VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve | ||||
MADONA E ÇMENDI PUBLIKUN E STADIUMIT TË FAMSHËM MARAKANA NË BRAZIL E Hënë, 12.15.2008, 02:54pm (GMT1) 15 Dhjetor/ Voal-online - Madona këtë vit filloi turneun e vet botëror në 23 Gusht në Angli në qytetin e Kardifit, në Stadiumin Millenium. Dhe pastaj ajo e vazhdoi këtë tur duke dhënë koncerte nëpër stadiumet e metropoleve të Europës dhe pastaj botës, të cilët janë të famshëm për tifozerinë e tyre gjatë ndeshjeve të futbollit, nëpër kampionatet kombëtare dhe botërore. E kjo tifozeri tashmë e gjitha është për Madonën. Atje ku janë brohoritur furbollistët më të famshëm të botës, nga Wembley në Londër, Stadiumet Olimpike në Berlin, Romë, Athinë, Argjentinë, Brazil. Ajo dha koncerte nëpër të gjitha kryeqytetet e Europës, iu afrua edhe Shqipërisë e Kosovës sepse dha koncert në Budva në Malin e Zi, ku u ndoq edhe nga fansat e saj shqiptarë. Pastaj iu rikthye SHBA, dha katër koncerte në Madison Square Garden në New York, në. Boston, Los Angeles, Çikago, Las Vegas, Miami, Atlantik Siti Me tutje Madona vazhdoi turin e saj në Kanada, në Toronto, Montreal dhe pastaj iu rikthye Amerikës Latine, ku ka dhënë dy koncerte në Meksiko Siti, katër koncerte në Buonos Aires në Argjentinë, dy koncerte në Santiago të Kilit, dhe më 14 dhjetor dha koncerin e saj parë në Stadimin e famshëm Marakana të Rio De Zhaneiros në Brazil. Sot jep koncerin e dytë. Kudo ku ka shkuar është pritur si një mbretëreshë e skenës, e papërsëritëshme. Nuk është vetëm këngëtare, por është një magjistare, ku me interpretimin e saj i tejkalon që të gjitha yjet botërore të skenës teatrore, të ekranit të vogël dhe të ekranit të madh. Kur mbërriti në aeroportin e Rio De Zhaneiros është pritur ashtu si Brazili pret vetëm yjet e vet të futbollit. Madona gjatë koncertit të parë e çoi në delir të gjithë stadiumin. Brazili edhe sot më 15 Dhjetor do të jetë në delir prej ikonës të muzikës pop. Pas dy shfaqjeve në Marakana, Madona do të japë edhe tre koncerte të tjera në Brazil në qytetin San Paolo, me 11 milionë banorë, ku më 21 dhjetor në këtë qytet do të përfundojë edhe turin e saj botëror i cili ishte një triumf i vërtetë.
Elida Buçpapaj
|
||||
Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved. |