VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - KRYQËZIMI NË TI VARRNjë poezi e shkruar para 20 vjetësh. Po e paraqes në përkujtim të 69-vjetorit të masakrës së TivaritNga RAGIP SYLAJ

                                                                                      

E Djelë, 05.19.2024, 03:18am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
ART KULTURË
 
KRYQËZIMI NË TI VARR
Një poezi e shkruar para 20 vjetësh. Po e paraqes në përkujtim të 69-vjetorit të masakrës së Tivarit
Nga RAGIP SYLAJ

E Martë, 04.01.2014, 08:38am (GMT+1)



Ju ishit bijtë e diellit
Që banonit në çerdhe rrufesh
Që marshuat mbi rrugë bajonetash
Dhe vallëzuat mbi krisma

Ëndrrat tuaja u mbushën pllanga gjaku
Në epokën e nekrofilisë
Ç'jua këputi hijen e dashurisë
Ju gulçua kënga e lirisë

Ju ishit mishi i grirë i Kosovës
Ju jeni afshi i nxehtë i tokës
Ju jeni dhembja dhe pikëllimi i kohës
Ju jeni jeta dhe pavdekësia
Jeni mallkimi dhe nostalgjia

Ju ende dremitni në çerdhe vetëtimash
Të mbuluar me re mllefi re klithmash
Gjaku juaj vetëtin flakë
Kujtimi juaj kjason gjak

Ç'është një hije që bredh mbi Tivar
Ç'hienë vallë atë e shqetëson
Ç'valle eshtrash hidhet mbi atë varr

Mbase kishit shpirt të pamortë
Bebëza engjëjsh kredhur në Tartar
Më zi se Krishti q'e pësoi në Kalvar
Ju gëlltiti ploja në Ti varr

(1994)

RAGIP SYLAJ


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
POR LETRA ISHTE LAGURNga SEJDI BERISHA (04.01.2014)
TË ZGJEDHURËSNga JOHANN WOLFGANG VON GOETHE (04.01.2014)
NGA TË SHKOJNga REXHEP SHAHU (04.01.2014)
DASHURIA E PARËNga CHARLES BUKOWSKI (03.31.2014)
PRANVERËNga FASLLI HALITI (03.31.2014)
FËMIJËT E SHKOLLËS SË FSHATITNga AGIM SPAHIU (03.31.2014)
ÇDO DITË DUKE LUAJTURNga PABLO NERUDA (03.30.2014)
BLLOKU IM Poetit Ali Podrimja (1)Nga SINAN KËRPAÇI (03.30.2014)
NGA PLISI I SHQYERNga ADEM ZAPLLUZHA (03.30.2014)
LETËR MIKESNga PËRPARIM HYSI (03.29.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 

 
VOAL
[Shko lartë]