VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

KUR RRIN ME ZANËN
Nga MUSTAFË RUGOVA

E Shtunë, 04.05.2014, 08:18am (GMT1)



Prape një Zanë mali m'del perballë:
-ku ke humb me thotë ti mor djalë?
 
Nguli kamte tash po i them vetit
e pranoj, m'dual vetja prej syretit
 
He m'thot Zana qite fjalen e burrit
E Mua më dridheshin leqet e gjunit!
 
As vet se dij qysh me erdhi fryma
e syte me shkrepnin si vetëtima
 
Syte e saj e te mijte u banë bashkë
...e muaren ngjyren e mendafshtë
 
I thash, (se s'mujta pa i thanë),
t'kam pa në anderr o moj Ti- Zanë
 
Dhe i thash... edhe do fjalë tjera
U zbut (e Mira) Zana, si perhera
 
Nje here zh'vleftësohet fjala mrekulli
Kur rrin me Zanën që shprazë dashuri.
              ------------------
-Nga Hollanda, 5 Prill 2014-
MUSTAFË RUGOVA


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.