VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

SOFIA VERGARA NDËRRON MENDJE PËRSËRI

E Shtunë, 02.28.2015, 10:20am (GMT1)


Artistja më e paguar televizive Sofia Vergara kohë më parë për "Diesperta America" ka pranuar se nuk e planifikon të bëhet sërish nënë.

Ajo këtë e ka theksuar gjatë lidhjes së saj me Nick Loeb me të cilin ka qenë e fejuar.

Megjithatë, lidhja me Joe Manganiello është krejtësisht diçka tjetër, e këtë tashmë e ka dëshmuar edhe vet artistja.

Që kur është në lidhje me artistin e bukur me të cilin planifikon të martohet së shpejti, e ka ndryshuar mendimin.

"Po unë e kam djalin Manolo, që ka 23 vjet. Tash është bërë modë që të lindni në moshën mesatare. Më herët nëse keni lind në moshën 40 vjeçe keni qenë të çuditshëm", ka thënë artistja, transmeton Koha.net.

Sofia po ashtu ka zbuluar pse ka ndërruar mendjen rreth vendimit që të mos mbetet shtatzënë.

"Joe ka qenë i fascinuar me beben e motrës sime Veronica. Ai vërtet dëshiron fëmijë", ka thënë ajo.

"Ai është më i ri se unë dhe natyrisht se dëshiron fëmijë kështu që do të shohim se çfarë do të ndodhë. Nëse nuk ndodhë asgjë atëherë edhe kjo është në rregull", ka përfunduar artistja e bukur.
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.