VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

VRANË PAMËRSHIRSHËM ANKOHEN PËR USHQIMIN
KRIMINELËT E BALLKANT QË NË HAGË KREKOSEN SI KLIENTË HOTELESH
Nga DOREEN CARVAJAL, THE NEW YORK TIMES

E Martë, 06.08.2010, 05:54pm (GMT1)


Vranë pa mëshirshëm, ankohen për ushqimin

Doreen Carvajal (New-York Times)

Kriminelët e Ballkanit që në Hagë krekosen si klientë hotelesh



Falë vizitave bashkëshortore, disa të ndaluar janë bërë sërish baba, duke përfshirë edhe një gjeneral serb dhe Z. Taylor, 62 vjeç, i cili u bë me vajzë në muajin shkurt.

E para për të cilën u caktuan fonde të udhëtimit për tërë familjen, në vitin 2006, ishin gruaja dhe pesë fëmijët e Thomas Lubanga Dyilo, 49 vjeç, një ish-udhëheqësi rebel nga Republika Demokratike e Kongos, ish Zaire, i cili është akuzuar për skllavërimin e fëmijëve ushtarë, të cilët u detyruan të përdhunonin, vrisnin dhe plaçkitnin. Gjykata pagoi më shumë se 16 mijë dollarë shpenzime për të mbuluar fluturimin nga Kinshasa, dy dhoma hoteli për 15 net, sigurim të përkohshëm mjekësor, pasaporta dhe pagesat e vizave dhe pagesë ditore për "kompensim të dinjitetit" prej 24 dollarë për të rriturit dhe 12 dollarë për fëmijët.


Zyrtarët e Gjykatës dhanë edhe rrobat e dimrit dhe një dado për fëmijët gjatë vizitave të çiftit. Dy vjet më vonë, armiku i vjetër i z. Lubanga, Mathieu Ngudjolo Chui, 39 vjeç, kërkoi para për vizita tri herë në vit për gruan e tij dhe gjashtë fëmijë. Z. Ngudjolo është akuzuar për një masakër në fshatin Bogoro në të cilën ushtarët e tij dogjën të gjallë rreth 200 vetë. Kur regjistri civil i gjykatës kërkoi të ulen shpenzimet për vizitën e radhës për të afërmit e z. Ngudjolo, ajo nuk pati sukses pasi apeli tha se " duhet respektuar të drejtën e fëmijëve të tij për të vizituar babanë e tyre. "Buxheti për udhëtimin e familjes së tij për këtë vit është 26 mijë e 180 euro. Në ditën e pensionimit të tij në muajin mars, kryetari i gjykatës, Philippe Kirsch, një ish diplomat kanadez, pohoi të drejtën për pagesa të udhëtimit për z. Ngudjolo, duke thënë se administratorët i kishin shqyrtuar financat e tij dhe se "asetet e tij janë të mjaftueshme vetëm për të mundësuar që t'i përmbushë detyrimet në ngarkim të tij". Një nga donatorët e mëdhenj të gjykatës, Italia, ka kontestuar Z. Kirsch sa ai ishte në detyrë, duke thënë se nuk ka bazë ligjore.


Ministri i Punëve të Jashtme i Francës ka mbështetur kolegun e tij italian duke thënë se "nuk ka asnjë arsye për të financuar vizitat familjare për të burgosurit me buxhetin e gjykatës dhe se kjo mund të shkojë shumë larg, sidomos kur koncepti i varfërisë për gjykatën është i paqartë". Stephen Rapp, ambasadori i SHBA-të-avokati kryesor për çështjet e krimeve të luftës, jep alternativa të tilla si telefonata, video-konferenca, të cilat tashmë po merren në konsideratë. Shtetet e Bashkuara janë donatori kryesor për Gjykatën Speciale për Sierra Leone, ku Z. Taylor është duke u gjykuar. "Këto janë çështje të ndjeshme," thotë z. Rapp. "Ne duhet të sigurohemi se ata trajtohen në mënyrë humane sipas standardeve ndërkombëtare, por nëse ne duhet të shkojmë në këtë nivel kur krejt familja të fluturojë për mijëra kilometra, atëherë është shumë më tepër e dyshimtë. Unë preferoj një tjetër qasje praktike". Mbështetësit e gjykatës thonë se vendimi është marrë jashtë kontekstit. "Mesazhi ynë është të mos bëjmë marrëveshje në lidhje me këtë," tha Cecilia Nilsson, e cila drejton seksionin ligjor për Koalicionin për Gjykatën Penale Ndërkombëtare, një rrjet i grupeve të 2 mijë e 500 organizatave. "Këto nuk janë shumë para. Kjo është pjesë e lumturisë së mbajtjes së të ndaluarve apo unë nuk e di fjalën menaxhimi i të burgosurve. Gjykata është ende shumë e re dhe vendimi ishte vetëm nga një rast.


Debati ka arritur në një tjetër shkallë- nëse duhet paguar për vizita jo vetëm për të akuzuarin, por edhe për të dënuarit për krime të luftës. Gjykata Speciale për Sierra Leone është duke marrë parasysh se për ata me dënim të gjatë, burgun ta vuajnë në Ruandë. "Po, ata kanë kryer krimet, por a është qëllimi për t'i riintegruar ata të kthehen në shoqëri apo qëllimi është për t'i shkëputur nga shoqëria?" pyet Binta Mansaray, nga administrata e gjendjes civile në gjykatë. Ndërkohë, me Gjykatën Penale Ndërkombëtare janë duke u përpjekur për të gjetur alternativa të mëdha dhe të vogla: eliminimin e subvencioneve për thirrjet telefonike familjeve, bagazheve, për shembull, ose duke vendosur që ata që i vizitojnë, të kthehen prapa me aeroplanët e boshatisur ushtarakë. Një raport i gjykatës pritet të japë një propozim për financimin e udhëtimeve të familjeve me anë të një fondi vullnetar, edhe pse mbështetësit dhe kritikët e sistemit aktual thonë se është e çuditshme se kush do të jenë vullnetarët që do të japin para. Si do të reagojnë të arrestuarit ndaj ndonjë shkurtimi ende është e paqartë, por disa prej tyre nuk janë plotësisht të kënaqur me trajtimin e tyre tani. Z. Taylor, është ankuar në lidhje me "ushqimet" dhe bojkotoi gjyqin e tij për një ditë, pasi i duhej të ulej me duart në pranga në një makinë jashtë gjykatës për disa minuta, veprim të cilin ai e konsideroi si "harbut".


WWW,VOAL-ONLINE


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.