Voal-online - Zvicra nuk ka ndërmend ta denoncojë Konventën Evropiane të të
Drejtave të Njeriut, siç kërkonte një akt parlamentar i Toni Brunnerit, pas dy
vendimeve të Gjykatës së Strasburgut negative për Konfederatën, lidhur me
përzënien e një shpërndarësi nigerian droge dhe normave për vetëvrasjen e
ndihmuar.
Nëse do të hiqte dorë nga Konventa, Berna do të humbte besimin dhe do të
përjashtohej nga Këshilli i Evropës. Katalogi i të drejtave themelore do të
mbetetj gjithsesi në fuqi, shpjegon Qeveria në përgjigjen e saj dhënë kryetarit
të SVP. Kjo e fundit, për t'ia arritur qëllimit, mundet të ndërmarrë një
iniciativë popullore. Të vjen keq për faktin se gjykatësit ia diktojnë gjithnjë
e më shumë legjislacionin Parlamentit dhe popullit helvet.
Shifrat në duart e Këshillit Federal megjithatë japin një përshtypje tjetër:
Strasburgu nga viti 1974 në vitin 2012 është ftuar të japë gjykimin në 5'502
raste që i përkasin Zvicrës, nga të cilat iu është dhënë e drejtë vetëm 87
rasteve, pra 1,6% të tërësisë.