E Enjte, 01.30.2025, 07:00pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SHQIPTARËT
 

SHQIPTARJA E SHENJTË ME PREJARDHJE KATOLIKE

Nga ALBAN VOKA


E Martë, 09.21.2010, 07:51am (GMT+1)

Jo Bijë e Maqedonisë është Nënë Tereza, por Shqiptare e shenjtë me prejardhje nga Maqedonia. Tekefundit, këtë e thot edhe vetë: Përmes gjakut dhe prejardhjes, jam shqiptare./ Nënshtetësia ime është indiane./ Jam një murgeshë katolike/ Përmes thirrjes sime, i përkas krejt botës/ Përnga zemra, i përkas tërësisht Jezu Krishtit.

Jo popujt apo fetë i kanë fajet por kungujt e tyre, njëri ndër ta duke qenë kryekungulli i kombit shqiptar që fshihet pas pseudonimit Tano Turku, për të pasuar pas tij udbashi i Beogradit Shefqet Krasniqi dhe një Krasniq tjetër që predikon islamin nëpër zyrat e Qeverisë. Informatorët e deridjeshëm të sigurimit komunist janë bërë infraktorët e sotëm të shtypit demokratik. Si qëndron puna me Nënën Tereze dhe dezinformatorët e Shkupit? Para disa vitesh qe mbushur deri në gërditje shtypi i Shkupit me sintagma afrikaniste kundër një kombi heronjsh. Kur e panë se edhe ne kemi vlera të larta të krishtërimit, shumë më të motshme e më të shenjta se të tyre, sllavët kurdisën gjithfarë planesh për të na i përvetësuar. Pasi ua vodhën vllehëve Qirilin dhe Metodin, madje edhe Pitu Gulin, pasi na e morën neve Shën Naumin, deshën edhe Nënë Terezën të na e përvetsojnë.

Po qe se analizohen shkencërisht faktet konkrete të antishqiptarizmit, del në shesh e vërteta se fajtorët më të mëdhenj në këtë kontekst, na dalin psikopatët e infektuar nga komplekset e ksenofobisë konfesionale, njëra palë me konotacione antiislame dhe tjetra me konotacione antikristiane. Edhepse krishtërimi e konsideron gënjeshtrën si mëkat, del një psikopat i Shkupit dhe hedh i pari gënjeshtrën gjoja se Nënë Tereza na qenka vllahe. Sikur të ishte e tillë, i pari që duhej të gëzohej për këtë fakt, do të ishte autori i këtij shkrimi, pronar i një përkatësie të përzjerë etnike e konfesionale.

Pas një serë shpifjesh shkupjane të kuzhinave panllaviste, del në sqenë redaksia e revistës bukureshtare Enciclopedia Personalitatilor, dhe boton para ca vitesh një portret për Nënë Terezën, duke e përsëritur gënjeshtrën e Shkupit, gjoja se ajo na qenka me prejardhje vllahe. As redaksia dhe as Bukureshti nuk kanë kurrfarë faji, por fajet vijnë nga kungujt e albanofobisë. Edhe Petru Vullkani i Manastirit ishte vllah, por ai na donte më shumë neve se sa sivëllezërit e vet. E botonte këtu, përgjatë Luftës së parë botërore, revistën Tribuna Albano-Română (1916). Vllah e kemi edhe Miho Argjirin e Shkupit, Pandi Bellon e Korçës, Robert Çollakun e Tiranës, Eli Farën e Shqipërisë, por për ta është e huaj ksenofobia konfesionale apo disponimi antishqiptar.

Mos paç punë me fajtorë, infraktorë dhe dezinformatorë! Jo Bijë e Maqedonisë është Nënë Tereza, por Shqiptare e shenjtë me prejardhje nga Maqedonia. Një sintagmë të këtillë e preferojnë bukureshtarët për monumentin e saj edhe në zemër të Bukureshtit. Gënjeshtarëve të Shkupit s'u shkon më kungulli mbi ujë, ngase me rastin e shenjtërimit të Saj, krejt bota filloi ta kuptojë të vërtetën se kemi të bëjmë me një nënë shqiptare. Këtë e konfirmoi para ca vitesh, edhe televizioni i Bukureshtit Realitatea TV, si dhe disa libra që u botuara për të në gjuhën rumune: Tereza e të varfërve (Renzo Allegri) dhe Tereza e Kalkutës, Lapsi i Zotit (Franca Zambonini), etj. Në faqen 140 të librit të tij, Renzo Allegri thekson se në vitin kur u lind Gonxhe Bojaxhiu, "Shkupi ishte një qytet shqiptar që i përkiste Vilajetit të Kosovës, i cili më vonë do të kalojë nën pushtimin e Jugosllavisë", duke shtuar në të njëjtën faqe se më 1919, babai i Gonxhes, "Nikolla Bojaxhiu vdes në moshën 46 vjeçare. Ishte këshilltar komunal i qytetit dhe militonte për lëvizjen e cila bashkimin e Shkupit me Shqipërinë, dhe ka gjasa të jetë likuiduar nga policia jugosllave".

Nëna Tereze ishte e vetëdijshme se të ndihmosh një njeri, don të thotë të afrohesh me engjëjt. Ajo zgjohej duke i dashur të tjerët, sidomos të varfërit. Ajo e ndjente se në thellësi të shpirtit të saj strukej një forcë magjike e cila e detyronte të dojë, të dojë e të dojë. Nëna Tereze dhe nëna tona, janë ata që dinë të zhvillojnë energji pozitive. Të them se u lind në vitin kur u lind edhe nëna ime, dhe u shua në të njëjtin vit, në të njëjtën moshë dhe në të njëjtin muaj kur u shua edhe nëna ime, druaj mos të dalë në sqenë ndonjë maskara e të më keqkuptojë, siç e keqkuptuan edhe Vitore Lekën, e cila kurrë nuk e ka krahasuar veten me këtë Nënë të Shenjtë, por e cila, së bashku me nënën time dhe nënat Tuaja, ka dhënë kontribut për t'i ndihmuar njerëzit me halle.

Për këtë Nënë të Shenjtë, shtypi bukureshtar ka botuar një serë artikujsh me vlerë, artikuj të denjë për një studim analitik. Ka qenë dy herë në Bukuresht dhe ka mbetur në memorjen e bukureshtarëve si një ikonë e shenjtë. "E njohur përmes emrit Nëna Tereze e Kalkutës, shqiptarja Agnes Gonxhe Bojaxhiu është gruaja më e njohur në botë", thekson Franca Zambonini në librin e saj. Duke përmbyllur portretin prej gjashtë faqesh për Gonxhe Bojaxhiun, periodiku bukureshtar Enciclopedia personalitatilor (nr.31), jep vargjet e Terezës së shenjtë, që ta përkujtojnë shenjtërinë e krishterë të stërgjysheve tona: Përmes gjakut dhe prejardhjes, jam shqiptare./ Nënshtetësia ime është indiane./ Jam një murgeshë katolike/ Përmes thirrjes sime, i përkas krejt botës/ Por përnga zemra, i përkas Jezu Krishtit.

 

 

ALBAN VOKA


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
GJUHA SHQIPE ËSHTË E BUKUR EDHE SI GJUHË ZYRTARE AMINISTRATIVO-SHTETËRORENga ADNAN ABRASHI (09.19.2010)
MARTIRËT E DEMOKRACISËNga RESHAT KRIPA (09.18.2010)
MUNGESAT DHE PROBLEMET E SHQIPTARËVE NË QYTETIN E MANASTIRIT (09.17.2010)
REBELI I PAPËRKULUR - QANI ÇOLLAKUKujtime nga NAUM PRIFTI (09.15.2010)
FATMIRA HAJDARI: AZEMIN E VRANË PËR LUFTËN E KOSOVËS (09.13.2010)
NACIONALISTI PREKË CALI - I FUNDMI I LUFTËS CIVILE NË SHQIPËRINga SEJDI BYTYÇI, New York (09.12.2010)
PESË ATENTATET NDAJ AZEM HAJDARIT (09.12.2010)
KUR VDES PËR TË VËRTETËN Nga dr. ALBAN DACI (09.11.2010)
REZOLUTA LEGJITIMON MENDIMIN E GJND-së (09.10.2010)
"VIJAT E KUQE" DHE "MOLLA E KUQE"Nga NEFAIL MALIQI (09.09.2010)



 
::| Lajme të fundit

80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
KËNGËTARJA BRITANIKE E SHTYN UDHËTIMIN NË HAPËSIRË
JUVENTUS DHE BARCELONA NË FINALEN EVROPIANE
POLAKËT PO PËRGATITEN PËR LUFTË
REPUBLIKA E KOSOVËS DHE REPUBLIKA E SHQIPËRISË - BASHKË NË KANË

80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PARULLA DASHURIE PËR KOSOVËN DHE SHKRIMTARI ZEJNULLAH RRAHMANINga REXHEP SHAHU
SHQIPTARËT E BASHKUAR NGRITËN FLAMURIN KOMBËTAR NË 'KËMBANËN E PAQES' NË ROVERETOFotoreportazh nga FLORIM ZEQA
VRASJA E POPULLIT DHE SHTETIT NË EMËR TË PUSHTETIT!-Apo çfarë (çka) ndodhi në Kumanovë...?!Nga AGRON SHABANI
NJË ITINERAR TRONDITËS POETIKShaip Beqiri: Hidra e mllefit / Hydra des Zorns, Limmat Verlag, 2014, ZürichNga ADEM GASHI
PAUL GAUGUIN - NJË UDHËTIM DREJT VENDEVE IDILIKEEkspozita e Fondation Beyeler propozon një nga ngjarjet kulturore pikante të vitit 2015
PërkujtimMARIAN TUNAJ - VEPRIMTAR I SHQUAR PËR LIRINË DHE PAVARËSINË E KOSOVËS
Ohridsky - UASHINGTONI BLLOKON LLOGARITË DHE PRONAT E POLITIKANËVE MAQEDONAS
NATO-ja DHE BE-ja JANË BASHKËFAJTORE PËR SITUATËN NË MAQEDONINga AUGUSTIN PALOKAJ
ERDOGAN NË TIRANË - TAKOHET ME NISHANIN

PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
PYETJA E VOGËLUSHES ZAMIRA JASHARI NGA KUMANOVA - NËNË, A VRASIN FËMIJË?
LIBRI ME POEZI TË ZGJEDHURA I  POETIT FASLLI HALITI, BOTOHET NË ROMË NGA SHTËPIA BOTUESE «EdilLet»Në përkthimin dhe redaktimin e poetit të shquar Gëzim Hajdari

Barometri diplomatikTRADHTARËVE NUK IU DORËZOHEN LETRA PËRSHPIRTËSE, AS PARALAJMËRUESE!Nga Prof. Dr. MEHDI HYSENI
BDI DEL SOT NGA QEVERIA - FUNDI I QEVERISË GRUEVSKI
ZËRI - EDHE NË KOSOVË MUND TË PËRSËRITET RASTI I KUMANOVËS!
VUÇIÇ MË 27 MAJ IA KTHEN VIZITËN RAMËS
PRISHTINA DHE SHKUPI BËJNË IDENTIFIKIMIN E TË VRARËVE

NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
PRESIDENTI ERDOGAN SOT VIZITON TIRANËN
TRI DORËHEQJE NË QEVERINË E MAQEDONISË
ALBUMI I PIKTORIT - 3 TABLO NGA HELIDON HALITI
TË RËNËT E KUMANOVËSPoezi promemoriale nga RRUSTEM GECI
PRESIDENTI PUTIN PRET SEKRETARIN KERRY NË SOÇI
MBYLLET AEROPORTI I PRISHTINËS - MENJËHERË PAS AKSIDENTIMIT TË HELIKOPTERIT TË EULEX-it
ZËRI I AMERIKËS - MBIZOTËROJNË PAQARTËSITË NË MAQEDONI

DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI

KRYEMINISTËR, A NA LEJON TË JETOJMË NË SHQIPËRI PAS 21 QERSHORIT 2015Nga REXHEP SHAHU
NJERIU METALIKEsé nga QERIM SKËNDERAJ
NË PRISHTINË EDICIONI XIV I FESTIVALIT 'REMUSICA'
ILIR SHALA - KANDIDAT PËR DEPUTET NË PARLAMENTIN E ZVICRËS NË LISTËN E CVP

MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
MAQEDONIA FSHIN NGA EVIDENCA MBI 200 MIJË SHQIPTARËNga SHPËTIM POLLOZHANI*
KONGRESMENI AMERIKAN ROHRABACHER VIZITË NË TIRANË
RUSIA DHE KINA I FILLUAN USHTRIMET USHATARAKE DETARE
::| Kalendari
Janar 2025  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
Ismail Kadare: Koha po punon për shqiptarët

 
VOAL
[Shko lart�]