VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Një ditë me emocione dhe me Flora Brovinën


E Shtunë, 12.13.2008, 10:07am (GMT1)

Shkruan: Vitore STEFA-LEKA

 

Mbrëmë pashë një ëndërr që më ngeli gjithë ditën në mend. Nuk i besoj asaj që thuhet se ëndërrat dalin si dhe atyre librave që i shpjegojnë këto. Le që ndofta nga lodhja e ditës apo nga që rri dhe shumë vonë, rrallë shikoj ëndërra.
Po kjo e mbrëmshmja.......
Sikur isha te hotel Grandi ne Prishtine. Ne hollin e tij, ishin mbledhur nje grup vajzash, njera me yll se tjetra.
O Zot, sa te bukura me dukeshin te tera. (Kete lloje bukurie e pashë vertet kur isha ne Kosove, pa truk -si zana e shtojzavalle!- me ate te egren natyrale bukuri Shqiptare.) Pa
mbaruar mire fjalen, se nga doli simboli i femres shqiptare Flora Brovina, me ate qeshjen e embel karakteristike, qe rralle e kam pare nder femra te tjera. Nga nje fytyre me bukuri te ngurte, ku lexohet veç trimeria, me sy zhbirues, inteligjente. Nje buzeqeshje e shndërronte
menjehere ne nje femer te embel dhe te dhimbeshme. Ajo seç kerkonte ne mes te vajzave. Me vone, enderra me shpuri diku tjeter  qe une dhe pse mundohesha ta kujtoj, nuk e kujtoja dot por ama aty me rrinte  mendja ...
Nga ora 10 nje telefonatë.
-Vitore, jam Linda Dilo.
Sot mbroj diplomen, deshiroj dhe te lutem per kete te jesh patjeter ne oren 3 ne fakultet. Eshte nje dite e shenuar e jetes time. Jemi dy shqiptare qe laurohemi sot, une dhe Doreta Tirana
Fliste e emocionuar.
Mbasi ia dhashe fjalen, fillova t'iu rikthehem kujtimeve te disa viteve me pare Linda vajza e vetme e çiftit Dilo eshte nje nga ato qe shqyen dyerte e ambasadave bashke me dy kushurinj te saj drejt Botes se Lire.
Tre vjet pas ardhjes saj, nje ze gati duke qare me merr ne telefon nga Tirana. Ishte mamaja e Lindes. Me tregon pozicionin e te bijes, qe punonte ne Linjano.
Me kerkoi si mund ta ndihmoja Linden dhe çfarë mund te beja une per te ardhmen e saj. Ajo kishte mbaruar
gjimnazin shkelqyshem, deshira e saj dhe e prinderve ishte qe Linda te vazhdonte Universitetin.
Linden e mbajta nje kohe ne shtepine time dhe me interesimin e Z Masrur, Linda realizoi enderren e saj ne Fakultetin Ekonomik. Vajza me natyre te mbyllur, e imte, por shume simpatike, jo vetem qe mbaroi Fakultetin, por dhe punonte ne nje piceri, per te perballuar shpenzimet e shkolles dhe veshtiresite qe ka jeta ne emigracion Dhe ja! Sot do të mbronte
diplomen.
Mbas mbrojtjes  se titullit, te dyja vajzat tona,simbas tradites se studentëve, shtruan nje banket ne klubin e Universitetit. Dhe aty shume emocione! Dy vajzave, me kuroren e dafines ne koke u shkelqente lumturia ne fytyre. Disa karikatura te bera ne çast nga studentet, per humor, shakara te ndryshme... Ambjent rinie...Kishin ardhur dhe prindet e Lindes nga
Shqiperia, kastile per kete dite. Urimet vershonin nga te kater anet Shqip -Italisht, studentë, profesorë, aty dhe baristet Auguri Dottoressa - dhe kercisnin tapat e shampanjes gjithandej. Kujt i binte " per porta fortuna" i falej nje gjethe dafine nga kurora.  "Na zbardhet faqen goca --u ngrita une. -E pi kete gote per ju e mijëra te tjera si ju, qe kane mbrojtur e po mbrojne diplomat ne universitete te ndryshme te botes. Ju jeni brezi qe do t'ja ndryshoni faqen dhe do çoni demokracine e vertete ne Atdheun tone te shtrenjte. Pra ju uroj me gjithe shpirt dhe me nga nje BURRE - me pren fjalen te dyja me nje goje. -Pune moj, kush ju tha burre dhe plasi e qeshura."

Filloj komenti. Linda tregonte qe gjyshja i kish thene ne telefon: Mbaro ate shkolle dhe hajde te gjejme burrin tani, se po iken mosha. Vazhduan me te  te tjera "qyfyre "nga zakonet tona. Klubi gumezhinte nga zerat rinorë dhe ne moment perseri pa vetëdije mu kujtua enderra.. Kjo enderr dhe ambjenti qe po me rrethonte me ktheu ne disa kujtime qe me kishin lene mbresa  kur isha per here te dyte ne Kosove.
Kisha degjuar dhe lexuar aq shume per Zonjen Flora Brovina dhe kisha shume deshire te njihesha me mjeken, poeten  gruan e rralle, qe perballoi aq trimerishte torturat çnjerëzore ne burgjet serbe. M'u dha rasti vetem diten  e fundit qe do te kthehesha per ne Trieste. Ne nje ore  qe ndejta me te ...çfarë mund te flasesh me perpara kur - ca emocionet, ca dhe habija...- se e perfytyroja krejt ndryshe. Pyetjet qe i beja per veten e saje, ajo me modesti i anashkalonte. Nga bisedat me te me kane lene shume mbresa dy ngjarje tragjike, qe mjerisht, per mungesë kohe nuk  arrita t'i marr as emrat dhe qytetin ku kane ndodhur keto ngjarje.
Eshte historia e nje çifti te sapomartuar, qe sapo filloi lufta u kthyen nga Gjermania, ku djali kishte vite qe ishte refugjat, per tu bashkuar me radhet e UÇK-së ku dhane dhe jeten e tyre pa e gezuar ate, per lirine e Kosoves. Flora veç ndihmave te panumërta gjate kohes se luftes, bashke me shume vajza dhe gra, punonin çorape leshi e dorashka per trimat e UÇK-së. Nje pale nga keto dorashka, qe nuk  arriti t'i vishte kurre nusja e re Kosovare qe ra heroikisht bashke me burrin, Flora mi dhuroi mua dhe une i ruaj ato si gjene me te shtrenjte.

Ajo që më bëri t'i justifikoj lotët që filluan të me dalin, para gëzimit të Lindës dhe Doretës, nuk ishte si ju thashë atyre, po m'u kujtua ngjarja tjetër që Flora me tregoi, për studenten e bukur 17 vjeçare, që lufta ia preu në mes të qeshurën, ëndërrat për të ardhmen, dëshirën që i ushqenin shoqet, për të konkuruar në Miss Bukuria, aq e bukur ishte, po dhe ajo si shumë të tjera, rrëmbeu pushken dhe e lau me gjakun e saj rinor Kosoven Martire. Shoqet, tregon Flora, kanë vendosur në konkurim t'ia japin kurorën e Miss-it këtij ylli të pashuar...

Kjo enderr qe pashë e qe me vinte vetvetiu ne mend, atmosfera e studentve ku isha, grupi studenteve te hotel Grandi dhe Flora qe kerkonte diçka ne mese tyre, me kthyen te kjo vogelushe..te enderrat e saj qe bashke me shume te rinje te tjere flijuan jeten e tyre te pa jetuar per t'iu siguruar brezave, motrave dhe vëllezerve te tyre Pavaresine, lirine, Kosoven Republike dhe nje te ardhme me enderra te realizuara ./(Voal-online)

 

 



Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.