VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - ÇFARË NDODHI NË NËNTOR 1982 NË BURGUN E SPAÇIT ME REXHEP GOÇIN

                                                                                      

E Djelë, 05.19.2024, 02:50am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SHQIPTARËT
 
ÇFARË NDODHI NË NËNTOR 1982 NË BURGUN E SPAÇIT ME REXHEP GOÇIN
E Shtunë, 03.29.2014, 09:03am (GMT+1)


Rexhep Goçi

Rexhep Uk Goçi ka lindur në vitin 1937 në fshatin Òªerem të rrethit Tropojë. Rexhepi ka qenë i martuar me Bora Goçaj dhe kanë lindur 7 fëmijë: Perlatin (më i madhi), Esatin, Luanin dhe motrat Sadete, Valdete, Valbona dhe Servete. Rexhepi kishte arsim fillor dhe ka punuar në ndërmarrjen e gjeologjisë në Tropojë. Më 14.2.1975 arrestohet nga Sigurimi për agjitacion dhe propagandë kundër pushtetit popullor, parashikuar nga Neni 73/1 KP. Më 30.5.1975 Gjykata e Tropojës e dënon me 10 vjet heqje lirie. Më pas e dërgojnë për të vuajtur dënimin në kampin e Spaçit të Mirditës. Në vitin 1982 në muajin nëntor qeveria komuniste bën një amnisti për të burgosurit politikë. Në burgun e Spaçit përfitonin 373 apo 375 të dënuar, të cilët u liruan më 15 nëntor 1982. Të nesërmen, më 16 nëntor Rexhep Goçi do të jepte shpirt tek galeria 15/1 nga breshëritë e kallashnikovit. Ishte "rregull" i komandës që mbasi të vrisnin dhe të groposnin për rastin në fjalë, vend groposja ishte në Shpal të Mirditës. Pas vitit 1990 familjarët e Rexhepit interesohen dhe e zbulojnë vend groposjen, e marrin dhe e varrosin në vendin e lindjes ku pushon përjetësisht pranë të parëve të tij.

Kujtesë

Rreth viteve 70-të, në kupolën e krimit në Tiranë, diktatori po vazhdonte krimet e radhës. Në burgun e Spaçit vinin lloj-lloj informacionesh, ndoshta për t'i pasur ne si ushqim të shpresës. Në vitin 1982, natën e shtatëmbëdhjetë duke u gdhirë 18 dhjetori, në televizion u dha një lajm i gëzueshëm për ne: "Nga një krizë nervore, kryeministri i Shqipërisë, shoku Mehmet Shehu, vrau veten". Të gjithë të burgosurit përfshi dhe unë, u gëzuam shumë. Bisedonim nga dy e nga tre të gjithë të dënuarit, se komunizmi po e çonte drejt fundit ngrënien e pjellës së vet. Qeveria komuniste shpalli një amnisti për të burgosurit politikë dhe më 15 dhjetor 1982, në burgun e Spaçit, u liruan mbi treqindeshtatëdhjetë të dënuar. Në bazë të përllogaritjeve një i dënuar nga rrethi i Tropojës, Rexhep Uk Goçi, nuk përfitonte nga kjo amnisti, sepse kishte njëmbëdhjetë ditë më shumë sipas përllogaritjes së kartelistit të komandës.

Këta që u liruan ishin në brigada të ndryshme nga të pesë zonat e minierës, ku nën peshën e kamxhikut dhe torturave të tjera, si lidhje me hekura pranë shtyllës së betonit dhe shumë herë me duart e lidhura mbrapa, të lidhnin dhe një rrotë vagoni që peshonte vetëm në duart e lidhura. Kjo rrotë vagoni nuk takonte në tokë. Problem i padiskutueshëm ishte zona e dytë, ku nxirrej minerali i piritit nën temperaturën 40° 45° nxehtësi. E plotësuan brigadën aq sa duheshin për vagonatë e piritit.

Unë në atë kohë punoja në zonën e pestë dhe më kaluan në zonën e dytë bashkë me disa armatorë (punëtorët e mirëmbajtjes së galerisë quheshin armatorë). Kështu që midis disa të tjerëve ishte dhe Rexhep Goçi. Në kohën që do futeshim brenda në galeri dhe saktësisht në galerinë 15/1, e vjetër thërriteshe. Rexhepi do të punonte në këtë galeri siç thashë më sipër, armator dhe merr një mjet që quhej "karrotrupe" për të marrë disa trupa betoni jo shumë larg grykës së galerisë 15/1. Në të djathtë të kësaj galerie, gati 200-300 metra larg, ishte rrethimi dhe një karakoll nga jashtë tre rrethimeve me tela me gjemba, që vegjeton  natë-ditë ushtari me automatik në dorë. Duhet të sqaroj një gjë për lexuesin që nuk ka dëgjuar për këto që po rrëfej. Në qoftë se ushtari vriste një "armik" (të burgosur politik), shpërblimi i parë ishte pesëmbëdhjetë ditë leje dhe patjetër dhe një dekoratë dhe kur do mbaronte ushtrinë, komanda i vishte policë po në kamp. Në brendësi të hapësirës nga rrethimet e 20-25 metra larg galerisë, ishin vendosur disa tabela në formë trekëndëshash (prej hekuri), që i dënuari nuk duhet të kalonte dhe as të afroheshe. Rexhepi, disa metra larg këtyre tabelave, po ngarkonte trupat e betonit për t'u futur në galeri. Në këtë kohë u dëgjua ulërima e automatikut, ne shtangëm të gjithë sa ishim nga frika. Sapo u dëgjua zhurma vdekjeprurëse, polici doli e i thërret ushtarit: "Ç'bëre more, ndaloje zjarrin". Ndërkohë Rexhepi ra në një brinjë me trupin e betonit në prehër dhe me një zë gati në fikje foli: "Ç'më bëre more ushtar, më vrave, m'i le fëmijët rrugëve, kam një qerre me fëmijë. Oh Zot, pse, pse kështu me mua, mirë që s'më liruat, po pse më vratë? Ah, fëmijët mbetën jetimë". Gjaku dalëngadalë po skuqte rrobat e pista nga piriti, vari kokën mënjanë dhe nuk u ndje më. Polici qëndronte në këmbë, pranë kufomës duke na ulëritur neve: "Futuni brenda, futuni brenda". Për tetë orë rresht, ulur në cepin e galerisë e pa folur asnjë fjalë me njëri tjetrin, të ndriçuar nga llamba karbitit e cila lëshonte një flakë të verdhë, duke lëvizur sa majtas djathtas. Mbas disa orësh mbërriti prokuroria e Rrëshenit për të bërë formalitetet e për ta lejuar komandën të bënte groposjen e radhës në një buzë përroi që thërriteshe Shpal.

Aty ku e prisnin shokët, të vrarë e groposur më parë. Ndërsa fëmijët u rritën jetimë nën praninë e dhimbjes e urisë. U rritën e u martuan e mbas vitit 1990, Perlati dhe gjashtë fëmijët e tjerë bashkë me fëmijët e tyre (nipërit e mbesat e të ndjerit Rexhep), nisën ashtu me kokë mënjanë, të heshtur drejt luginës së shkretë e majave të rrjepura nga erozioni, të Spaçit. Drejt kësaj skëterre që mbante të fshehur në barkun e tokës së djegur babanë e tyre. Gjithsesi ata e prisnin të kthehej i gjallë, më i plakur e i thinjur, i dërmuar nga jeta dhe fati që e ndëshkoi aq rëndë. Megjithatë dhe ato pak eshtra që kanë mbetur pa u tretur po udhëtojnë të pushojnë në vendlindje. Edhe pse po të shohësh mbrapa sheh vetëm trishtim, jeta vazhdon... .

Pushofsh në paqe, o miku im i halleve e vuajtjeve!

E megjithatë unë u ktheva i gjallë. Qetësi, qetësi e mjerim.

 

 "NË EMËR TË POPULLIT"

Gjykata e Rrethit të Tropojës e përbëre nga: Shefqet Muci Kryetar Imer Sokoli anëtar Kadire Ismailaj anëtar me sekretare Vera Doçin dhe pjesëmarrjen e prokurorit Kristaq Ngjela, shqyrtoi në seancë të hapur gjyqësore të datës 29 e 30 maj 1975 në Òªerem çështjen penale Nr.69, që u përket të pandehurve;  1 REXHEP GOÒªI, i biri i Ukës dhe i Fatimes, i datëlindjes 1937, lindur e banues në Òªerem, me origjinë shoqërore fshatar i mesëm, dhe me gjendje punëtor, me arsim fillor, pa imunitet, pa parti, i padënuar më parë, i arrestuar më 14.2.1975. Gjykata, pasi përfundoi hetimin gjyqësor, pasi dëgjoi prokurorin që kërkoi deklarimin e të pandehurve fajtorë sipas akuzës dhe të dënohet i pandehuri Rexhep Goçi me 10 vjet heqje të lirisë, ndërsa i pandehuri Òªelë Goçi me 7 vjet heqje të lirisë, pasi dëgjoi edhe fjalën e mbrojtjes dhe të fundit të të pandehurve në të cilën kërkuan; i pandehuri Rexhep të dënohet sipas ligjit dhe i pandehuri Òªelë drejtësi.



Veren

I pandehuri Rexhep Goçi që në rini të tij ka ushqyer urrejtje për pushtetin popullor, pasi rrjedh nga një familje me qëndrim të keq politik. I ati është dënuar për krim kundër shtetit tonë të demokracisë popullore. Këtë urrejtje i pandehuri Rexhep ja ka ushqyer e mbajtur të gjallë edhe të kushëririt, të pandehurit Òªelë Goçi. Të predispozuar për t'iu kundërvënë fitoreve madhështore të revolucionit socialist në RPSH, vijës marksiste-leniniste të Partisë sonë.

GJYKATA E RRETHIT TROPOJË SHKURTIM VENDIMI

Me vendimin Nr.65 datë 30.5.1975 të gjykatës rrethit Tropojë Rexhep Ukë Goçi është dënuar me 10-dhjetë vjet heqje lirie për krimin e agjitacionit e propagandës kundër pushtetit popullor.



TELEGRAM

Me lot në sy me hidhërim në zemër marrim pjesë në vdekjen e parakohshme te Rexhepit tone të Dashun. Majuni si burrat duajeni dhe ndihmoni njeri tjetrin

Tuajt për jete  Sadri Sokoli  Fetulla Gashi

Ky është telegrami i kobshëm që  tre ditë më vonë, u bëjnë familjes së Rexhep Goçit dy miqtë e burgut. Dymbëdhjetë vjet më vonë, njëri nga këta dy miq të burgut, Sadri Sokoli, do pësonte të njëjtin fat në revoltën e Qafë-Barit, më 22 maj 1984.


(dita)
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Fosilet e Rankovicit dhe UDB-se apo, KU PO TË DHEMB ORE 'AKADEMIK' AGRON GASHI!Nga AGRON SHABANI (03.29.2014)
PSE U VRA TRIMI I DRAGOBISË?!Në 70 vjetorin e permbytjes së Shqipnisë...Nga FRITZ RADOVANI (03.28.2014)
GËRVENI, SHTETI I SË DREJTËS DHE MARRËVESHJA E DETITNga BESNIK BAKU, PhD në të Drejtën Ndërkombëtare (03.28.2014)
Nga mërgimi apo:TË FALA NGA 'KOSOVA SOT'!Nga AGRON SHABANI (03.27.2014)
NEPOTIZMI TEK MAXHORANCA - DJALI I BRAHOS, RUÇIT E FINOS EMËROHEN DREJTORË TEK ANTANga ARTAN SHAHINI (03.27.2014)
FJALORI BRUTAL NË PARLAMENT - DEKADENCË KULTURORENga ARBEN BRAÇE (03.26.2014)
In memoriamUNË, NE, PRISHTINA, KOSOVA PA DR. GANI DEMOLLINNga Don LUSH GJERGJI (03.25.2014)
'SHTËPIA E KOSOVARËVE' NË VLORË - LIDHJA E VLONJATËVE ME ISA BOLETININ (Dossier) (03.25.2014)
ALEKSANDËR MEKSI - PD 22 VJET PAS 22 MARSIT (Intervistë) (03.24.2014)
VDIQ  DR.  PJETER  PEPANga FRITZ RADOVANI (03.24.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
Ismail Kadare: Koha po punon për shqiptarët

 
VOAL
[Shko lartë]