VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve | ||||
OLIVER IVANOVIC DHE KATËR TË TJERË AKUZOHEN PËR KRIME LUFTE DHE VRASJE E Martë, 08.12.2014, 08:07pm (GMT1) Misioni i Bashkimit Evropian për sundimin e ligjit bëri të ditur se është ngritur aktakuzë për krime lufte dhe vrasje ndaj pesë personave në gjykatën themelore në Mitrovicë. Në një njoftim thuhet se njëri nga të pandehurit akuzohet për nxitje për të kryer krime të luftës në prill të vitit 1999. Po ashtu, ai dhe një i pandehur tjetër akuzohen për nxitje në bashkëkryerje për të kryer veprat e vrasjes së rëndë dhe tentim të vrasjes së rëndë në shkurt të vitit 2000. Tre të pandehurit e tjerë akuzohen për veprat e vrasjes së rëndë dhe tentim vrasjes së rëndë në shkurt të vitit 2000. Ndonëse nuk është publikuar zyrtarisht identiteti i të akuzuarve, në mesin e tyre edhe politikani lokal serb Oliver Ivanoviç. Ai po mbahet në paraburgim që nga janari këtij viti kur qe arrestuar nën dyshimet për krime lufte kundër civilëve të kryera në prill të vitit 1999 dhe nxitje të të tjerëve për kryerjen e veprave penale, vrasje apo lëndime të rënda trupore, të cilat janë kryer në shkurt të vitit 2000 në veriun e Mitrovicës, kur dhjetë shqiptarë kishin humbur jetën gjatë trazirave në atë zonë. Oliver Ivanoviç, i cili është përfshirë në politikë që nga përfundimi i luftës në Kosovë, në zgjedhjet për pushtetin komunal të vitit që lamë pas, ishe kandidat për postin e kryetarit të komunës së veriut të Mitrovicës. www.voal-online.ch
|
||||
Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved. |