VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve | ||||
GJERMANIA PARASHIKON DYNDJE TJETËR AZILANTËSH NGA SHQIPËRIA E Enjte, 05.07.2015, 02:15pm (GMT1) Hamburg, 7 maj - "Shqiptarët nuk kanë asnjë shans për azil në Gjermani. Megjithatë ata largohen turma- turma nga vendi i tyre". Kështu shkruan e përditshmja e njohur gjermane, Welt, që ka parë një raport të Zyrës Federale për Emigrantët. Raporti thekson se deri më tani nuk ka ndonjë tregues për rënien e trendit. "Për shkak të situatës së pandryshueshme të vështirë ekonomike dhe sociale në Shqipëri, presim që edhe në të ardhmen të vazhdojë vala e lartë e emigrimit", thuhet në raport. Pikërisht për kësaj tendence, kjo zyrë ka rritur parashikimin për numrin e azilkërkuesve deri në 450 mijë. Deri tani parashikimi ishte për 300 mijë. Sipas të dhënave, që akoma nuk janë të plota, 20 mijë shqiptarë kanë kërkuar azil. Qëllimi i Gjermanisë është që Shqipëria të shpallet një vend i sigurt origjine, për të përshpejtuar largimin e azilkërkuesve. www.voal-online.ch
|
||||
Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved. |