VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

AMBASADA E SHBA, NJOFTIM PËR LAZARATIN - ËSHTË ZONË JASHTË KONTROLLIT, MOS U AFRONI

E Shtunë, 04.05.2014, 09:33am (GMT1)



Me anë të një njoftimi në faqen e saj të internetit, Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, i ndalon rreptësishtë të gjithë punonjësit e qeverisë Amerikane që jetojnë në Shqipëri, udhëtimin për në fshatin e Lazaratit në Gjirokastër.

"Lazarati njihet si një prej zonave të prodhimit më të madh të marijuanës në Europë. Në 2004-ën një ndërhyrje e policisë rezultoi në një betejë të vërtetë që çoi në shkatërrimin e Postës Policore në Lazarat. Në vitin 2012 policia tentoj të kontrollonte plantacionet e marijuanës, por u përballë me grupe të armatosura. Që në atë kohë zona është lënë jashtë kontrollit të ligjit dhe pa praninë e policisë, duke i dhënë mundësi trafikantëve që të lëvizin të lirshëm dhe të ndalojnë hyrjen e personave në fshat." thuhet në njoftimin e Ambasadës Amerikane në Tiranë.

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.