E Djelë, 01.05.2025, 12:13am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 
14 Shtator 1998 - 14 Shtator 2010

E KUR AZEM HAJDARI DO TË KTHEHET NË NJË SIMBOL TË PËRBASHKËT TË PLURALIZMIT SHQIPTAR ?

NGA ELIDA BUÇPAPAJ

E Premte, 09.17.2010, 07:22am (GMT+1)

Sa herë vjen 12 Shtatori, njëri krah i politikës shqiptare kujton Azem Hajdarin, ndërsa tjetri hesht. Njëri krah e kujton si një ritual, më shumë për t'ia marrë vlera Azem Hajdarit se për t'i dhënë nga vlerat e veta. Azem Hajdari kujtohet jo për ta pasur si model, sepse politika shqiptare ka si pikë referimi mjerisht vetveten.

Edhe ata që thonë se janë bashkëluftëtarë të Azemit, e përsërisin këtë gjë vetëm sa herë vjen 12 Shtatori, dita kur deputeti i Kuvendit të Shqipërisë u masakrua në mënyrën më barbare nga forcat më okulte të së majtës shqiptare, ose sa herë vjen Dhjetori kur  Shqipëria shpalli pluralizmin.

Azem Hajdari simbolizon një prej figurave kyçe të këtij pluralizmi makabër, tragjik, të stërzgjatur dhe kontravers, ashtu si vetë tranzicioni në Shqipëri.

Kësaj here shtypi i majtë, nëpër kryefaqe vendosi titullin se "As Sali Berisha dhe as Jozefina Topalli nuk e vizituan as familjen apo memorialin e Azemit". Por, megjithatë këtë ritual e kryen figurat më të larta të PD-së dhe institucioneve shqiptare, përfshi kreun e shtetit e me rradhë, përveç opozitës e cila mungon gjithnjë, edhe kur ishte në pushtet edhe tani. Në emër të z.Topalli u vendos një kurorë në memorialin e Azemit, ndërsa Berisha ndodhej jashtë Tiranës.

E reja e këtij përvjetori ishte se Fatmira Hajdari, kërkoi nga PD hapjen e Dosjes së Azemit, duke kujtuar se procesi i hetimit i vrasjes të Azemit, ishte komentuar si një "farsë" nga kryeministri Berisha, i cili në vitet më kritike të Shqipërisë 1997-1998  krijoi lidhje të ngushta me Azemin, kohë kur Azem Hajdari ishte pjekur dhe maturuar si politikan, kur gëzonte një popullaritet të padiskutueshëm. Azem Hajdari sot, po të ishte gjallë, padyshim do të ishte një konkurent i patundshëm i qendrës së djathtë, ku me vështirësi po dalin në pah emrat e rinj apo vazhduesit e Berishës, i cili si gjithnjë ka mbetur figura më e pakonkurueshme e këtij krahu politik.

Por qëllimi i këtij shkrimi nuk lidhet me komentet e shtypit të majtë për shndërrimin e figurës së Azem Hajdarit në burim gossipesh për politikën shqiptare. Unë do të isha e impresionuar sikur ndonjë nga gazetat e Shqipërisë të dilte me titullin: "E përse mungoi Ed Rama në vizitën tek memoriali apo familja e Azem Hajdarit ?". E përse mungoi kryetari i opozitës kur kujtohej ditëvrasja e Azemit për t'i shtrënguar dorën Azemit të vogël dhe për t'iu betuar me dorë në zemër, siç bën rëndom, se e majta shqiptare po reformohet jo me sloganë por si një detyrim kombëtar, sepse pa reformimin e njëmendë të së majtës, me trashëgimi staliniste, pa shpartallimin e forcave të saj okulte, të cilat urdhëruan ekzekutimin e Azemit, e ardhmja e Shqipërisë është e turbullt.

I jap shumë të drejtë bashkëshortes të Azemit, Fatmira Hajdarit, e cila i kërkon PD-së të inicojë  rihetimin e vrasjes së Azemit, për të hedhur dritë në një krim të pazbardhur, i cili ka ndodhur në ditët tona dhe nëse nuk do të zbardhet do të vazhdojë të inkriminojë politikën.

Fakti që 12 Shtatori e Azam Hajdari kujtohet nga një palë e politikës dhe harrohet nga pala tjetër, flet se gjithçka ka mbetur pezull, në terr dhe e pandriçuar. E duke mbetur e pandriçuar e vërteta e vrasjes së Azem Hajdarit, e sotmja politike e Shqipërisë është me hije. Ndriçimi i vrasjes të Azem Hajdarit do të ndriçojë të vërtetën për të cilën sot ka nevojë absolute pluralizimi në Shqipëri.

Dosja e Azem Hajdarit duhet të rihapet dhe rihetohet, ashtu sikur duhet të hapen edhe Dosjet e Diktaturës, sepse nëse do të mbahen të mbyllura, dhe nëse do të vazhdojnë të mbrohen nga cerberët, demokracia shqiptare do të ngjajë gjithnjë si një tigër prej letre, ndërsa pluralizmi shqiptar do të jetë si një kështjellë prej rëre.

Nuk është çështja se kush e viziton dhe kush mungon tek Memoriali i Azemit, çështja qëndron që roli dhe figura e Azem Hajdarit të mos mbetet në pasurinë e një partie, apo në mëshirën e partiakëve, por të kthehet në një figurë simbol të pluralizmit në Shqipëri.

Rihapja e hetimeve dhe institucionalizimi i figurës së Azem Hajdarit është ajo që duhet. Prandaj pyes, e kur Azem Hajdari do të kthehet në një simbol të përbashkët të pluralizmit politik shqiptar? Sepse, vetëm atëhere mund të besohet se politika shqiptare do të jetë e vendosur në shina, sipas prerogativave të një shteti Perëndimor.

(Ky opinion është botuar tek Bota Sot më 15 Shtator 2010)

14 Shtator 1998 - 14 Shtator 2010

E KUR AZEM HAJDARI DO TË KTHEHET NË NJË SIMBOL TË PËRBASHKËT TË PLURALIZMIT SHQIPTAR ?

NGA ELIDA BUÇPAPAJ


ALL TOGETHER NOW - TË GJITHË SË BASHKU TANI !
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


PROJEKT-REZOLUTA KAMALEON E 28-SHES ?!
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


ESHTON NUK MUND T'I GJUNJËZOHET TADIÇIT
Nga ELIDA BUÇPAPAJ

KATEDRALJA E NËNË TEREZËS E BEKUAR NGA RUGOVA SHPREHJE E PASURISË KOMBËTARE DHE EVROPIANE

Nga ELIDA BUÇPAPAJ



VENDET E NATO-S E ÇLIRUAN KOSOVËN, NJOHËN PAVARËSINË E SOT E MBËSHTESIN FUQISHËM NË METROPOLET E DIPLOMACISË BOTËRORE

Nga ELIDA BUÇPAPAJ



DELIRI I VUK JEREMIÇIT FIKET PËRBALLË LIQENIT TË PERUÇACIT 

Nga ELIDA BUÇPAPAJ


UNIFIKIMI I FAKTORIT POLITIK NË SHQIPËRI NË SHËRBIM TË KOSOVËS DETYRIM EVROPIANO-KOMBËTAR 
Nga ELIDA BUÇPAPAJ

SHQIPËRIA NDRYSHE NGA ÇEKIA

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

BE NUK MUND TË EKZISTOJË NË VARESI TË GREQISË, SPANJËS, SLLOVAKISË, RUMANISË E QIPROS !


Nga ELIDA BUÇPAPAJ

KOSOVA DO TË VAZHDOJË TË SHOHË NGA WASHINGTONI, Z.GLENNY !
Nga ELIDA BUÇPAPAJ


TRAIAN BASESKU AS NUK I DISKRIMINON DOT SHQIPTARËT, AS NUK E FUT DOT SERBINË NË BE

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

S'KA KOMUNIKIM TË PRISHTINËS ME BEOGRADIN PA NJOHJE TË PAVARËSISË DHE SOVRANITETIT TERRITORIAL TË KOSOVËS NGA SERBIA

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

TONI BLER, LIDERI QË ZURI VEND NË ZEMRËN E SHQIPTARËVE


 

ELIDA BUÇPAPAJ


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
ALL TOGETHER NOW - TË GJITHË SË BASHKU TANI ! NGA ELIDA BUÇPAPAJ (09.17.2010)
PROJEKT-REZOLUTA KAMALEON E 28-SHES ?! NGA ELIDA BUÇPAPAJ (09.17.2010)
ESHTON NUK MUND T'I GJUNJËZOHET TADIÇIT Nga ELIDA BUÇPAPAJ (09.17.2010)
E NGRIRË KOSOVA NUK MUND TË HYJË NË BISEDIME TË REJANga SKËNDER BUÇPAPAJ (09.16.2010)
MYSLIMANËT DUHET TË BESOJNË TE SHBA-tëNga TARIQ RAMADAN, Washington Post (09.13.2010)
AZEMI, DISIDENTI I LINDURNga SKËNDER BUÇPAPAJ (09.12.2010)
BISEDIMET PRISHTINË-BEOGRAD DHE STATUSI I KOSOVËSNga FATON BISLIMI (09.12.2010)
FIDEL CASTRO: SISTEMI KOMUNIST KUBAN KA DËSHTUARNga FRANK SHKRELI (09.11.2010)
SHËRUESET E 11 SHTATORITNga NICHOLAS D. KRISTOF, New York Times (09.09.2010)
MIQËSIA ME VATIKANINNga SKËNDER BUÇPAPAJ (09.08.2010)



 
::| Lajme të fundit

80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
KËNGËTARJA BRITANIKE E SHTYN UDHËTIMIN NË HAPËSIRË
JUVENTUS DHE BARCELONA NË FINALEN EVROPIANE
POLAKËT PO PËRGATITEN PËR LUFTË
REPUBLIKA E KOSOVËS DHE REPUBLIKA E SHQIPËRISË - BASHKË NË KANË

80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PARULLA DASHURIE PËR KOSOVËN DHE SHKRIMTARI ZEJNULLAH RRAHMANINga REXHEP SHAHU
SHQIPTARËT E BASHKUAR NGRITËN FLAMURIN KOMBËTAR NË 'KËMBANËN E PAQES' NË ROVERETOFotoreportazh nga FLORIM ZEQA
VRASJA E POPULLIT DHE SHTETIT NË EMËR TË PUSHTETIT!-Apo çfarë (çka) ndodhi në Kumanovë...?!Nga AGRON SHABANI
NJË ITINERAR TRONDITËS POETIKShaip Beqiri: Hidra e mllefit / Hydra des Zorns, Limmat Verlag, 2014, ZürichNga ADEM GASHI
PAUL GAUGUIN - NJË UDHËTIM DREJT VENDEVE IDILIKEEkspozita e Fondation Beyeler propozon një nga ngjarjet kulturore pikante të vitit 2015
PërkujtimMARIAN TUNAJ - VEPRIMTAR I SHQUAR PËR LIRINË DHE PAVARËSINË E KOSOVËS
Ohridsky - UASHINGTONI BLLOKON LLOGARITË DHE PRONAT E POLITIKANËVE MAQEDONAS
NATO-ja DHE BE-ja JANË BASHKËFAJTORE PËR SITUATËN NË MAQEDONINga AUGUSTIN PALOKAJ
ERDOGAN NË TIRANË - TAKOHET ME NISHANIN

PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
PYETJA E VOGËLUSHES ZAMIRA JASHARI NGA KUMANOVA - NËNË, A VRASIN FËMIJË?
LIBRI ME POEZI TË ZGJEDHURA I  POETIT FASLLI HALITI, BOTOHET NË ROMË NGA SHTËPIA BOTUESE «EdilLet»Në përkthimin dhe redaktimin e poetit të shquar Gëzim Hajdari

Barometri diplomatikTRADHTARËVE NUK IU DORËZOHEN LETRA PËRSHPIRTËSE, AS PARALAJMËRUESE!Nga Prof. Dr. MEHDI HYSENI
BDI DEL SOT NGA QEVERIA - FUNDI I QEVERISË GRUEVSKI
ZËRI - EDHE NË KOSOVË MUND TË PËRSËRITET RASTI I KUMANOVËS!
VUÇIÇ MË 27 MAJ IA KTHEN VIZITËN RAMËS
PRISHTINA DHE SHKUPI BËJNË IDENTIFIKIMIN E TË VRARËVE

NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
PRESIDENTI ERDOGAN SOT VIZITON TIRANËN
TRI DORËHEQJE NË QEVERINË E MAQEDONISË
ALBUMI I PIKTORIT - 3 TABLO NGA HELIDON HALITI
TË RËNËT E KUMANOVËSPoezi promemoriale nga RRUSTEM GECI
PRESIDENTI PUTIN PRET SEKRETARIN KERRY NË SOÇI
MBYLLET AEROPORTI I PRISHTINËS - MENJËHERË PAS AKSIDENTIMIT TË HELIKOPTERIT TË EULEX-it
ZËRI I AMERIKËS - MBIZOTËROJNË PAQARTËSITË NË MAQEDONI

DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI

KRYEMINISTËR, A NA LEJON TË JETOJMË NË SHQIPËRI PAS 21 QERSHORIT 2015Nga REXHEP SHAHU
NJERIU METALIKEsé nga QERIM SKËNDERAJ
NË PRISHTINË EDICIONI XIV I FESTIVALIT 'REMUSICA'
ILIR SHALA - KANDIDAT PËR DEPUTET NË PARLAMENTIN E ZVICRËS NË LISTËN E CVP

MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
MAQEDONIA FSHIN NGA EVIDENCA MBI 200 MIJË SHQIPTARËNga SHPËTIM POLLOZHANI*
KONGRESMENI AMERIKAN ROHRABACHER VIZITË NË TIRANË
RUSIA DHE KINA I FILLUAN USHTRIMET USHATARAKE DETARE
::| Kalendari
Janar 2025  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lart�]