E Djelë, 05.19.2024, 07:18am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
LULZIM BASHA - NË BRUKSEL SHKOHET ME OPOZITËN JO KUNDËR SAJ

E Enjte, 04.03.2014, 07:46am (GMT+1)


Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha deklaroi dje se opozita do të bashkëpunojë pa kushte për reformat e integrimit dhe avancimin e vendit drejt Bashkimit Europian ndërsa i kujtoi mazhorancës se në Bruksel shkohet me opozitën dhe jo kundër saj. I pranishëm në konferencën e parë ndërkombëtare të "Albanian Policy Center - Bashkëpunimi Trans-Atlantik për paqen dhe sigurinë në Ballkan - Axhenda shqiptare për integrimin në BE dhe NATO, Basha solli në vëmendje një fakt të rëndësishëm dhe jetik në arritjen e standardeve në procesin e anëtarësimit në BE, konsensusin pa kushte që opozita i ka ofruar sot mazhorancës për këtë proces, gjë që i mungoi, madje u bë pengesë në marrjen e statusit të vendit kandidat gjatë qeverisjes së PD. "Rrugën e kemi bërë besoj si opozitë, edhe më të lehtë. Besoj se, mësimin pozitiv të anëtarësimit në NATO e përkthyem në veprim me rastin e inaugurimit tonë si opozita e vendit, me rastin e inaugurimit të ish-opozitës si mazhoranca e vendit, ku vendosëm një standard të pacënueshëm për ne; zero kushte për integrimin e vendit në BE, mbështetje totale nga opozita ndaj mazhorancës, ndaj qeverisë, ndaj qytetarëve për çdo akt, masë dhe veprim që çon përpara procesin e integrimit europian të vendit. Në këtë pikëpamje, do të thosha që në kujtesën time kurrë nuk ka qenë e lehtë për anën tjetër, të kryejë me përpikmëri detyrat dhe të shtrijë dorën e bashkëpunimit, në mënyrë që në Bruksel të shkojmë së bashku, sepse në Bruksel, pavarësisht se je nisur për në selinë e NATO-s apo selinë e BE-së, mësimet e historisë na tregojnë se, shkohet me opozitën dhe jo kundër opozitës, me shtetin ligjor jo kundër shtetit ligjor, me parimet demokratike, me respektin për institucionet e pavarura dhe jo kundër tyre. Jam i sigurt, se në qoftë se e bëjmë këtë, dyert do të jenë të hapura, rruga do të jetë më e shkurtër, ndonëse punë do të kemi dhe punë do të na duhet të bëjmë shumë", deklaroi lideri opozitës. Kryetari i PD, ka kujtuar në fjalën e tij, vonesën në integrimin në BE dhe kjo, pasi klima e bashkëpunimit u flijua për hir të interesave afatshkurtra politike. "Rrugën e kemi bërë besoj si opozitë edhe më të lehtë. Besoj se, mësimin pozitiv të anëtarësimit në NATO e përkthyem në veprim me rastin e inaugurimit tonë si opozita e vendit, me rastin e inaugurimit të ish-opozitës si mazhoranca e vendit ku vendosëm një standard të pacenueshëm për ne. Zero kushte për integrimin e vendit në BE. Mbështetje totale nga opozita ndaj mazhorancës, ndaj qeverisë, ndaj qytetarëve për çdo akt, masë dhe veprim që çon përpara procesin e integrimit europian të vendit. Në këtë pikëpamje do të thoja që në kujtesën time kurrë nuk ka qenë e lehtë për anën tjetër të kryejë me përpikmëri detyrat dhe të shtrijë dorën e bashkëpunimit në mënyrë që në Bruksel të shkojmë së bashku. Sepse në Bruksel, pavarësisht se je nisur për në selinë e NATO-s, apo selinë e BE-së, mësimet e historisë na tregojnë se shkohet me opozitën dhe jo kundër opozitës, me shtetin ligjor jo kundër shtetit ligjor, me parimet demokratike, me respektin për institucionet e pavarura dhe jo kundër tyre. Dhe jam i sigurt, se në qoftë se e bëjmë këtë, dyert do të jenë të hapura, rruga do të jetë më e shkurtër ndonëse punë do të kemi dhe punë do të na duhet të bëjmë shumë", theksoi Basha.

Zbatimi i ligjit, respekt i panegociueshëm

Ruajtja e standardeve të arritura, të cilat bënë të mundur anëtarësimin e Shqipërisë në NATO është cilësuar nga Kryetari i PD, Lulzim Basha si e domosdoshme për qeverinë Rama-Meta edhe për rrugën e integrimit europian. "Mësimet e NATO-s që janë edhe sot e kësaj dite shumë domethënëse dhe realiste për të gjithë ne vendimmarrësit e politikë bërësit shqiptarë, duket se nuk u ndoqën me përparësi në rrugën e integrimit europian të vendit. Klima e nevojshme e konsensusit dhe e bashkëpunimit u flijua për hir të interesave afatshkurtra politike. Të famshmet tre ligje mbetën peng, derisa ishte tepër vonë për të fituar statusin. Nuk kërkohet më shumë se sa të tejkalojmë më të keqen e vetes, nuk kërkohet më shumë se sa të përqafojmë më të mirën e asaj që jemi dhe kemi demonstruar se jemi; konsensus politik, bashkëpunim për reformat e rëndësishme, ruajtje të standardeve të arritura dhe jo zhbërje e tyre, konsolidim i mëtejshëm i institucioneve dhe jo përpjekje për t'i zaptuar apo intimiduar ato, zbatim i ligjit, respekt i panegociueshëm për shtetin ligjor, mosdënim i demokracisë funksionale, i votës së lirë, i sistemit të kontrollit dhe balancave që Kushtetuta dhe sovrani ua ka bërë fare të qartë vendimmarrësve dhe politikë bërësve, pavarësisht se në çfarë pozite ndodhen, në mazhorancë apo opozitë, siç e përcakton vetë sovrani me rastin e zgjedhjeve", u shpreh kryetari i PD. Ai shprehu gatishmërinë e opozitës për mbështetje pa kushte të të gjitha reformave që afrojnë vendin me Bashkimin Europian.

Standardet e NATO edhe për integrimin në BE

Me anëtarësimin në NATO, shqiptarët lanë pas përgjithmonë dilemat ekzistenciale. "Një komb, i cili jo për dekada, por për shekuj ishte lëkundur dhe përkundur në ankthe ekzistenciale, tashmë i kishte dhënë fund këtij makthi, njëherë e përgjithmonë. 1 prilli i vitit 2009 nuk gjeti vetëm Shqipërinë tashmë me procesin e finalizuar të anëtarësimit në NATO, por gjeti edhe Kosovën të lirë, falë kontributit të NATO-s e tashmë edhe të pavarur. Anëtarësimi në NATO ktheu vendin njëherë e përgjithmonë në një nga vendet e sigurta të Europës, bëri të mundur që shqiptarët të gëzojnë së bashku me anëtarësimin në NATO edhe logon, brandin e të qenurit anëtarë të Aleancës, pra, një imazh dhe reputacion të përmirësuar, në raport me çdo faktor tjetër, në veçanti me faktorët ekonomikë, me investitorët e huaj, me vendet e huaja, me turistët e huaj. Kjo koinçidoi edhe në një periudhë ku kriza financiare globale kishte filluar intensifikimin dhe pasojat e saj u ndjenë në shumicën e vendeve anëtare të NATO-s, por tek ne pati një intensifikim të investimeve të huaja, një intensifikim të rritjes ekonomike, të eksporteve, të krijimit të vendeve të punës, të rritjes progresive të mirëqenies, të standardit të jetës", deklaroi Basha. NATO është një aleancë politike e vendeve që ndajnë dhe adhurojnë idealet e parimet e lirisë, demokracisë, të drejtave të njeriut dhe dinjitetit njerëzor. Për këtë arsye, sipas Bashës, pa guximin, vendosmërinë dhe kurajën për të realizuar reformat e domosdoshme, madje jetike do të ishte i pamundur finalizimi i këtij procesi. "Në këtë periudhë kohore, transformimet në 3 shtyllat kryesore të konsolidimit të shtetit ligjor dhe demokracisë funksionale, të luftës kundër krimit dhe korrupsionit dhe natyrisht në fushën e sigurisë dhe reformave ushtarake, njohën hapat më cilësore dhe më të qartë të 23 viteve të demokracisë shqiptare. Ishin rezultatet e këtyre reformave dhe jo thjesht reformat "˜a la-carte', mbështetja e fuqishme institucionale e mazhorancës, por edhe vullnetit për ta bërë këtë punë me opozitën, pra, me të gjithë faktorin politik dhe me të gjithë faktorët shoqërorë, që bindi aleatët tanë, që u dha argumente të mjaftueshme miqve dhe promotorëve të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, që mposhti qarqet kundërshtare, se s'mund të flasim për vende që e kundërshtuan Shqipërinë si anëtare të NATO-s, që bindi skeptikët, që provoi katërcipërisht kapacitetin dhe potencialin e një kombi të bashkuar rreth një vendimi, një objektivi, Shqipërisë në NATO", u shpreh Basha.

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
JONATHAN MOORE IU BËRI THIRRJE PARTIVE SHQIPTARE PËR BASHKËPUNIM - SHQIPËRIA SHEH SE EDHE BEOGRADI ME PRISHTINËN PO DIALOGOJNË (04.03.2014)
PRISHTINA REAGON - PENGMARRËSI I 'LUFTHANSA' NUK ËSHTË KOSOVARAutoritetet në Kosovë garantojnë se personi i identifikuar si Muslim Halili nuk është kosovar. Tri herë Prishtina ka refuzuar riatdhesimin e tij (04.03.2014)
AMNESTY INTERNATIONAL - KULTURË RACIZMI NË POLICINË GREKE (04.03.2014)
QEVERIA E KOSOVËS KËRKON NGA KUVENDI FORMIMIN E FAK-ut (04.02.2014)
GJYKATA PËR UÇK-në DO TË FUNKSIONOJË NË BRUKSEL, HAGË DHE PRISHTINË (04.02.2014)
KOSOVA BËHET GATI PËR NDESHJET ME TURQINË DHE SENEGALIN (04.02.2014)
SHPËRNDARJA E KUVENDIT TË KOSOVËS - NË PROCEDURË PAS DY JAVËSH (04.02.2014)
KOSOVARI 'MERR PENG' AVIONIN MYNIH-BUDAPEST, KËRCËNOI SJUARDESAT ME BRISK RROJE (04.02.2014)
Zëri i Amerikës, DITMIR BUSHATI - DUHET MË SHUMË VËMENDJE E SHBA-së NË BALLKANMinistri i Jashtëm i Shqipërisë komenton situatën në Ukrainë dhe implikimet në rajonin e Ballkanit perëndimor (04.02.2014)
Zëri i Amerikës - VIZITA E RAMËS NË GJERMANI (04.02.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]