VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

IMPAKTI POZITIV I SHQIPËRISË

Nga MARK FITZGERALD


E Hënë, 06.07.2010, 10:58am (GMT1)

Teksa i afroheshim Hotelit "Tirana International" vetëm pak kohë më parë, kisha një bindje tjetër kështu që besoj se nuk do të ofendoheni nëse harxhoj vetëm pak kohë për të folur rreth kësaj liste të gjatë. Në një ditë kur ne festojmë progresin drejt paqes, sa bukur është që gjithashtu fluturojmë drejt një aeroporti që mban emrin e një prej figurave më inspiruese të paqes në histori dhe gjithashtu të një mikeshe shqiptare si Nënë Tereza.

Kjo grua e mrekullueshme ka qenë e aftë të sjellë aq shumë paqe dhe dashuri në botë nëpërmjet mjeteve më të theshta... një pjatë me oriz dhe dy krahë të hapura për të varfërit e shumë vendeve.

Ajo themeloi Misionerët e Bamirësisë vetëm me 12 anëtarë dhe është një koincidencë interesante fakti që edhe NATO është themeluar në fillim vetëm me 12 anëtarë. Ngjashmëritë nuk përfundojnë me kaq. Të dyja këto organizata janë zotuar që të ndihmojnë të tjerët në nevojë. Megjithatë, misionerët e saj u zotuan të ndihmojnë të tjerët ndërkohë që jetonin gjithashtu në varfëri.

Në vitin 1979, asaj iu dha Çmimi Nobel i Paqes për punën e kryer në luftën e saj kundër varfërisë dhe vuajtjes, të cilat janë edhe kërcënime madhore për stabilitetin. Dhe, të kapërcejë sfidat drejt stabilitetit është një qëllim kryesor i NATO-s.

Në vitin 1982, gjatë kulmit të Rrethimit të Beirutit, Nënë Tereza shpëtoi 37 fëmijë të zënë në kurth në një spital që ndodhej në vijën e parë të fronit, duke përfituar nga një armëpushim i përkohshëm ndërmjet ushtrisë izraelite dhe guerrilave palestinezë. E shoqëruar nga punonjësit e Kryqit të Kuq, ajo udhëtoi mespërmes zonës së luftës drejt spitaleve të shkatërruar për të shpëtuar pacientët e rinj.

Ju duhet vetëm të mbyllni sytë për një moment që të imagjinoni një skenë të tillë. Sot 4.500 anëtarët e urdhrit të saj vazhdojnë të njëjtin mision me ndihmën e mbi 1 milion bashkëpunëtorëve dhe biliona donatorëve në më shumë se 100 vende dhe 500 misione. Si mund të ishte e aftë një grua e një fiziku aq të vogël dhe një prezence aq modeste të krijonte dhe të përhapte kaq shumë paqe nëpër botë me kaq shumë pak mundësi? Sot, teksa ndodheshim shumë afër aeroportit, nuk mund të mendoja tjetër përveçse ajo ishte një individ i jashtëzakonshëm dhe unik, por ideja e saj për të përhapur paqen në botë duhet të jetë një ide e rrënjosur thellë edhe zemrat e të gjithë shqiptarëve.

Me të njëjtin vizion të paqes, aftësia e Shqipërisë për të ndihmuar në eksportimin e paqes drejt kombeve të tjera në nevojë, është po aq mahnitëse. Do të doja shumë që të mund t'i përgjigjeshim këtyre nevojave me një pjatë orizi por ndonjëherë, të sigurosh një ambient të sigurt dhe të qetë kërkon metoda më aktive.

Si pjesë e ISAF-it në Afganistan, Shqipëria (250) bën diferencën çdo ditë në Kabul dhe në provincën e Heratit. Në Kosovë (13) Bosnje Hercegovinë (2), Shqipëria po jep ndihmën dhe kontributin e saj të çmuar në promovimin e një stabiliteti dhe sigurie më të madhe ballkanike dhe rajonale. Impakti pozitiv që Shqipëria ka patur në rajon dhe në vendet e largëta gjithashtu është i mahnitshëm dhe është gjithashtu testamenti i vizionit që ne të gjithë ndajmë, për të patur një botë më të sigurt dhe të begatë.

Këto akte heroike ndihmojnë që të theksohen arritjet e misionit që sot jemi mbledhur të nderojmë. Gjatë dekadës së fundit, kjo organizatë ka ndihmuar shqiptarët dhe Shqipërinë që të kuptojnë qëllimet e saj për t'u bërë anëtare e NATO-s dhe ka asistuar në themelimin e një Qendre Koordinimi dhe Mbështetjeje që ndihmoi në transformimin e Shqipërisë drejt një ushtrie profesionale, bashkë me shumë iniciativa të tjera për sigurinë dhe stabilitetin e Shqipërisë.

Teksa ju vazhdoni të ecni përpara, Shtabi jonë i Përgjithshëm do të vazhdojë të asistojë zhvillimin e Planit Strategjik dhe Programit të Modernizimit të Forcave Shqiptare, ASOC-së dhe Koncepteve të Menaxhimit Ajror bashkë me mbështetjen e vazhdueshmë që do t'i ofrojmë insititucioneve politike të vendit në perfeksionimin e Legjislacionit të Mbrojtjes për të përmbushur të gjitha kërkesat e anëtarësimit në NATO dhe qëllimet e saj kryesore.

Teksa udhëtoni me bindje në NATO, të tjerët do të vazhdojnë të kthehen nga ju për t'iu ofruar mbështetje dhe për t'iu udhëhequr drejt arritjeve së ambicieve të NATO-s. Ndërkohë që ka ende punë për të bërë, unë e konsideroj mbylljen e sotme si një shenjë e qartë e progresit të madh të bërë dhe e besimit të fituar nga lidershipi i këtij kombi dhe nga ushtria.

Lidershipi dhe vizioni juaj kanë patur një impakt të fortë dhe pozitiv në jetën e të gjithë burrave dhe grave që iu mbështesin dhe në jetën e njerëzve të Shqipërisë.

-

Mark Ficxherald është Komandant i Komandës së Forcës së Bashkuar të NATO-s, në Napoli

 

Përgatiti KLARITA BAJRAKTARI


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.