VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve | ||||
BREGDETI JUGOR DO TË RREGULLOHET ME KONKURS NDËRKOMBËTAR E Shtunë, 08.16.2014, 06:40am (GMT1) Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama bëri të ditur se "në shtator do të çelet konkursi ndërkombëtar për bregun e Himarës së Re dhe për rehabilitimin e fshatrave të saj të bukur". Kështu ka shkruar ai përmes një postimi që ka bërë në profilin e tij në Twitter. Aty ai ka treguar gjithashtu se "pas projektit të Vijës Bregdetare te Vlorës së shpejti do të bëhet edhe konkursi për projektin e integruar Vija Bregdetare e Orikumit-Parku Kombëtar i Llogarasë". E disa ndjekës të tij i kanë kërkuar atij se çfarë ka në plan për veriun. www.voal-online.ch
|
||||
Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved. |