VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

ÇMIMET OSKAR - FILMI POLAK 'IDA', FILMI MË I MIRË I HUAJ

E Hënë, 02.23.2015, 09:36am (GMT1)



Filmi polak "Ida" e ka fituar çmimin Oskar për filmin më të mirë në gjuhë të huaj në ceremoninë që është mbajtur në Los Angeles.

I drejtuar nga Pawel Pawlikowski, filmi bardh e zi tregon ngjarjen e një murgeshe në vitin 1962, e cila mëson se është një jetime çifute.

Filmi "Ida" e ka mundur filmin rus "Leviathan".

Filmi më i mirë gjatë ndarjes së çmimeve Oskar është shpallur filmi "Birdman".

Ceremonia e 87-të e ndarjes së çmimeve Oskar është mbajtur në teatrin Double në Hollywood të Shteteve të Bashkuara.rel
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.