për ne, historikisht
nuk ekziston emërtimi Vorio-Epir në kuptimin se ka Epir Verior dhe Epir Jugor.
Epiri është Një dhe për ne ekziston Një Epir që është grek dhe një pjesë e tij
në këto momente ndodhet në duar të huaja, në duart e shtetit shqiptar.
Sigurisht emërtimi ka mbetur dhe e kemi bërë tonin, e përdorim. Ajo që dua të
nënvizoj, dhe kjo tregon shkallën e rënies së fuqisë së palës greke, është se
politika zyrtare greke e konsideron Vorio-Epirin emërtim të ndaluar. Ministria
e Jashtme ka frikë të përdorë emërtimin Vorio-Epir. Ndaj ne jemi shumë krenar
si parti, dhe unë personalisht, që detyruam zv/ministrin e Jashtëm të Greqisë,
z. Ciara, të pranoj në sallën e Parlamentit grek dhe të shqiptoj emërtimin
Vorio-Epir. Madje, duke iu përgjigjur pyetjeve tona, z. Ciara pohoi se edhe ai
është Vorio-Epiriot. Ngaqë besojmë se qeveria greke është e shitur ndaj
interesave të huaja tek fajdexhinjtë ndërkombëtarë, tek borxhdhënësit dhe amerikanistët,
konsiderojmë arritje tonën që, megjithëse në bisedime 'off rekorder', deri edhe
ministri i Jashtëm na ka pohuar se Vorio-Epiri është në zemrat tona dhe ne
bëjmë aq sa mundemi sepse kështu janë situatat! Nuk mundemi më shumë!
3-Nëse Vorio-Epiri është tokë helene dhe ju e konsideroni këtë një padrejtesi
historike, përshembull e bërë edhe në Traktatin e Versajës, si mendoni se
korrigjohet ky gabim historik sipas jush?
Ekziston vetëm një pohim Vorio-Epiri është grek. Kjo nuk shtrohet si pyetje.
Nëse doni ta diskutojmë, dhe nuk kam asnjë problem, ka një histori të gjatë 3
mijë vjeçare të pranisë greke në këto troje, që para Krishtit. Monumentet,
gjuha, popullsia, historia vetë përgënjeshtron çdo rast, çdo mendim të kundërt.
Ndërgjegja shqiptare, ndërgjegjësimi kombëtar shqiptar është një fenomen, i
cili u shfaq në fillimet apo nga fundi i shekullit të 19, madje nëse doni u
shfaq në fillimet e shekullit të 20 dhe është një ndërgjegje kombëtare e
imponuar nga fuqitë e mëdha si Italia apo Austro- Hungaria. U mbështetët si
popull në gjurmë të huaja, të vjedhura, nuk keni gjurmën tuaj. Edhe Heroi juaj
Kombëtar është Jorgjo Kastriotis, një feudal grek i helenizmit mesjetar. Edhe
ish-mbreti juaj, gjyshi i pasardhësit të fronit të Zogut, Zoti Leka, pranon në
intervistën e tij në vitin 1931 sa më poshtë: "Pranoj se në të vërtetë
brenda mbretërisë së shqiptarëve ka edhe vende ende greke si Korça, Himara,
Dhrovjan, Gjirokastra dhe disa të tjerë. Shohim sot Princin Leka, pasardhësin e
shqiptarëve, dhe nëse nuk gabohem i implikuar në trafik armësh. Shohim pra këtë
trafikant të rëndomtë, i cili pati paturpësinë që muajt e fundit, në përurimin
e një përmendoreje të Zogut në Tiranë, të deklaronte se kufijtë midis
Shqipërisë dhe Greqisë duhen rishikuar. Për fat të keq popullsitë në veri të
Greqisë janë popullsi që përbëhen nga grekë të cilët ndërruan besimin, ndërruan
dhe përfituan një ndërgjegje të rreme kombëtare, ndërsa shumë mirë do të kishte
mundësi që jo vetëm Vorio-Epiri, por edhe e gjithë Shqipëria të jetë një
rrethinë apo një periferi e Greqisë.
4-Zoti Papas, meqë ju thatë se Skënderbeu është me origjinë greke, edhe
shqiptarët që flasin shqip janë grekë dhe pastaj janë shqiptarizuar. A ekziston
kombi shqiptar sipas jush, apo është vetëm një sajesë?
Do të më jepni email-in tuaj dhe me kënaqësi do t'ju dërgoj disa linke me
studime, libra dhe artikuj të tjerë të cilët i kam botuar dhjetëvjeçarët e
kaluar lidhur me Skëndërbeun, i cili është një hero i madh grek, Jorgjos
Kastrotis me historinë e tij.
5-Kohët e fundit me rastin e 100- vjetorit të Republikës së Shqipërisë,
kryeministri shqiptar tha se dikur Shqiperia mendohej nga Presheva ne Prevezë.
Cili është opinioni juaj për Kryeministrin Sali Berisha?
Zoti Berisha ndoshta i referohet një sporti, i cili sigurisht është i ndaluar
nga feja myslimane. Siç duket pi shumë. Këto janë deklarata të papranueshme dhe
ne nuk i diskutojmë. Sigurisht mëkati nuk është për zotin Berisha. Mëkati është
për palën greke sepse kur ne pyesim në lidhje me çështjen në fjalë marrim përgjigje
të papranueshme nga qeveritarët grekë, të cilët na thonë se këto deklarata janë
kryesisht për përdorim të brendshëm dhe se është fjalim paraelektoral i zotit
Berisha. Ne e dimë se zoti Berisha, mbështetësit e tij, si dhe psikopati zoti
Rama, i cili kishte paturpësinë të bëntë deklarata të njëjta në qendër të
Athinës, në një veprimtari në pallatin Sporting, trumbetojnë një tendencë më të
përgjithshme të popullsive atje, pra të popullsive tuaja, të cilët në
rrugëtimin historik treguan se nuk dinë të mbajnë as besën, por edhe se arritja
e tyre luftarake e vetme dhe më e madhe është plaçkitja. E ndjemë shumë mirë
këtë dhe meqë do të më pyesni në një moment për ligjin e luftës mes Greqisë dhe
Shqipërisë, e ndjemë shumë mirë si grekë në 1940 kur ishte hera e parë dhe e
vetme që shqiptarët u futën brenda tokave greke, me kufinjtë e atëhershëm.
Ishte një togë shqiptare të cilët ishin në krah të italianëve që u futën dhe
luftuan në tokën greke në disa betja të cilat zgjatën vetëm 24 orë derisa
arritën në pikën që ushtria guximtare greke t'i hidhte në det këta armiq. Dhe
po them se në dorë të Agimit të Artë gjendet një flamur. Eshtë një histori e
gjatë sesi ka rënë në dorë të Agimit të Artë ky flamur. Mund të bëjmë një
emision të tërë për këtë çështje, ndoshta nuk ekziston as në muzeun e luftës së
Tiranës nëse do të mund ta quanim kështu mes thonjëzash. Eshtë flamuri i
Fertit, ky është në dorë të grekëve. Shqiptarët nuk do ta marrin kurrë.
6-Ky është flamur pasi shqiptarët u pushtuan nga Italia fashiste. Ky nuk eshte
flamuri i natyrshëm i shqiptarëve, apo jo. Eshtë flamur fashisto- shqiptar...
Të njëjtat gjëra bënë shqiptarët në 1940 me këtë flamur, të njëjtat gjëra
teksualisht, pasi populli nuk ndryshon, është i njëjtë. Festuam para pak kohësh
dhe isha të dielën e kaluar në Konicë përvjetorin e betejës së Konicës. Në atë
betejë luftëtarët e ushtrisë dhe policisë greke luftuan kundër komunistëve
grekë të cilët kishin nxitës të tyre Shqipërinë. Nuk ka asnjë lidhje nëse ky
flamur është fashist, apo nëse ka këtu përkrenaren e Skëndërbeut, apo nëse ka
yll apo është pa yll. Edhe ky është një flamur i vjedhur. Keni vjedhur
shqiponjën dy krenare biznatine, e kuqja dhe e zeza janë ngjyrat tona. Këtë
flamur e kemi në zyrat tona. Eshtë flamur bizantin me shqiponjën dy krenare.
Keni ndërtuar një shtet fallco. Keni vjedhur heronj, ngjyra dhe flamunj dhe
përpiqeni të vërtetoni se jeni shtet. Për fat të keq nuk jeni shtet. Me këtë
shtysë për të bërë shtet, siç vepruat në fillimet e shekullit, e njëjta gjë
ndodh dhe tani. Tashmë keni shpatullat e turqve, të amerikanëve dhe keni
ngritur kokën. Tani keni gëzimin se ka rënë komunizimi, keni kapitalizëm, mund
të keni Koka Kola, mund të keni makina të bukura të cilat për fat të keq janë
nga krimi dhe hashashi. Tani kaloni mirë, duartrokisni amerikanin, i vidhni dhe
orën e dorës, pasi siç themi ne më parë del shpirti dhe pastaj vesi. Vesi i
plaçkitjes nuk mund të ikë. Pra më pas do të qani dhe ju.
7-Në Shqipëri kohët e fundit ka ndodhur një fenomen. Partia Drejtësi, Integrim
dhe unitet e Shpëtim Idrizit, që është çam me origjinë, ka depozituar ne
Kuvendin e Shqipërisë një rezolutë që kërkon rikthimin e pronave te
sekuestruara prej 60 vitesh në Greqi, ata thone me preteksin apo arsyen e
kolaboracionizmit në kohen e luftes italo-greke. Çfarë mendoni se do ndodh nëse
Parlamenti shqiptar e miraton këtë rezolutë dhe a ekziston Çamëria dhe një
çështje çame?
Si deputet i Parlamentit grek, por në veçanti si patriot, gjëja e fundit që do
të më interesonte do të ishte se çfarë do të thoshte Parlamenti shqiptar. Ne
kemi anën tonë, historinë, gjakun, zotin, Jezu Krishtin vetë. Meqë po më flisni
për Çamërinë apo çështjen çame siç e thoni ju, për ne është një çështje
inekzistente dhe që për fat të keq diskutohet në këto çaste. Nëse doni
përgjigje është një çështje e cila është zgjidhur një herë e përgjithmonë në
periudhën 1944-'45 nga strategu i guximshëm dhe i zoti, Napeolon Zervas me
ushtrinë e tij. Ata pak banorë myslimanë të zonës bashkëpunuan me armikun
kundër grekëve dhe morrën përgjigjen e duhur. Nuk janë grekë në asnjë rast.
Goditën dhe luftuan Greqinë dhe ajo tokë nuk u përket. Ajo tokë është vetëm dhe
vetëm për grekët.
8-Ju thoni se edhe ata që flasin shqip kanë qenë grekë dhe pastaj janë
shqiptarizuar. Sipas jush a ekziston kombi shqiptar apo është një sajesë?
Ekziston një ndarje e madhe ideologjike, nëse e keni studiuar, midis kombit dhe
shtetit. Për shembull për ne SHBA nuk përbëjnë komb. Për ideologjinë tonë
rëndësi të madhe ka ekzistenca fisnore. Kombi mbështetet tek gjaku, tek fisi, tek
raca. Përsa i përket ndërgjegjes kombëtare shqiptare, vitet e fundit,
pseudo-shkencëtarë të ndryshëm shqiptare kanë ndërmarrë një fushatë
propagandistike dhe nuk kalon javë që të mos dalë një libër i ri
pseudo-shkencor i cili tonifikon, ushqen, etnicizmin shqiptar.
9-A ekziston raca shqiptare?
Shikoni. Përsa i përket prejardhjes së fisit shqiptar nëse do të mundeshim ta
quanim fis shqiptar, sepse siç u thashë është një konglamerat popullsish të
cilët janë tërësisht me prejardhje greke, pavarësisht se mund të kenë humbur
ndërgjegjen e tyre kombëtare. Dhe kjo për ne është shumë e rëndësisshme pasi
për ne grek duhet të jesh edhe në gjak edhe në ndërgjegje 100 për qind. Prandaj
edhe një nga nga parullat tona qëndrore që dëgjohet nëpër mitingjet që organizojmë
është ajo që thuhet edhe duke u kënduar: Nuk do të bëhesh kurrë grek o
shqiptar, o shqiptar. Ekzistojnë shumë teori për lindjen e shtetit shqiptar,
prejardhjen e popullsive që banojnë në veriperendim të Greqisë, brenda
Shqipërisë. Teoritë flasin për Albanon e Romës së lashtë, shumë flasin për
ilirët e lashtë, një fis barbar dhe i panënshtruar, i cili në thelb i përkiste
grupit të fiseve greke. T'u coj pas në epokën e mbretit Piro. Gjithashtu të
tjerë flasin për Arvanon e Kaukazit. Ekzistojnë shumë teori. Unë do qëndroj
vetëm në faktin se me të vërtetë sot në Shqipëri ekziston një industri e tërë
botimesh dhe tonifikim i etnicizmit shqiptar, i cili ekziston në çdo parti. Rol
të madh në krijimin e një ndërgjegje kombëtare të ndryshme në këto popullsi që
sot duan të quhen Shqipëri luajti dhe çështja e fesë. Shumë të krishterë
ortodoksë të mesjetës, pas rrethimeve të Muratit, më vonë të Muhametit,
ndryshuan besimin. Edhe në vetë familjen e udhëheqësit të madh Jorgjos
Kastriotis, njerëz nën sundimin e turqve, tashmë ishin myslimanë siç ishte
Hamzai nipi i tij, etj.
10-Si e mendoni të ardhmen, të sotmen dhe të nesërmen e marrëdhënieve
shqiptaro-greke dhe nuk më dhatë përgjigje për Vorio- Epirin. Nëse Vorio- Epiri
është toke greke, tani është në kufijtë e shtetit shqiptar, ka zgjidhje
praktike apo eshte vetëm zgjidhje romantike dhe retorike? ...Do ketë paqe apo
tension midis Shqipërisë dhe Greqisë?
Shikoni tensioni është vetë jeta. Në asnjë rast nuk jemi luftëdashës pa arsye.
Por, historia vazhdon me të drejtën e më të fortit, por edhe me marrëveshje të
pjesëshme me qëllim që të mos hamë njëri-tjetrin. Të jeni të sigurt se si parti
dhe si grekë kemi gjithmonë në mendje zgjidhjen për çështjen e Vorio-Epirit.
Pra zgjidhja e vetme për çështjen e Vorio-Epirit formulohet: Liri në
Vorio-Epir. Nëse kjo nënkupton dhe ushtrinë greke në Vorio-Epir atëherë edhe
ushtria greke do të jetë në Vorio-Epir. Ta dini këtë. Mundet që në këto momente
të dëgjohet për Greqinë, se jeni dhe njerëz të medias dhe mund të jetë edhe një
realitet, se përjeton një periudhë krize ekonomike, se ka probleme ekonomike,
por ta dini se forcat e armatosura greke janë shumë herë më të fuqishme se
forcat e armatosura të Shqipërisë. Eshtë çështje vendimi dhe jo lufte. Forcat e
armatosura ekzistojnë në çdo shtet edhe si leve presioni.
11-Po domethënë nga marrëdhënie të ndërtuara mbi politiken te marrdheniet e
ushtrive apo ka zgjidhje pa ushtri? ...Jemi të dy vende të NATO-s, anëtare të
NATO-s...
Po flas përtej NATO-s. Shqipëria duhet të respektojë firmën e saj dhe kjo
nënkupton se duhet të zbatojë protokollin e Korfuzit, i cili i jep autonomi
Vorio-Epirit. Ky do të ishte një hap i rëndësishëm për zbutjen e çdo problemi
që ekziston në marrëdhëniet greko-shqiptare. T'i jepet autonomia e nënshkruar
prej jush Vorio-Epirit. Eshtë një marrëveshje e cila është në fuqi, ekziston
dhe duhet të zbatohet. Dua t'ju them se ekziston edhe ligji i luftës midis
Shqipërisë dhe Greqisë. Ligji i luftës nuk shfuqizohet me një deklaratë të
Papulias, apo me një deklaratë të ministrit të Jashtëm. Ligji i luftës votohet
në Parlament dhe nuk është shfuqizuar zyrtarisht dhe si rrjedhojë jemi në
gjendje lufte. Ky flamur pati paturpësinë të sulmojë Greqinë. Jemi akoma në
gjendje lufte.
12- Kjo është një ndër të paktat gjëra që jemi dakord që ligji i luftës qëndron
dhe duhet të votohet në Parlamentin grek. Kisha një pyetje, mos vallë në idetë
dhe analizën tuaj po e kundershton pak realiteti historik tani jo vetem që
është Shqiperia, por ka dhe një shtet tjeter shqiptar që është Kosova. Vërtet
Republika Greke nuk e ka njohur Kosovën, por shqiptarët të cilët ju i
konsideroni një koncept i sajuar, nuk se po zmadhohen në Ballkan, si e shikoni
këtë gje?
E thamë një herë plaçkitja është zanat i shqiptarëve, erdhën me përdhunime,
vrasje e vjedhje. Pra, erdhën tek ne dhe në vend që të puthnin dorën që ju
jepte bukë e kafshuan atë. Pra erdhi ky grup popullsie. 50 për qind e
kriminelëve që gjenden në burgjet greke janë shqiptarë, kanë krijuar mafien
shqiptare në Greqi, rrojnë dhe mbreterojnë, bëjnë ç'të duan, kanë gjetur një
Greqi për fat të keq vrreshtë pa zot, ku nuk funksionon policia ashtu siç duhet
të funksionojë. Nuk funksionojnë shërbimet, nuk funksionon ushtria, dhe kanë
paturpësinë që brenda vetë Greqisë të shprehin pikëpamje dhe të flasin nëpër
stadiume për Shqipërinë e Madhe. Gënjejnë veten dhe nëse Greqia nuk është në
gjendje lufte me Shqipërinë, siç thotë zoti Artur, është Agimi i Artë në
gjendje lufte me Shqipërinë!
13-A mendoni se është nevoja që të ketë filiale të partisë suaj në Shqipëri
meqë të paktën gjysma e Shqipërisë sipas mendimit tuaj është tokë greke?
Problemi ynë si Agimi i Artë nuk është në asnjë rast partiak. Problemi i
Vorio-Epirit për ne është etnik. Nëse do të hapim një filial në Korçë, Himarë
apo Gjirokastër nuk do ta hapim për të marrë vota, nuk na interesojnë votat, na
intereson zhvillimi, liria, populli të ndihet i sigurt. Pra na interesojnë
Vorio-Epirotët dhe Vorio-Epiri.
14-Po nëse qeveria shqiptare do t'ju ndalonte, nëse Klubi i Patrioteve të Rinj
apo forca te tjera të cilat e njohin Shqipërinë dhe mendojnë që mendimet tuaja
ekstremiste ...çfare do ndodhte? Berisha po pretendon për Prevezen imagjinoje
t'ju jepte gjysmën e Shqipërisë...
Bëni një gabim të madh. Nuk thashë që Vorio-Epiri është grek. Meqë më pëlqen
shumë historia, ju thashë se historia duke u zhvilluar dhe nëse dikush do ta
lexojë dhe kuptojë vërtetë historinë nuk ekziston Shqipëria. Në fakt nuk është
Vorio-Epiri Grek, në fakt gjithë Shqipëria duhet të jetë një Provincë greke.
Por mundemi të gjejmë pika mirëkuptimi. Mundemi nëse ju do të kërkoni një falje
të madhe për ç'ka keni bërë kundër Greqisë. Ta kërkoni me vepra, jo vetëm në
periudhë lufte, por ç'ka keni berë vitet e fundit duke kryer krime ndaj grekëve
në qytete dhe fshatra. Do të kishim mundësi të gjenim një fushë mirëkuptimi,
nëse zbatoni në praktikë protokollin e Korfuzit, i cili i jep autonominë
Vorio-Epirit dhe atëherë do të kemi mundësinë të jetojmë paqësisht, për bukuri.
Të merrni viza sa herë që të dëshironi të bëni turizëm në Greqi dhe jo t'u
merrni ditët e punës grekëve. Nuk e keni fajin vetëm ju. Kanë faj edhe grekët
që marrin në punë shqiptarët dhe për fat të keq shumë prej tyre gjenden të
vrarë apo të plaçkitur. Le të kishin kujdes.
15-Duke qenë se ju mendoni se jo vetëm gjysma e Shqipërisë, por e gjithë
Shqipëria eshte Greqi, pra shqiptarët nuk ekzistojnë dhe jane vetem greke të
harruar, mund të themi pse keni kete acarim kaq të madh për faktin se
shqiptaret vijnë në Greqi. Eshtë njësoj sikur greket e harruar të vijnë në
Greqi në vendin e tyre?
Kur të mësoni të kërkoni falje për krimet tuaja, jo vetëm krimet e atëhershme,
por edhe krimet e tanishme, ne jemi dhe do të jemi një prehër i ngrohtë.
16-The që shqiptarët kane bërë krime...Unë s'kam lidhje me krimet. Qeveria
shqiptare duhet të kërkoj falje?
Flas për kufijtë detarë. Nuhatët naftë dhe anuluat firmën. Një marrëveshje që
kishte avancuar e kthyet mbrapsht. Gjithashtu si do të reagoj qeveria greke
ndaj deklaratave të shqiptarëve që ngulin këmbë të shtrojnë cështjen came. Në
këto deklarat e sipër vijnë përgjigjet. Nga ana e palës greke u shtrua cështja
e cila nuk na kënaqi si parti, një cështje shumë e hollë që thotë se Greqia do
të paraqesë në mënyrë të njëanshme në OKB hartat e kufinjve detarë me vendet
fqinjë. Do të jap disa koordinata dhe në bazë të këtyre koordinatave zotërinj
të OKB-së Greqia konsideron se këto janë kufinjtë e saj. Ky është tërritori
detar i saj. Vetëm nga kjo lëvizje të cilën Greqia ka të drejtë ta bej, pra të
thotë në OKB, këto janë kufinjtë e mij, arra ime arrin deri këtu, nuk është
dicka e tmerrshme. Vetëm kaq mjaftoi që të bëhen deklarata shpërthyese nga ana
e palës shqiptare, nga ana e Ramës dhe Berishë, të shpërthej shtypi shqiptar
duke arritur në caqe ekstreme me përgjigje ekstreme. Pra kush i vë dinamitin
klimës, Greqia apo Shqipëria.
17-Mendoni se në shekullin dhe në periudhen që jetojme popujt tentojnë të
afrohen me njeri -tjetrin. Kjo që ju thoni, qoftë edhe për shqiptaret në këtë
rast, do t'i merzisi jo pak shqiptarët dhe në vend që të krijoj premisa për një
bashkëjetesë rajonale më të mirë na ndan dhe na tensionon në vend qe të na
bashkojë? Nëse do t'i merrnim për të vërteta fjalë për fjalë gjithë këto gjëra
i bie që ju si grek, neve që ndihemi shqiptarë, vetem duhet te kacafyteshim kur
mund të gjejmë një zgjidhje më të arsyeshme. Si e mendoni këtë?
Duhet që në momentin që Greqia ndodhet nën pushtim, se në fakt Greqia ndodhet
nën pushtim, një pushtim që së shpejti do gjendeni edhe ju, pra në momentin që
përtej këtij pushtimi ekzistojnë grekë që jetojnë nën një klimë terrori,
ndjekjeje, vetëm e vetëm se flasin gjuhën greke siç ndodhi në Himarë me vrasjen
e heroit tonë Aristotel Gumas, vetëm se fliste greqisht, pra në çdo vend të
botës ku jetojnë vëllezërit tanë grekë të cilët kanë probleme, Greqia duhet t'u
qëndrojë pranë në çdo mënyrë. Pra këto deklarata nuk janë deklarata që minojnë
marrëdhëniet tona dhe as për të krijuara episode të tjera diplomatike. Këto
deklarata thonë: Vëllezër guxim, nuk ju kemi harruar. Jeni dhe jemi grekë dhe
Vorio-Epiri është grek dhe do të bëhet sërish grek. Këtë frymë kanë deklaratat
tona dhe kur edhe ju do të ndjeni FMN-në, do të ndjeni frymën e fajdexhiut në
atdheun tuaj, një armiku që është i përbashkët dhe për grekët dhe për
shqiptarët atëherë miku im i mirë do të më kujtosh.
REPLIKA KUNDËR "˜AGIMIT TË ARTË' NGA SHPËTIM IDRIZI
1-Ju jeni një nga politikanët tashmë gjithmonë e më i njohur për shkak të një
rezolute, po themi, tronditëse që keni depozituar në Kuvendin e Shqipërisë, në
lidhje me çështjen çame. Sapo pamë një intervistë, të cilën paraprakisht
opinioni publik e ka njohur përmes trailerave dhe ka patur mjaft komente.
Pyetja ime e parë është çfarë po ndodh sipas jush në shtetin helen.
Më vijnë në kokë dy mendime, e para do të thoja që është aq tragjikomike të
shohësh një figurë të tillë do të thoja edhe psikopateskë, e cila na vjen si
bartëse e një ideologjie, të ideologjisë nazifashiste,e cila ka krijuar shumë
dhimbje për dhe shumë tragjedi për gjithë njerëzimin, në këtë kuptim më duket
si një njeri që ka ardhur nga historia dhe si një njeri i cili ka ardhur nga
muzeumet. Në fakt është për të ardhur keq që një vend si Greqia, vend i
Eskilit, Platonit, vend i Sokratit të përfaqësohet me një figurë të tillë në
parlamentin grek. Në radhë të parë nuk kam asnjë lloj ndjesie se çfarë krijon
kjo për shqiptarët jam i bindur që është një DonKishtot i radhës por mbi të
gjitha mund të them se përbën një problem shumë të madh për shoqërinë greke.
2-Zoti Idrizi, shoqëria greke i ka instrumentat për të përballuar, për të përmbajtur,
po themi, bishat radikale që lindin herë pas herë në historinë e tyre. Problemi
është, si mendoni ju çfarë lloj impakti do të ketë ky lloj radikalizmi, kjo
lloj fryme, që imponon madje edhe vendime të rëndësishme të qeverisë aktuale
greke në raport me Shqipërinë.
Pikërisht këtë desha të them që shoqëria greke ka nevojë ta kapsulojë këtë të
keqe të cilën sapo u shfaq sot. Me lejoni të bëj pak retrospektive për të
kuptuar që shoqëria greke herë pas herë herë është ndodhur në momente të tilla,
të vështira për demokracinë. Kam parasysh këtu se shoqëria greke edhe gjatë
luftës së nazizmit ka pas një numër mjaft të madh bashkëpunëtorësh të nazizmit,
janë rreth 30 mijë vetë të cilët janë dëbuar nga Greqia për këtë gjë. Por
përtej kësaj madje më kujtohet edhe ministri i Turizmit i kohës, bir i të cilit
para 20 vjetëve ka qenë edhe kryeministër në Greqi. Por ka edhe një moment
tjetër shumë të rëndësishëm që demokracia greke ka ardhur nëpër këto përplasje
të tilla të mëdha, kam parasysh këtu jutën e kolonelëve të viteve 67-74 ku
fatkeqësisht dhe fatmirësisht edhe edhe në një lloj kontinacioni i ati i Kristo
Papës nga prift u kthye në major të jutës së kolonelëve. Por problemet e
demokracisë greke kanë vazhduar edhe më vonë, kam parasysh faktin që organizata
terroriste e 17 Nëntorit apo organizatën MAVI dhe në këtë rast na shfaqet Agimi
i Artë si një parti me një filozofi, siç e thashë dhe më parë vjen nga
muzeumet, dhe i ka sjell te keqe shumë e madhe të gjithë botës.
3- Duhet të ndjehet Shqipëria dhe shqiptarët nga ky realitet, I cili tanimë nuk
është një realitet po themi nga një terrorist por një realitet në parlamentin
grek pra nuk është një realitet që ka një platformë siç thatë 17 Nëntori por
bëhet fjalë për një ideologji dhe një platformë që prononcohet, interpelohet në
parlamentin grek?
Në radhë të parë kjo është një keqe e madhe për shoqërinë greke, sepse është e
patolerueshme që një shoqëri demokratike, sigurisht unë e kuptoj që në moment
krizash e keqja hapet zgjerohet, por që të ketë sot në parlamentin grek një
parti me një edukacion të qartë, siç e kemi parë dhe nja insertet, neonazist
pra shovinist, kundra emigracionit. Mos harroni faktin të cilët sapo anonçuat
se ka qënë pikë pikërisht Kristo Papas që në revistën e Agimit të Artë ka bërë
një artikull të jashtzakonshëm i cili fokusohet tek gjenerali Julus i cili si
komand i Nurembergut ka qenë shfarosësi më i madh i hebrenjve. E thënë kështu
unë në radhë të parë e shoh problem për shoqërinë greke, është e patolerueshme
që një parti e tillë në kohë krizash, unë e kuptoj shumë mirë që çdo shoqëri
basafonet e veta,çdo shtëpi ka abc-të e veta, por besoj se në radhë të parë
është një problem shumë i madh për shtetin grek, megjithëse jam bindur se
"Agimi i Artë" po gjen akoma më pak vend edhe në mediat greke apo po kujtoj
këtu faktin se si një ndër veteranët më të mëdhenj të luftës kundër
nazi-fashizmit Manolis Glezos është përgjigjur se Greqia përbëhet nga
shqiptarë, grekë dhe turk.
4- Më lejoni t'ju përgënjeshtroj se sondazhet më të fundit, pikërisht këto ditë
e japin "Agimin e Artë" me përqindje më të larta, jo më pak se sa pak javë më
parë, pro ajo që bie në sy është se preferenca e kësaj force politike po bëhet
gjithmonë e më e madhe. Pra zoti Idrizi përfytyroni çfarë reagimi do të kishte
kjo forcë politike në qoftë se do të kishte një pakt real për tu diskutuar në
qeverinë dhe parlamentin grek Rezoluta që ju keni paraqitur?
Përsa i përket afektimit që ka për shoqërinë shqiptare do të thoja që e vetmja
gjë që ai mund të prodhojë, mund të prodhojë një të vërtet të madhe, e cila ka
të bëjë me ksenofobinë, me shovinizmin që ekziston në një pjesë të shoqërisë
greke. Parapëlqej akoma ta quaj si një segment të veçuar dhe që do kapsuluar
nga demokracia greke dhe nga demokracia shqipate ne jemi gati që ta ndihmojmë
në këtë rast. Gjithsesi ajo që vlen është fakti që sot dhe pas kësaj që pamë
është momenti që Shqipëria të shoh në mënyrë reciproke, në mënyrë dinjotoze
raportet me shtetin grek. Deri më sot politikanë shqiptarë të qeverisë
shqiptare na e kanë fshehur të vërtetën e madhe që ekziston një lidh lufte
midis Shqipërisë dhe Greqisë. Unë kam bredhur në shumë studio, me një letër, me
një shkresë se si në vitin 1998 qeveria greke i drejtohet ambasadës shqiptare
duke thënë që ligji i luftës është në fuqi edhe për pronat e shqiptarëve të
Çamërisë. Në fakt rezoluta që ne kemi paraqitur në parlamentin shqiptar nuk
është një rezolutë e vetëm dy personave , nuk është thjesht dhe vetëm një
rezolutë e Shoqatës Çamëria por unë do të thoja që është një rezolutë e cila
vendos në kontekstin aktual të gjitha problematikën që ne kemi midis shtetit
shqiptar dhe shtetit grek. Është rasti që shteti shqipatar të tregohet dinjitoz
dhe ne të tregojmë reciprocitet me shtetin grek
5-Zoti Papas tha se ka vetëm një Epir, problemi është Epiri çfarë është? Ai
thotë është grek, ne themi është Epir.
Në radhë të parë më erdhi në mëndje ajo çka një grua e moshuar çame më ka thënë
në Qafëbotë ishte rreth të 75 vjeçe, në limitet e moshës dhe më tha: Shpëtim
vetëm ne çamët e dimë çkemi hequr nga pikëpamja e barbarizmave nga shovinistët
grekë. Sot më vjen mirë që këtë po e kuptojnë dhe po e shohin të gjithë
shqiptarët, pra e keqja e madhe që vjen pikërisht nga parti të tilla si Agimi i
Artë i Kristo Papas që jam i bindur se shumë shpejt do kthehet në muzeumet e
historisë.
6-Tek intervista që pamë, dhe jo vetëm tek Papas është shumë e gjerë sfera,
ekziston një doktrinë e mirfilltë historike mbi të cilën mbështetet qoftë
pretendimi për Vorio-Epirin pra për Epirin e Veriu qoftë sindroma e megaloidesë
helene?
Atëhere po e filloj nga kjo teoria e famshme e megaloidesë prej së cilës është
Vorio-Epiri. Në vitin 1821 të gjithë, pjesa më e madhe e udhëheqësve të
revolucionit grek ishin shqiptar dhe arvanitas, kam parasysh këtu Koko
Petronin, Xha Bellon, Marko Boçarin, Bubulinën, Kondurasin etj. Për të cilët
sot shqiptarët duhet të ishin falenderuar dhe të ishin mirënjohës. Sigurisht që
në këtë kohë të ndihmuar edhe nga Britania, Shtetet e Bashkuara të Amerikës,
Greqia po kthente koshiencën e vet që ishte një popull i lashtë, që deri
atëherë e kishin humbur koshiencën e tyre pas 15 vjetëve në perandorinë osmane.
Pikërisht në këtë koh atyre iu deshte një filozofi e madhe që këta të ishin po
kaq glorioz do të thoja edhe në historinë më të hershme, dhe në vitin 1840 ne
kemi teorinë e megaloidesë. Pra këta ishin popull po kaq i zgjedhur duke
manipuluar historinë e shpallën vetën trashëgimtare të perandorisë bizante.
7-Ndoshta kanë dhe të drejtë zoti Idrizi sepse ka një debat të madh historik,
ata pretendojnë që Epiri është grek, ka qenë historikisht grek me heroin grek.
Tani histori është një debat ku nacionalizmat ku shpeshherë politika ka
spekuluar. Cili është kundërshtimi juaj historik për atë që quhet Epiri i Jugut
apo Epiri?
Besoj se nuk është një teori edhe historike e imja por do ti referohemi fakteve
historike. Po i referohem dy ndër historianëve më të famshëm të lashtësisë
Tupititit me veprën e tij madhore "Lufta e Peloponezit", 400 vjet para erës
sonë edhe Stradonit në librin e tij "Gjeografi" në 70 vjet para erës sonë. Në
librin e Tupititit thuhet se, në gjirin e Ambrakisë kur përcaktonte kufijtë e
helenëve, thoshte se ata në pjesën perëndimore i kanë kufinjtë deri në gjirin e
Ambrakisë, pas gjirit të Ambrakisë jetojnë barbarët, barbarët për grekët ishin
popuj jo helen, në gjirin e Ambrakisë është gjiri i Artës sot.
8- Pra qytetërimi grek shkonte deri aty ku është sot Çamëria?
Pikërisht 3000 vjet më parë në kufijtë jugorë të Epirit. Të vazhdojmë me
historinë, pikërisht 400 vjet para erës sonë tre fiset ilire molosët, kaonët
dhe despotët u bashkuan dhe krijuan lidhjen e molosëve lidhje e cila ka
ekzistuar për 500 vjet dhe ju them dhe një fakt që motra e mbretit të molosve
ishte nëna e Aleksandrit të Madh.
9-Në shkup Aleksandri i madh ka një statujë gjigante. Maqedonasit sllavë thonë
që është heroi i tyre kombëtar?
Unë nuk i hyj kësaj histori për faktin se ku duhet të jetë Aleksandri i madh
por atje dihet shumë mirë që nëna e Aleksandrit të madh ka qnëë pikërisht nga
fiset e malosëve. Le ti referohemi historisë në vitin 270 para erës sonë ne
kemi për herë parë lidhjen Epiriote me Pirron e Madh të Epirit dhe kjo histori
vazhdoi derisa Epiri, kufinjë e të cilit vijnë nga lumi Vjosë deri në gjirin e
Artës u adminsitruan nga romakët për të ardhur pastaj në një moment shumë të
rëndësishëm në vitin 1350 ku kemi despotatin e Artës ku kemi dy udhëheqës që
pasuan njëri-tjetrin Pjetër Losha dhe Gjin Bue Shpatën. Helenët i kanë
përcaktuar vetë kufinjtë në gjirin e Ambrakisë. Epiri është zona ku përplasen dy
qytetërime të mëdha,ai i iliro-pellazgëve. Epiri i jugut sot është Çamëria por
ne kemi një raport të zhdrejt. Greqia i ka borxhe shumë të mëdha Çamërisë. Ata
jo vetëm na kanë borxh por na kërkojnë borxh. Këtë nuk u ua kemi borxh!
10- Kemi përpjekje shumë të fuqishme të Fan Stilian Nolit, kemi dhe në kohën e
Mbretit Zog, prononcime jo të vogla dhe kemi disa tentativa të brishta, më
modeste, të qeverisë së re demokratike, kur prap së pra, çështja çame është
vënë në agjendë. Tjetër punë se shteti shqiptar ka qenë i varfër në aleatë, i
varfër në forcë dhe politika më e fortë ka dominuar. Pra, ka pasur tentativa
sigurisht që serioziteti i tentativa...
Zoti Zheji jam duke folur akoma për "Epirin e Jugt" dhe shtëpinë e babait dhe
gjyshit tim në Margëlliç. Nuk po tregoj historitë e Strabonit dhe të Ukiditit,
por po vij në kohë. Në vitin 1350 Gjin Bue Shpata dhe Pjetër Losha, janë të
parët që ndaluan dyndjet e sllavëve në Ballkan. E për të ardhur më pas në një
moment shumë të rëndësishëm që ka të bëjë me faktin që Çamëria është okupuar
për herë të parë nga Osmanët në shkullin XV dhe XVI dhe asnjëherë Arta,
Igumenica, Preveza, që kanë qenë historikisht në kohë të okupuara nga Venediku.
Ju jeni një njohës shumë i mirë i Italisë, nëse do të shkojmë bashkë në Palaco
Pitti, aty do të gjeni një murale të madhe që thotë: "Beteja në Pargë të
Shqipërisë, ndërmjet turqve dhe venedikasve." Po të vazhdojmë akoma më tej në
histori, se dua t'i kthehem asaj hisorisë së flamurit. Duart e ndyra të Kristo
Papasit që pash se kishte në dorë një pjesë të flamurit shqiptar, kanë prekur
vetëm sopatat e Viktorit, vazhdues i të cilit ai është sot e kësaj dite.
Flamuri shqiptar, ky që kemi sot, për herë të parë, zyrtarisht ka dal në kohën
e Gjergj Kastrioti Skënderbeut, Kalorësit të Krishtërimit. Ndërkohë, në të
gjithë dijeninë time, flamuri i sotëm grek ka dal për herë të parë në vitin
1821. Pra, ne kemi 570 vjet që kemi flamurin tonë zyrtarisht, shteti grek ka
vetëm 190 vjet. Më gjeni një paralele mes tyre.
11- Papas në intervistë thotë që ne kemi vjedhur shqiponjën e bizantit, që
është me dy koka..
Është pikërisht kjo ideja, por përpara se të merret me flamurin shqiptar, të
merret me flamurin grek dhe të më gjej tek flamuri i sotshëm grek, që unë e
respektoj, të më gjej një flamur tjetër grek në 3000 vjet histori që i ngjan
këtij flamuri, apo që i ngjan flamurit të shqiptarëve. Ne sot jemi vendi i shqiponjave, ne sot quhemi
Shqipëri dhe e dini pse? Sepse shqiponjat rrijnë lart, sorrat rrinë poshtë.
Historia është një realitet i shtrirë në një rrafsh të tillë: Ka vetëm një
Epir, i banuar historikisht, deri tek ato që shkruhen nga vetë greket, nga
fiset ilire Mollosët, Kaonët, Thesprotët, kemi Despotatën e Artës, kemi Lidhjen
Epiriote, kemi Pirron e Epirit edhe vijmë në ditët e sotme.
12- Megjithë atë, asnjë eksponent grek, i çdo krahu politik, nuk pranon që
ekziston një çështje çame. Pra, në të gjitha debatet, në të gjithë kontekstet
politike, gjithmonë kur flitet për Çamërinë është sikur flitet për "qoftë
largun" për Djallin dhe mbyllet goja, anashkalohet dhe kapërcehet. Papas tha që
off record, edhe Ministri i Jashtëm grek pranon që çështje e Vorio Epirit është
çështje substanciale, të cilën ata e ndjejnë dhe u dhëmb në zemër, por
konjukturat nuk u a lejojnë. Nga ana tjetër kemi Rezolutën tuaj. Papas thotë:
Kolonel Zerva i dha fund çështjes çame. Opinioni juaj...
Do ta nis nga kjo e fundit. Napolon Zerva, i njohur si bashkëpunëtor i
gjermanëve, ne kemi dhe marrëveshjen që ka pasur me komandën gjermane, arriti,
dhe ky është momenti i fundit i tragjedisë së shqiptarëve të Çamërisë, sepse
historia e shqiptarëve të Çamërisë, daton që në momentin që filluan
problematikat për të gjitha trojet shqiptare. Pra në 1878 kur u lanë jashtë
edhe Kosova edhe Çamëria. Kemi Lidhje e Prizrenit, kemi Lidhjen e Jugut. Nga
vitin 1878 në vitin 1911, në Luftën e Parë dhe të Dytë Ballkanike dhe në Luftën
e Parë Botërore, shqiptarët e Çamërisë ashtu si dhe ata të Kosovës, kanë
luftuar për 30 vjet dhe greku nuk ka arritur asnjëherë të hy në territorin
shqiptar të Çamërisë. Në këtë moment, kemi për herë të parë okupimin e Çamërisë
në një pamundësi të madhe të shtetit shqiptar. Nesë do t'i referohemi edhe
Qeverisë së parë, që thotë: Po hynë forcat greke në Çamëri. Dhe ishte një
pamundësi e qeverisë së Ismail Qemalit. Ky është momenti parë i tragjedisë së
shqiptarëve të Çamërisë. Të vazhdojmë në histori. Që nga ky moment deri më sot
ka pasur një politikë shumë të qartë në vazhdimsi të qeverisë greke për ta
zhbërë Çamërinë, për të ndryshuar identitetin e saj, për të ndryshuar raportet
demografike aty, derisa vijmë në një moment, në vitin 1923 shqiptarët e
Çamërisë me të padrejtë u bënë pjesë e Traktatit të Lozanës, pra të shkëmbimit
të popullsisë mes qeverisë turke dhe greke në mënyrë reciproke, por siç e
anoncuat dhe ju, nënvizojmë faktin që Fan Noli në vitin 1924 proteston në
Lidhjen e Kombeve në Gjenevë përballë Politisit, duke kërkuar të stoponte
shpërngulja e çamëve drejt Turqisë, sepse ata ishin shtetas shqiptar. Kërkonte
me shumë dinjitet që shqiptarët e Çamërisë të merrnin statusin e minoritetit,
kjo që po kërkojmë dhe ne sot në Rezolutë, ashtu siç kemi dhe në vitin 1928
edhe Mehdi Frashërin, i cili prap në Gjenevë në Lidhjen e Kombëve, bënte debat
me shtetin grek për këto gjëra. Kemi një moment fatlum, në vitin 1926, gjenerali
Pangalos, që ndenji vetëm gjashtë muaj në pushtet, e që është arvanitas, e
gjyshi i zëvendëskryeministrit të deri para dy viteve, për herë të parë pati
akord me mbretin Zog, që të ndalonte shpërngulja e çamëve drejt Turqisë, të
merrnin statusin e minoritetit shqiptar në Greqi dhe të hapeshin shkollat
shqipe në Çamëri.
Pra ajo çka ne duhet të nxjerrim si konkluzion është se në vitin 1924, 1926,
1928, 1930, shteti shqiptar ishte shtet më i fuqishëm, më ifortë se sot? Jo
ishte shtet më normal në detyrat e saj kushtetuese. Kurse sot ne kemi lëshuar
shumë terren karshi shtetit grek, kemi qenë të intimiduar dhe sot ne nuk mund
ta tolerojmë më. Sot, ky Kristos Papas deklaron se ekziston ligji i luftës. Po,
po, ekziston ligji i Luftës dhe nuk duhet të bëjmë më sikur nuk e shohim dhe
një ndër pikat kryesore të rezolutës është pikërisht heqja e ligjit të luftës.
Po vazhdoj pak në histori, gjatë Lfutës së Dytë botërore, shqiptarët kishin dy
batalione antifashiste, fillimisht kishin çetën "Çamëria", pastaj batalionin
"Ali Demi", e vetëm në fund të luftës, nazisti Napoleon Zerva, trashëgimtar i
të cilit është sot Kristo Papa, arriti të dëbonte shqiptarët e Çamërisë. Z.
Zheji brenda një jave është masakruar 20 për qind e shqiptarëve të Çamërisë.
13- Zoti Idrizi, Rezoluta juaj e cila kërkon një rishikim të historisë dhe të
marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Greqisë. Çështja Çame nëse do të marrin
zgjidhjen që parashikon Rezoluta juaj do të bëhet në marrëveshje dy palëshe.
Deri ku shkon angazhimi që duhet të shkoj angazhimi që duhet të ketë shteti
shqiptar, nëse kjo Rezolutë merr miratimin e Kuvendit të Shqipërisë?
Përpara se të përgjigjem më duhet t'i jap një përgjigje asaj çfarë tha ky
fosili që ka dal nga muzeu i 80 vjetëve më parë i nazizmit. Është e vërtetë që
Napolon Zerva ka mbaruar punë me shqiptarët e Çamërisë, por po ju them,
shqiptarët e Çamërisë, e drejta europiane e drejta e atyre 20 % që u vranë, nuk
ka mbaruar akoma.
14-Ky është një kërcënim?
Kjo është kështu siç e thash unë, sepse ai thotë që Napolon Zerva ka mbaruar
punë me shqiptarët e Çamërisë. Është e vërtetë që ai ka mbaruar punëm, por
drejtësia europiane, e drejta jonë që jemi gjallë, akoma nuk ka mbaruar punë me
ta. Vazhdimisht jemi etiketuar si bashkëpunëtor të gjermanit. Me lejoni të bëjë
pak histori. Në vitin 1940 kur Italia fashiste ka sulmuar nga territori
shqiptar Greqinë, të gjithë burrat çam, nga 17 deri në 70 vjeç, janë internuar
në ishujt grek. Pra, edhe sikur të donin, kanë qenë në pamundësi të
bashkoheshin me Italinë fashiste. Lexoni Kontin Ciano që thotë: Sikur të
bashkëpunonin shqiptarët, fati i asaj lufte do ishte ndryshe. E pra, njeriu i
cili, në mënyrën më direkte ka qenë bashkëpunëtor i nazizmit gjerman, Napolon
Zerva. Kemi marrëveshje, por siç e thatë dhe ju, në vitin 1953 kur Napolon
Zerva do të bëhej në qeverinë e parë, Ministër i Punëve të Brendshme, ka qenë
protesta amerikane që ky mos të bëhej për shkak të masakrave që kishte kryer në
Çamëri.
15- Të kthehemi tek Rezoluta. Çfarë mbështetje do të keni dhe si e shikoni? Si do
të jenë peripecitë, përparimet apo tërheqja juaj për të miratuar këtë Rezolutë?
Rezoluta në radhë të parë nuk është thjeshtë e Shpëtim Idrizit, nuk është
thjeshtë e komunitetit çam, për mua dhe për ne është një Rezolutë e të gjithë
kombit shqiptar, për një të drejtë të mohuar të një pjesë të shqiptarëve. Ne
kërkojmë dinjitet dhe reciprocitet. Ne kërkojmë atë çfarë shteti grek na e
kërkon për ditë dhe na e ka marrë. Ne kërkojmë të drejtën tonë për t'u rikthyer
në trojet tona. Ne kërkojmë edhe nënshtetësinë greke, kush ta dojë. Para disa
vitesh shteti grek i kërkonte shtetit shqiptar të mos hiqte dyshtetësinë për
minoritarët. Ne kërkojmë pronat tona. Sot shteti shqiptar i ka dhënë të gjitha
të drejtat pronësore, ndoshta edhe më shumë, minoritarëve.
16-Shteti shqitpar ka dhënë edhe toka për varreza ndaj ushtarëve grekë. Ne
japim edhe për varreza..
Pa dyshim, ne kërkojmë memoriale për 20 për qind të popullsisë së zhdukur në
Paramithi dhe Filat, ndërkaq që shteti shqiptar ka dhënë toka për varreza të
ushtrive pushtuese, dhe kam frikë se ende po kërkojnë për varre imagjinare. Të
gjithë e mbajnë mend historinë tragjike të zhvarrimeve në Kosinë. Ishin bërë
varrezat dhe ditën që ishte përvjetori i pavarësisë së Greqisë, parlamenti
shqiptar, në mënyrën më të turpshme, hapni rekordet të shihni çfarë qëndrimi
kemi mbajtur ne si Parti Drejtësi, Integrim dhe Unitet, miratoi këtë legalizim.
Greqia po kërkon varreza për ushtarë imagjinarë grek në Shqipëri. Ne do ta
marrim tokën e premtuar në këtë parlament, edhe për t'i larë borxhin që i kanë
shqiptarëve të Çamërisë.
Unë kam besim se ky parlament do të tregohet dinjitoz. Ne kërkojmë që
shqiptarët e Çamërisë që janë atje dhe janë të intimiduar për të treguar
identitetin e tyre, të mund të shprehin identitetin. Mos të harrojmë që shteti
grek është i vetmi shtet evropian që nuk njeh asnjë minoritet, ka dëbuar dhe
masakruar shqiptarët, ka shfarosur hebrenjtë, ka dëbuar maqedonasit e turqit.
17-Por është shtet i bashkimit evropian dhe NATO-s...
Hajde ta gjejmë të gjithë bashkë. Se ka edhe këtu një kryetar partie që ka
ardhur vonë në Tiranë, sheh nga Athina dhe thotë hajde të shohim drejt Evropës,
por Evropa nuk është andej, është nga Perëndimi, siç e ka thënë edhe Pashko
Vasa "dielli lind andej nga perëndon". Ne kërkojmë në rezolutë të hiqet
diskriminimi ndaj shqiptarëve të Çamërisë në librat shkollorë grekë. Ne i
kërkojmë parlamentin shqiptar që të rivendos dinjitetin dhe reciprocitetin e
shtetit shqiptar.
18-Atë ditë që depozituat rezolutën çamë disa deputetë entuziastë. Tani nuk
dëgjohen më. Kanë filluar presionet e para. Të mos harrojmë se bizneset helene
janë shumë të pranishme dhe duket se po prekin disa interesa. Ju ndjeheni i
kërcënuar për këtë hap që keni hedhur, bëhet fjalë për 20 30 miliardë euro
pasuri, nëse vjen dita për ti marrë kush i jep kaq kollaj?
Unë e kam zgjedhur vetë këtë rrugë, jam në shtëpinë time, më i motivuar se
kushdo që të çojë në rrugën e duhur të drejtën e shqiptarëve të Çamërisë. A
mund të na bëjnë ne shqiptarëve të Çamërisë më shumë përshtypje se ajo çfarë na
kanë bërë? Sot, janë të gjitha instrumentet, si edhe projektrezoluta, që çdo
individ të gjejë rrugën e zgjidhjes, nëpërmjet institucioneve shtetërore, por
edhe më gjerë për të gjetur të drejtën.
Si e shohim ne zgjidhjen dhe preambulën juridike për zgjidhjen. Ne nisemi nga
fakti që shteti shqiptar e ka njohur genocidin ndaj shqiptarëve të Çamërisë. Ne
nisemi nga një ligj i vitit 1994, i dekretuar edhe nga Presidenti i Republikës,
i cili e njeh ditën 27 qershor, si dita e genocidit ndaj shqiptarëve të
Çamërisë. Pra, vullnetin e ka shprehur parlamenti shqiptar. e dyta, nisemi nga
predispozita që nuk e kemi sulmuar, as në vitin 1940, shtetin grek ndaj
kërkojmë heqjen e një ligji absurd si ligji i luftës e ndaj kërkojmë heqjen e
një ligji që tenton të bllokojë pronat jo vetëm të shqiptarëve të Çamërisë, por
edhe të shqiptarëve të tjerë në Follorinë, Kostur e deri në Selanik. Dy vendet
tona kanë një traktat miqësie, kanë firmosur edhe konventën evropiane të të
drejtave të njeriut, ne i jemi referuar disa nene të kësaj konvente në
projektrezolutën, si për shembull që nuk mund të diskriminohet dikush për shkak
të kombësisë apo fesë. Mjafton të përmendin faktin që në vitin 1985 në Greqi
kaloi një ligj që të gjithë atyre që u dëbuan gna Greqia në Luftën Civile greke
në fund të Luftës së Dytë Botërore iu lejua rikthimi, por përjashtohen vetëm
shqiptarët e Çamërisë, sepse aty thuhet se përfitojnë nga amnistia vetëm
shtetasit grekë me kombësi greke.
Është një incident diplomatik dhe unë do kërkoj shpjegime nga Ministri Jashtëm,
edhe pse jo interpelancë, që zv/Ministri i Jashtëm ka deklaruar që ekziston
Vorio Epiri. Detyra ime si shqiptar është që të reagoj sa herë që cënohet
ingreiteti dhe reciprociteti. Do ta bëjë dhe për një fakt tjetër. Jam njohur në
një studio televizive që Ambasadori Grek në Tiranë ka kërkuar mosmiratimin e
Rezolutës, një ndërhyrje e paranueshme në punët e brendshme të Shqipërisë.
Përsa i përket faktit, a do ta votoj Parlamenti shqiptar, zoti Zheji ju them,
nëse do isha i bindur që ky Parlament nuk do ta votonte, nuk do ta fusja
Rezolutën. Kam thënë që në rast se nuk miratohet Rezolota do jap dorëheqjen, si
protestë ndaj politikës shqiptare e cila nuk mund të guxoj më, atë që ka bërë
Fan Noli, Zogu, Aleksandër Meksi, Serreqi, Muhamet Kapllani, Presidenti Moisiu
edhe shumë të tjerë, që do më falin nëse nuk më kujtohen. Çdo parti që do të
vendosi që të mos e miratojë këtë rezolutë, do të jetë para shqiptarëve dhe do
të marri kosto për diçka të tillë. Ne kemi kërkuar votat e deputetë si individë
dhe jo si parti politike.
18- Rivendosja e një drejtësie historike është shumë e rëndësishme për të
krijuar homologimin dhe standardizimin e marrëdhënieve serioze. Nuk mund të
lëmë pa kujtuar që sot jetojnë në Greqi rreth 1 milion shqiptarë, të cilët mezi
e kanë fituar betejën e tyre personale për të mbijetuar. Agimi i Artë, me gojën
e Kristos Papas deklaron se do të hapë filiale të Agimit të Artë në Shqipërinë
e Jugut, cili është reagimi juaj?
Filiale të Agimit të Artë nuk do të hapen kurrë në Shqipëri për aq sa do të
ekzistojnë shqiptarë dhe për aq sa kjo tokë quhet Shqipëri. Kristo Papa duhet
të shpallet menjëherë persona non grata. Nëse do të ketë tentativa, Klubi i
Patriotëve të Rinj dhe të tjerë u dolën përballë në Këlcyrë, nëse do të ketë
rast tjetër, të garantoj se as Kristo Papa, as dikush tjetër nuk mund të hyjnë
në Shqipëri sepse jam i bindur dhe jua premtoj që do të përballen me një grup
të madhe shqiptarësh. Shteti shqiptar duhet të jetë reciprok dhe në raportet me
emigrantët, të cilët punojnë aty me të drejtën e Zotit dhe të kërkojë të
drejtat e tyre në çdo moment.
19-Zoti Idrizi, ju falënderoj. Besoj që me këtë rezolutë keni hapur, në
thonjëza, shumë telashe, shume diskutime dhe do të jeni objekt i shumë
komenteve. Mendoj që rrugëtimi i kësaj rezolute në kuvend nuk do të jetë shumë
i lehtë, por përgjigja juaj dhe opinioni juaj të bën më optimist.
Ju falënderoj jashtëzakonisht për këtë bisedë. Ju kërkoj ndjesë juve dhe
auditorit, nëse ka pasur ndonjë moment kapërcimi. Ajo që sapo pashë më bën që
të punoja shumë me veten që të isha i qetë. Jam i bindur që ai njeri do të
kthehet në muzeun e historisë nga ka dalë babai i vet, nazizmi.
20-Kjo nuk do të thotë se nëse organizonim dot një debat të drejtpërdrejtë
televiziv me të nuk do ta refuzonit.
Do ta bëja me gjithë qejf. Por të paktën më gjej një të Agimit të Artë që të
jetë mosha ime, të jetë pak më i ri. Më sill njëherë Vangjel Dulen këtu se spo
e kap dot kam 3 vjet. Kam vetëm një fjalë të fundit, jam i bindur që
parlamentarët shqiptarë nëpërmjet zërit të Kristo Papas, Vangjel Dules, do të
dëgjojnë më mirë zërin e një të drejte të madhe të mohuar të qytetarëve
shqiptarë. Besoj se nuk ka shumë për të zgjedhur dhe unë besoj në këtë gjë.
KUSH ESHTE KRISTOS PAPAS
Kristos Pappas. Figure karizmatike e ekstremit të djathtë Agimi i Artë në
Greqi.
Lindur në Athinë në vitin 1962, me origjine suliote nga fshati Lakas.
Ilias Papas, i ati, ushtarak në profesion, bashkëpunëtor i ngushtë i George
Papadopulos, i njohur si kreu i grushtit ushtarak të shtetit në Greqi më 21
prill 1967.
I biri Kristos Papas është një nga nismëtarët që në vitet "˜80 i Lëvizjes
Kombëtare Popullore Agimi i Artë, së bashku me të atin Ilias Papas.
Kristos Papas në vitet 90 themelon shtëpinë botuese Ilioforos. Me logon e kësaj
shtëpie botuese, Pappas publikon dhjetra libra me përmbajtje të fortë
nacionaliste apo "patriotike".
Në dy palë zgjedhje, ne 7 maj 2012 dhe 17 qershor 2012, Kristos Papas zgjidhet
deputet i Agimit të Artë
Ai është drejtues i sektorit për punë të jashme në partinë Agimi i Artë.
Pappas ka pushtuar shpesh herë kryelajmet e medias greke dhe asaj
ndërkombëtare.
Në Shqipëri bëhet i njohur në 12 gusht të vitit 2012, ku merr pjesë në mënyrë
energjike në ceremoninë përkujtimore të Aristotel Gumës në Himarë. Në këtë
prezencë të tij në Himarë ai artikuloi publikisht, si politikan dhe si deputet
dhe si një ndër ideologët e Agimit të Artë, se Himara është tokë greke dhe
vetëm tokë greke.
28 tetor 2012, me rastin e përkujtimit të ushtarëve grekë të rënë gjatë luftës
italo-greke, Papas u shfaq përsëri ne Shqiperi. Prezenca e tij shkatoi
tensione, por ai nuk humbi rast pa rikujtuar dhe një herë se Shqipëria e jugut
është Vorio Epir dhe se Vorio Epiri është tokë greke.
PROFIL AGIMI I ARTË
Agimi i Artë- Krisi Avgji
Themelohet së pari në vitet '80 si një lëvizje Kombëtare Popullore.
Sot është një parti parlamentare e ekstremit të djathtë, me një popullaritet në
rritje të vazhdueshme.
Nga 0.29 përqind të votave që kishte fituar në zgjedhjet e vitit 2009, në qershor
2012 Agimi i Artë rritet më shumë se 20 herë. Pra preferencat ndaj kësaj partie
20 fishohen në mënyrë befasuese në Greqi duke arritur sa hap dhe mbyll sytë në
rreth 7 % të preferencave të përgjithshme elektorale.
Me një strategji të qartë populiste dhe "atdhetare", kjo parti
shkaktoi një përmbysje radikale të ekuilibrave politikë të derisotshëm në
republikën helene. ...
Me terma të forta, kundër korrupsionit, kundër një klase politike
"hajdute" dhe "tradhëtare" si dhe e përbetuar për të
shkatërruar "konspiracionin" ndërkombëtar kundër Greqisë, e kanë
shndërruar këtë subjekt politik në një nga subjektet më karizmatike në sytë e
popullsisë së thjesht greke.
Agimi i Artë nuk druhet përshembull të propozoj qoftë edhe vendosjen dhe
mbjelljen masive të minave anti-njeri përgjatë gjithë kufirit grek për të
ndaluar kësisoj emigracionin klandestin.
Kjo formë e ashpër dhe krejt në kundërshtim me të gjitha konventat
ndërkombëtare si dhe mjaft propozime të tjerë për zgjidhje drastike kanë
ngjallur reagime të forta në shtresat intelektuale dhe të majta. Por kjo nuk e
ka ndaluar aspak marshimin e tyre drejt pushtetit
Si një subjekt politik me mjeshtëri të lartë të komunikimit publik ata shquhen
për veprime të qëllimshme kundër rrymës. Shpesh herë i sheh militantët dhe
kuadrot e kësaj partie duke shpërndarë falas ndihma ushqimore.
Ngado ata shfaqen si vullnetarë aktiv në krye të ndihmës sociale ndaj njerëzve
në nevojë.
Sipas politologut grek Christophoros Vernardakis:
Sinkron zë tjetër
"Votuese tradicionale e Agimit të Artë është klasa e mesme e ulët që është
duke u varfëruar me shpejtësi nga kriza. Pronarët e vegjël, pronarët e
dyqaneve, të papunët janë grupet sociale, ku ekstremi i djathtë ka shkallën më
të larta të mbështetjes. Votues të shumtë, Agimi i Artë ka edhe nga radhët e
policisë. Popullariteti ndaj Agimit të Artë është shokues. Arsyet mund të
gjenden në krizën e madhe të borxhit, thellimin e recesionit, rritjen e shpejtë
të papunësisë".
Agimi i Artë lidhet ngushtë me emrin e Nikos Michaloliakos, aktualisht Sekretar
i Përgjithshëm i kësaj partie
Anëtarët e partisë i drejtohen atij si "udhëheqësi Michaloliakos"!
Me një CV të pasur me plote me incidente spektakolare publike ai mbetet një
simpatizues i hapur i juntës së kolonelëve që dominoi Greqinë nga vitet
1967-1974.
Kristos Pappas konsiderohet si krahu i tij i djathtë dhe si një nga subjektet
më ekspresiv të udhëheqësit Michaloliakos