VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve | ||||
VUÇIÇ PARALAJMËRON NDRYSHIME KUSHTETUESE E Premte, 05.08.2015, 01:56pm (GMT1) Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë për të përditshmen The Wall Street Journal, se është "duke shqyrtuar mundësinë e ndryshimeve kushtetuese deri në fund të vitit 2017, në të cilat do të mund të përfshihej heqja e përcaktimit të Kosovës si pjesë e Serbisë". "Duhet të jemi shumë të sinqertë me popullin tonë për opsionet e ndryshme. Dhe populli i Serbisë duhet ta thotë fjalën e fundit", ka thënë Vuçiq, gjatë një interviste për WSJ. Në këtë intervistë, kryeministri serb i ka cilësuar "tallje" propozimet e qeverisë së Kosovës që përfaqësuesve të komunitetit serb t'u ofrojë "pushtet sipërfaqësor". Zoti Vuçiq ka folur edhe për integrimet evropiane, ndërsa gazeta konstaton se përparimi drejt këtij rrugëtimi ka qenë i ngadaltë. "Nuk ka kthim prapa", tha Vuçiq për përpjekjet e Serbisë drejt integrimeve evropiane. "Kam edhe unë zhgënjimet e mia personale dhe politike, në raport me Bashkimin Evropian". "Por, detyra ime është të kujdesem mbi çështjet e rëndësishme strategjike të këtij shteti", ka thënë Vuçiq, duke shtuar se këtë mesazh ka jo vetëm për Washingtonin e Brukselin, por edhe për Moskën. Tekstine plotë të së përditshmes WSJ në gjuhën angleze mund ta lexoni këtu. (rel) www.voal-online.ch
|
||||
Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved. |