VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - NEPALI DHE AVIONËT ME TELEKOMANDË

                                                                                      

E Shtunë, 05.18.2024, 10:47pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
DOSSIER
 
NEPALI DHE AVIONËT ME TELEKOMANDË

E Djelë, 03.30.2014, 04:47pm (GMT+1)


Në Nepal, lufta kundër gjuetisë së kafshëve të rrezikuara po bëhet duke përdorur gjithnjë e më shumë teknologjinë e lartë. Zyrtarët tani po përdorin avionët e telekomanduar për të kontrolluar nga lart zonat që dyshohen për gjueti të paligjshme.

Kur është fjala për të ndjekur gjahtarët e paligjshëm kjo pajisje u bën shumë punë autoriteteve, sepse i ndihmon ta shikojnë nga lart zonën që duan të kontrollojnë.
Ky avion i telekomanduar nga toka, me kamerën e tij, u jep patrullave të pyjeve një pamje të rrallë të zonës, të cilën ata nuk do ta kishin patur nëse do ta kontrollonin atë duke ecur.

Teknologjia e re i ndihmon patrullat e këtij vendi të Himalajeve të vëzhgojnë edhe zonat e largëta ku është e vështirë të shkohet.

"Në këtë aeroplan pa pilot është vendosur një kamerë, e cila merr fotografi dhe video. Ajo regjistron çdo aktivitet që ndodh poshtë dhe kjo na ndihmon të marrin masa menjëherë," thotë  Madhav Khadka i Fondit Botëror të Botës Shtazore në Nepal.

Një aeroplan pa pilot është duke u përdorur këtu, në parkun kombëtar Chitwan, që është zonë e mbrojtur nga UNESCO-ja. Kjo zonë ndodhet një jug të kryeqytetit Katmandu dhe këtu jetojnë tigrat e njohur të Bengalit si dhe rinocerontë, që janë kafshë të rrezikuara.

Në vitin 2012 Fondi i Botës Shtazore zgjodhi Nepalin si rajon eksperimental për të luftuar gjuetinë e paligjshme me avionë të telekomanduar.

Ky lloj avioni ka një krah prej dy metrash dhe mund të fluturojë deri në 25 kilometra larg. Ai mund të qendrojë në ajër 45 minuta në një lartësi deri në 200 metra.
Ai telekomandohet me anë të teknologjisë GPS.

"Pasi e kemi ulur avionin, kontrollojmë fotografitë dhe videot e regjistruara në mikroprocesor dhe shikojmë se mos ka patur ndonjë aktivitet jonormal. Pastaj e dërgojmë informacionin aty ku duhet nëse kërkohen të merren masa", shpjegon Rupak Maharajan, i Parkut Kombëtar Chitwan.

Si rrjedhojë, statistikat tregojnë se nga viti 2009 deri në 2013, tigri i Bengalit është shtuar 63 përqind në numër.

Nepali është zotuar ta dyfishojë numrin e këtyre tigrave deri në vitin 2022. (za)

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Histori - Çfarë ka ndodhur me 30 mars?598 - AVAROSLLAVËT FILLOJNË DYNDJEN DREJT ILIRISË (03.30.2014)
NJË FSHAT I NDARË MES RUSISË DHE UKRAINËS (03.29.2014)
Histori - Çfarë ka ndodhur më 29 mars?1430 - MURATI II MERR QYTETIN BIZANTIN TË SELANIKUT (03.29.2014)
Histori - Çfarë ka ndodhur me 28 mars?37 - SENATI ROMAK EMËRON KALIGULËN PERANDOR (03.29.2014)
Histori - Çfarë ka ndodhur më 27 mars?196 para erës së re - PTOLEMEU V NGJITET NË FRONIN E EGJIPTIT (03.28.2014)
KOHA PËR UDHËHEQJEN AMERIKANEAvionë të telekomanduar dhe sanksione në vend të luftës. Obama i ka rivendosur piketat e politikës së jashtme amerikane (03.26.2014)
SPANJA NUK HEQ DORË NGA KATALONJAGjykata Kushtetuese spanjolle ndalon përpjekjet e Katalonjës për pavarësi. Por qeveria rajonale në Barcelonë nuk do të ndalet (03.26.2014)
Histori Çfarë ka ndodhur më 26 mars?1169 - SALADINI BËHET EMIR I EGJIPTIT (03.26.2014)
MISTERET E AVIONIT MALAJZIAN (03.25.2014)
Histori - Çfarë ka ndodhur më 25 mars?421 - THEMELOHET VENECIA, ME RËNIEN E KËMBANAVE NË ORËN 12:00 (03.25.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 

 
VOAL
[Shko lartë]