VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

FILMI BIRDMAN - FITUES I ÇMIMIT OSKAR

E Hënë, 03.02.2015, 09:32am (GMT1)



Filmi Birdman i regjisorit Alejandro Gonzalez Inarritu, mori dy çmimet më të larta të Oskarit në ceremoninë e Akademisë të djelën atë për filmin më të mirë dhe për regjisorin më të mirë. Filmi trajton botën e aktorëve, popullaritetin e tyre të shkurtër, dhe egon e tyre të brishtë. Inarritu e vë theksin gjithashtu tek kritikët që fryjnë artificialisht  njerëzit e famshëm ose përpiqen t'i shkatërrojnë ata.

Riggan Thomson, luajtur nga Michael Keaton, është një yll i harruar kinemaje që u bë i famshëm 20 vjet më parë për rolin e superheroit në serialin Birdman. Tani Riggan e dëshiron respektin. Ai bën plane për rikthim në Broadway.

Riggan punëson Mike, një actor të respektuar në Broadway, për të luajtur kundërshtarin e tij, por të dy krijojnë një marrëdhënie plot kontradikta.

Disa ditë para premierës, Riggan ndihet i thyer. Kritikët e kanë sulmuar keq.Aktorët fillojnë të zihen. Shpenzimet e regjisë rriten. Vajza e tij që sapo ka dalë nga rehabilitimi për drogë, e refuzon të atin dhe i shton dyshimet tek vetja.

Alejandro Gonzalez Inarritu ((pron: in-YA-ree-too)) e rrëfen historinë përmes Rigganit, duke vënë në pikëpyetje identitetin e tij dhe duke kërkuar me dëshpërim miratim nga një botë me vlera të ndryshme.

Michael Keaton përpiqet të gjejë një balancë në rolin e personazhit Riggan Thomas që lëkundet mes një bote reale dhe sureale.

Ed Norton interpreton Mike, një aktor sa arrogant aq edhe i pasigurtë, ndërsa Emma Stone vajzën e zemëruar të Rigganit, Sam. Por elementi më impresionues në film është rrjedhshmëria e tij. Kalimi i padukshëm nga njëra sekuencë në tjetrën na sjell një rrëfim mjaft të rrjedhshëm të ngjarjeve dhe shikuesi nuk ndien pushim brenda krizës që shpaloset.

"Jeta jonë është një sekuencë e vazhdueshme. Ngrihemi në mëngjes dhe pastaj jemi gjithë ditën me një kamera të lëvizshme nga e cila nuk ndahemi dot."

Prandaj, thotë Inarritu, aktorët duhet të ishin të përgatitur mirë.

"Nuk ka asgjë të improvizuar. Çdo gjë ishte absolutisht e studiuar, e programuar. "

Filmi rrjedh pa pengesë pa asnjë pushim me ritmin e jetës.
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.