E Djelë, 04.06.2025, 06:48am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
POLITIKË
 
PREJ DJE PALESTINEZËT U ANËTARËSUAN NË GJYKATËN PENALE NDËRKOMBËTARE

E Enjte, 04.02.2015, 09:17am (GMT+1)

        
          Flamuri palestinez në selinë qendrore të UNESCO-s

Nga 1 prilli palestinezët janë anëtarë me të drejta të plota të Gjykatës Penale Ndërkombëtare në Hagë. Por nëse do të ketë me të vërtetë padi ndaj Izraelit, varet nga një sërë faktorësh.

Në fillim të marsit anëtarët e Këshillit qendror të Organizatës për Çlirimin e Palestinës (OÇP) u mblodhen për të diskutuar për qëndrimine mëtejshëm ndaj qeverisë së Izraelit. Presidenti palestinez Mahmud Abbas mori mandatin, për të ndërprerë bashkëpunimin e sigurisë me Izraelin. Ai gjithashtu mori mbështetje për të gjithë hapat e mëtejshëm për të mbështetur Gjykatën Penale Ndërkombëtare (IStGH) në punën e saj në territoret palestineze. Ishte e rëndësishme për Mahmud Abbasin, që të dinte se ka mbështetjen e një organizate si OÇP, e cila pretendon se flet në emër të të gjithë palestinezëve. Prozesin për hyrjen në IStGH e ka vënë në lëvizje disa javë më parë vetë Abbas. Që nga 1 prilli Palestina është anëtare e plotë e Gjykatës Penale Ndërkombëtare, që është krijuar për të ndjekur gjenocidin, krimet e luftës dhe krimet kundër njerëzimit.

Izraeli kundër anëtarësimit


Presidenti palestinez Mahmud Abbbas

Izraeli reagoi ashpër ndaj iniciativës së Abbasit. Ministri i Jashtëm Avigdor Lieberman ndaloi transferimin e parave të taksave, që në fakt u takojnë autoriteteve palestineze. "Nga këndvështrimi izraelit ky ishte një veprim i njëanshëm. Palestinezët e shohin vetën të detyruar të shkojnë në OKB, sepse negociatat dypalëshe kanë dështuar gjithmonë", thotë Margret Johannsen, studiuese e konflikteve në Institutin për Hulumtime të Paqes dhe Politikën e Sigurisë në Universitetin e Hamburgut (IFSH). Edhe aleati i Izraelit, SHBA, e quan këtë procedurë si kundërproduktive. Disa kongresmenë kërkuan reduktimin e fondeve të ndihmave për palestinezët.

Por palestinezët nuk janë ndalur nga kjo në përpjekjet e tyre. Palestina përpiqet ta konfirmojë profilin e saj si shtet përmes Kombeve të Bashkuara, thotë ekspertja e Lindjes së Mesme, Margret Johannsen. "Nuk është aq shumë çështja, nëse dikush dënohet apo jo. Është e rëndësishme që të shqyrtohen krimet e luftës." IStGH ka kompetencat juridike për krime, që janë bërë në territorin palestinez, ose prej palestinezëve që nga 13 qershori. Kryeprokurorja Fatou Bensouda mbledh që nga mesi i janarit informacion mbi situatën në territoret palestineze,- në faqen e internetit ka informacion në lidhje me rrjedhën e të ashtuquajturave "hetimet paraprake të Palestinës". "Grupe të ndryshme, si organizatat e të drejtave të njeriut janë të ftuar, që të dorëzojnë raportet e tyre mbi gjendjen e palestinezëve", thotë Valentina Azarov, që jep lëndën e ligjin ndërkombëtar me fokus në të drejtat e njeriut në universitetin Birzeit në Ramallah

Do të ketë padi?

Gjykata Penale Ndërkombëtare punon tani edhe për Palestinën


Por nëse në të ardhmen do të ketë me të vërtetë padi kundër ushtarëve izraelitë, politikanëve, apo kundër grupeve të armatosura palestineze është e pasigurt. Sepse gjatë hetimeve paraprake do të provohet, nëse plotësohen kriteret e nevojshme. Një nga sfidat më të mëdha do të jetë, nëse Izraeli ka për të bashkëpunuar me IStGH dhe ka për të lejuar qasjen në të dhënat e nevojshme, thotë Valentina Azarov. Këtë Izraeli e ka përjashtuar.

Valentina Azarov thekson edhe një aspekt tjetër, që vjen në konsideratë nga hetimet e mundshme për krimet e luftës. "Vendet e treta mund ta ndryshojnë qendrimin e tyre në të ardhmen." Në qoftë se do të kryhen hetime zyrtare nga IStGH, atëherë shtetet dhe institucionet do të jenë të detyruara të nxjerrin më shpejt konsekuencat. Ajo sheh aty edhe një mundësi për të nisur mbylljen e ciklit të dhunës. Me drejtësinë penale ata duan të pengojnë krimet e luftës. Të dyja palët duhet të mendojnë për sjelljen e tyre. Izraeli ka njoftuar ndërkohë se do t'ia japë taksat e mbajtura palestinezëve.dw
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
SENATORËT - FIFA TË MOS E ORGANIZOJË KAMPIONATIN NË RUSI (04.02.2015)
FRANCË - BISEDIMET MBI PROJEKTREZOLUTËN E OKBsë PËR IZRAELIN, SË SHPEJTI (03.27.2015)
Wall Street Journal - IZRAELI, SPIUNAZH NË BISEDIMET BËRTHAMORE (03.24.2015)
OBAMA IA UROI FITOREN NETANYAHUT (03.20.2015)
SHËRBIMET INTELIGJENTE SUEDEZE - DIPLOMATËT RUSË JANË KRYESISHT SPIUNË (03.19.2015)
FLASIN PËR TË DYSHUARIT BOSHNJAKË PËR KRIME LUFTE TË STREHUAR NË SHBA (03.19.2015)
EU Observer - PUTINIZIMI I BALLKANIT (03.13.2015)
EMAILET E HILLARY CLINTON (03.12.2015)
HILLARY CLINTON FLET PËR ÇËSHTJEN E EMAILIT PRIVAT (03.11.2015)
LAVROV - DONALD TUSK PO NXIT TENSIONET BE-RUSI (03.10.2015)



 
::| Lajme të fundit

80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
KËNGËTARJA BRITANIKE E SHTYN UDHËTIMIN NË HAPËSIRË
JUVENTUS DHE BARCELONA NË FINALEN EVROPIANE
POLAKËT PO PËRGATITEN PËR LUFTË
REPUBLIKA E KOSOVËS DHE REPUBLIKA E SHQIPËRISË - BASHKË NË KANË

80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PARULLA DASHURIE PËR KOSOVËN DHE SHKRIMTARI ZEJNULLAH RRAHMANINga REXHEP SHAHU
SHQIPTARËT E BASHKUAR NGRITËN FLAMURIN KOMBËTAR NË 'KËMBANËN E PAQES' NË ROVERETOFotoreportazh nga FLORIM ZEQA
VRASJA E POPULLIT DHE SHTETIT NË EMËR TË PUSHTETIT!-Apo çfarë (çka) ndodhi në Kumanovë...?!Nga AGRON SHABANI
NJË ITINERAR TRONDITËS POETIKShaip Beqiri: Hidra e mllefit / Hydra des Zorns, Limmat Verlag, 2014, ZürichNga ADEM GASHI
PAUL GAUGUIN - NJË UDHËTIM DREJT VENDEVE IDILIKEEkspozita e Fondation Beyeler propozon një nga ngjarjet kulturore pikante të vitit 2015
PërkujtimMARIAN TUNAJ - VEPRIMTAR I SHQUAR PËR LIRINË DHE PAVARËSINË E KOSOVËS
Ohridsky - UASHINGTONI BLLOKON LLOGARITË DHE PRONAT E POLITIKANËVE MAQEDONAS
NATO-ja DHE BE-ja JANË BASHKËFAJTORE PËR SITUATËN NË MAQEDONINga AUGUSTIN PALOKAJ
ERDOGAN NË TIRANË - TAKOHET ME NISHANIN

PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
PYETJA E VOGËLUSHES ZAMIRA JASHARI NGA KUMANOVA - NËNË, A VRASIN FËMIJË?
LIBRI ME POEZI TË ZGJEDHURA I  POETIT FASLLI HALITI, BOTOHET NË ROMË NGA SHTËPIA BOTUESE «EdilLet»Në përkthimin dhe redaktimin e poetit të shquar Gëzim Hajdari

Barometri diplomatikTRADHTARËVE NUK IU DORËZOHEN LETRA PËRSHPIRTËSE, AS PARALAJMËRUESE!Nga Prof. Dr. MEHDI HYSENI
BDI DEL SOT NGA QEVERIA - FUNDI I QEVERISË GRUEVSKI
ZËRI - EDHE NË KOSOVË MUND TË PËRSËRITET RASTI I KUMANOVËS!
VUÇIÇ MË 27 MAJ IA KTHEN VIZITËN RAMËS
PRISHTINA DHE SHKUPI BËJNË IDENTIFIKIMIN E TË VRARËVE

NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
PRESIDENTI ERDOGAN SOT VIZITON TIRANËN
TRI DORËHEQJE NË QEVERINË E MAQEDONISË
ALBUMI I PIKTORIT - 3 TABLO NGA HELIDON HALITI
TË RËNËT E KUMANOVËSPoezi promemoriale nga RRUSTEM GECI
PRESIDENTI PUTIN PRET SEKRETARIN KERRY NË SOÇI
MBYLLET AEROPORTI I PRISHTINËS - MENJËHERË PAS AKSIDENTIMIT TË HELIKOPTERIT TË EULEX-it
ZËRI I AMERIKËS - MBIZOTËROJNË PAQARTËSITË NË MAQEDONI

DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI

KRYEMINISTËR, A NA LEJON TË JETOJMË NË SHQIPËRI PAS 21 QERSHORIT 2015Nga REXHEP SHAHU
NJERIU METALIKEsé nga QERIM SKËNDERAJ
NË PRISHTINË EDICIONI XIV I FESTIVALIT 'REMUSICA'
ILIR SHALA - KANDIDAT PËR DEPUTET NË PARLAMENTIN E ZVICRËS NË LISTËN E CVP

MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
MAQEDONIA FSHIN NGA EVIDENCA MBI 200 MIJË SHQIPTARËNga SHPËTIM POLLOZHANI*
KONGRESMENI AMERIKAN ROHRABACHER VIZITË NË TIRANË
RUSIA DHE KINA I FILLUAN USHTRIMET USHATARAKE DETARE
::| Kalendari
Prill 2025  
D H M M E P S
    1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30      
 
::| Hot News
KONFERENCË PËR SHTYP E KRYEMINISTRIT BERISHA DHE KRYEMINISTRIT BERLUSKONI
Berisha: Jemi Kina e vogël e Evropës, investoni (ANSA)
Dekorohen protagonistë të 20 shkurtit

 
VOAL
[Shko lart�]