VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve | ||||
VAJTIM (PER DJE!) Nga GJON MARKOKAJ E Shtunë, 04.05.2014, 09:40am (GMT1) As qeni të zotin Mirë nuk po e nje(h) Le te jenë keto vargje Si vajtim (per dje). ...! Malli i hyri në "brinin e dhisë", ishte kyçë n'magazina; të kooperativës..., Brigadieri, ishte fati i fëmijsë Paret ishin, ne "Banken Kyç" Administronte: "Treshja" e Partisë "Buke hibrit", domate turshi "Paçamurr", per fëmijtë... Djathtas burrat, - majtas gratë! Ne mëngjes heret te rradha e qumshtit Gjithçka ishte, me rracion..., "Si është ma zi" .." Njiqind gram", kafe për shtepi...., Tufzimi u krye: ...Tufizuam lopën Ne rrjetë pulat, .... i "burgosem"! Formuam, te ashtuquajturat: "Kooperativa, te Tipit Lartë" Modernizim Socialist Ata s' ishin per popull Pemet afer shtepive I shkulem, "rreth e rrotull"...., Mos m'u hëngër kokrrat! Bora s'përgjakej; qënet kocka, s'gjënin.., Derri n'kotec s'mahej, "kriminel e quanin"!.., S' kishte "pasterma"; s'met gja veq "shpirti"!... ...! As qeni të zotin Mirë nuk po e nje(h) Le te jenë keto vargje Si vajtim (per dje). ----------- -Nga USA, Prill 2014- GJON MARKOKAJ
|
||||
Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved. |