VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - MURMURIMË DUKAGJINI (REQUIEM PËR DIN MEHMETIN)Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

                                                                                      

E Mërkurë, 10.30.2024, 02:05pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 

MURMURIMË DUKAGJINI (REQUIEM PËR DIN MEHMETIN)

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ


E Hënë, 11.15.2010, 08:51am (GMT+1)

Me Din Mehmetin jemi takuar vetëm një herë. Ishte viti 1991 kur ai u shfaq në redaksinë e gazetës "Drita". Kishte ardhur në Lidhjen e Shkrimtarëve dhe të Artistëve të Shqipërisë vetëm për të më takuar mua dhe vetëm për të folur e për t'u shmallur për vite e vite të tëra që nuk ishim takuar asnjëherë, që nuk ishim takuar kurrë. Ne biseduam ngeshëm atë ditë, unë i ndërpreva të gjitha punët e mia, natyrisht, dhe vetëm folëm e folëm. Unë kish lexuar gjithçka që kishte shkruar Din Mehmeti dhe gjithçka që ishte shkruar për Din Mehmetin. Për më tepër, poezitë e Dinit i kisha dëgjuar të recituara në Radio Gjakova nga aktori gjakovar Hadi Shehu në një emision jubilar të transmetuar dhe ritransmetuar disa herë. Njëzet vjet më parë, kur takoheshim, Dini kishte përafërsisht moshën që kam unë sot. Ishte ende plot energji. Më kishin folur për jetën e Din Mehmetit, pra për jetën e tij jashtë shkrimeve, edhe profesorët e mi të Fakultetit Filologjik, edhe kolegë shkrimtarë që e kishin njohur dhe unë dija shumë për jetën e tij.

Ishte një bisedë midis të njohurish pa u takuar kurrë, midis dy bijësh fshati të të njëjtës zonë, por me kufi shtetëror në mes. Ishim lindur e rritur, ai kishte filluar dhe të plakej duke parë Shkëlzenin, malin e shenjtë të përbashkët. Vetëm se unë e kisha Shkëlzenin nga Lindja, ndërsa Dini e kishte Shkëlzenin nga Perëndimi. Dy bij të të njëjtës anë, dy poetë, me të njëjtin shpirt, me të njëjtën Kibël. Dy të rritur mes livadheve me lisa e plepa, mes arave me misër e grurë, mes lejlekëve dhe bulkthave të natës. Më pyeti shumë dhe e pyeta shumë, folëm sa folëm dhe u ndamë pa lënë takim. Dini kishte punët e tij në Tiranë dhe ne do të takoheshim prapë aty, në redaksinë e gazetës "Drita". Kështu e lamë fjalën bashkë, por nuk u takuam kurrë më.

Në pranverën e vitit 1999, e kam qajtur Dinin për të parën e për të fundit herë. Unë në Zvicër, Dini në Kosovë, në Dukagjin, në Gjakovën tonë, në Gjocajt e tij. Ai pa lëvizur kurrë nga vendlindja e tij. Unë me një pjesë të rrënjëve me vete në anën tjetër të Alpeve të Evropës, ai gjithnjë pranë Alpeve Shqiptare, gjithnjë pranë rrënjëve të tij, i patundur. Atë kohë u përhap lajmi se ndër personalitetet e Kosovës që makineria serbe i kishte grirë ishte edhe Din Mehmeti. Vetëm shumë ditë më vonë u muar vesh se Din Mehmeti ishte gjallë. Din Mehmeti atëbotë nuk kishte shkuar as në Shqipëri, as në Maqedoni, as diku tjetër, kishte qëndruar diku pranë vendlindjes së tij, duke mbetur edhe në rrethanat më të jashtëzakonshme besnik i vatrës së tij, duke mbetur në historinë e poetëve shqiptarë i vetmi që nuk e ka tradhtuar as përkohësisht vatrën e vet, duke jetuar vetëm në fshatin e tij Gjocaj dhe në qytetin e tij Gjakovë. Duke qenë Din Mehmeti i Mehmet Dinës, aq sa Din Mehmeti i madh i poezisë shqipe.

Ashtu siç pritej, pas çlirimit të Kosovës, Din Mehmeti do të bëhej objekt pelegrinazhi i poetëve të anëve tona këndej Shkëlzenit. Nuk do të mbetej poet nga Tropoja, Kukësi e Hasi, si dhe nga veriu i Republikës së Shqipërisë që nuk do të bujtte në shtëpinë e Din Mehmetit, që nuk do të pritej me bujarinë karakteristike të anëve tona, që nuk do të ishte së bashku me Dinin krushk nëpër dasma e filozof nëpër oda të junikasve dhe gjithandej Dukagjinit. Mbiemri malësor "Bacaloku" do të lakohej më shumë se kurrë tashmë për Din Mehmetin, bardin e pashpallur të Dukagjinit, bredharakun me "tupan të plakur pas shpine", njeriun që e ka krismë emrin, krismë jetën, krismë vdekjen, siç thotë ai tek kryevepra e tij dhe e poezisë shqipe, poema "Krismë është emri im".

E mora me dhimbje e pikëllim lajmin për vdekjen e Dinit. Me dhmbje e pikëllim të veçantë, natyrisht, ngaqë nuk arritëm të takoheshim më bashkë. Dhe duke e ditur se për Dinin vdekja nuk mund të ketë qenë diçka më shumë se një metaforë, nga ato metafora që Dinit i buronin aq vetvetishëm dhe aq pashtershëm. Aq më tepër kur Dini në poezinë e tij kishte luajtur aq shumë me vdekjen, po aq fisnikërisht si edhe me jetën, madje më mirësjellshëm se me jetën. Për së gjalli Dini ishte bërë sinonim me jetën dhe me vdekjen, me pandashmërinë e tyre. Ishte shndërruar në një murmurimë toke dhe qielli të Dukagjinit, atij qielli dhe asaj toke që, po ashtu shndërrohen në njeri tjetrin krejt lehtësisht, atij qielli dhe asaj toke ku murmurimat nuk paraprihen domosdo prej vetëtimave, ku vetëtimat nuk pasohen domosdo prej murmurimave.

Prandaj Din Mehmeti mbetet përjetësisht në poezinë shqipe dhe letërsinë shqipe në tërësi si bardi i Dukagjinit. Sepse ai ishte murmurimë e Dukagjinit. Ishte murmurimë e tokës dhe qiellit të Dukagjinit. Ishte zëri gjëmues, zëri klithës, zëri piskatës, zëri rrënqethës, zëri sokëllitës i Dukagjinit. Atë zë që Dukagjini e kishte mbajtur me shekuj dhe shekuj të ndryrë në shpirtin e tij, të tokës së tij, të shkëmbit të tij, të reve të tij dhe të kaltërsisë sipër tij, e shprehte tashmë për herë të parë pas shekujsh Din Mehmeti. Prandaj në poezinë e Din Mehmetit ngjyrat flisnin gjuhën e njëra tjetrës aq rrjedhshëm e aq pa ngurim. Prandaj simbolika e ngjyrave kuq e zi ishte aq e natyrshme dhe aq e shpeshtë sa në fushat, sa në spitalet, sa në bjeshkët, prandaj lumenjtë qani zi dhe këndonin kuq, si në flamurin tonë kombëtar, prandaj sëmundjet çmëndeshin kuq dhe qeshnin zi në pavionet e spitaleve, prandaj në poezinë e Din Mehmetit regjistrat ndërroheshin aq lehtësisht e aq natyrshëm sa ndoshta tek asnjë poet tjetër shqiptar.

Kam vizituar mauzolé të ngritur nga brezat e mëvonshëm në adhurim të poetëve të mëdhenj gjithandej nëpër botë. Disave prej atyre poetëve nuk iu kanë zënë këmbët dhé, nuk i ka errur nata kurrë aty ku i ka çelur dita. Por në fund të fundit janë kthyer në prehrin e vendlindjes. Disa prej poetëve nuk e kanë braktisur kurrë vendlindjen. Ka qenë punë muzash, punë zanash frymëzuese. Ato i kanë marrë me vete kudo ose i kanë mbajtur gjithmonë në një vend. Din Mehmeti iu përket këtyre të fundit. Dhe kështu e ka lehtësuar edhe ndërtimin e mauzoleut në nderim të tij dhe të vendlindjes e të atdheut. Edhe ne shqiptarët s'ka pse të mos e bëjmë traditë ndërtimin e mauzoleve për poetët tanë.

(Botuar në Bota Sot më 14 nëntor 2010)

 

ZGJEDHJE TË FAKTIT TË KRYER

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

Sot mbushen plot 17 vjet nga dalja për herë të parë në satelit e Radiotelevizionit Shqiptar

NGASJET E PERSONALIZIMIT TË HISTORISË

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ<

GREQIA DHE SHQIPËRIA, GREKËT DHE SHQIPTARËT

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

MJAFTON EMRI IBRAHIM RUGOVA

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

KALVARI I NJË MOCIONI

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

 

PDK DHE LDK SHAHEN... DERI PAS ZGJEDHJEVE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

AKSESI I KOSOVËS NË DOSJET E SPIUNËVE TË SAJ

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

NGA NGURIMET NË NGUTJE?

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

SINDROMI I THESARIT TË ALI PASHË TEPELENËS SI E KAPI GREQINË

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ


EMPATI E MBRAPSHTË E SOCIALISTËVE ME DEMOKRATËT

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

SHQIPTARIZMI NË KONTEKSTIN E EVROATLANTIZMIT DHE GLOBALIZMIT

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

VIZIONI YNË EVROPIAN I RIBASHKIMIT SHQIPTAR

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

HAMENDJET PARAZGJEDHORE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

NUK KAM MALL PËR FUSHATAT E DORËHEQJEVE, LARG QOFSHIN FUSHATAT E DORËHEQJEVE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

A DO TË VAZHDOJË NJOHJET EDHE GJATË DIALOGUT?

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

MBYLLJA ME NDER E MISIONEVE NDËRKOMBËTARE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

A MUND ERDHËT PREJ NJU JORKU

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

NË Ç'RRUGË KA HYRË PROCESI I NJOHJEVE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

NË LDK ASGJË E RE, ASGJË E RE NË LDK

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

HISTORIA NUK ËSHTË E PARTIVE, PARTITË JANË PJESË E HISTORISË

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E NGRIRË KOSOVA NUK MUND TË HYJË NË BISEDIME TË REJA

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

AZEMI, DISIDENTI I LINDUR

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

MIQËSIA ME VATIKANIN

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

VDEKJA E POETIT

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

FATI I UKSHIN HOTIT

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

PA ZBARDHJEN E HISTORISË DISIDENCA SHQIPTARE NUK DO TA FITOJË QYTETARINË


Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

PËR INAT TË KOSOVËS, SERBIA ËSHTË GATI TË BËJË ÇFARËDO HARAKIRI

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

LERENI KOSOVËN SHËNDOSH, NËSE E DONI SHËNDOSH BALLKANIN, EVROPËN...

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ


 


Nga SKËNDER BUÇPAPAJ


EMRI NDËRKOMBËTAR I KOSOVËS

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ


KOSOVA DHE NJOHJET - GJEOPOLITIKA TJETËR

MË TEPËR SE NJË GJETJE FORMULE, NJË THYERJE TABUJE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ



 

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ


AS REVANSHISTË, AS TË REVANSHUAR

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

VERIU I KOSOVËS, FUSHËBETEJA E FUNDIT?

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ


 

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

NË HORIZONTE ENDE ASNJË RRETHANË OPTIMALE PËR BISEDIME


KORRUPSIONI SHESHIT

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

MARRËDHËNIET ME NDËRKOMBËTARËT SHPREHIN AFTËSINË SHTETËRORE TË KOSOVËS

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

SKËNDER BUÇPAPAJ


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
ZGJEDHJE TË FAKTIT TË KRYERNga SKËNDER BUÇPAPAJ (11.15.2010)
UNË BESOJ SE MUND TË FLUTUROJNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times (11.14.2010)
ISA MUSTAFA ZHGËNJIM PËR ATA QË E VOTUAN DHE BESUANNGA ELIDA BUÇPAPAJ (11.13.2010)
MIRSEARDHJA E UKË RUGOVËS DO TË SHËNONTE FILLIMIN E REFORMIMIT TË LDK-SËNga Elida BUÇPAPAJ (11.12.2010)
Sot mbushen plot 17 vjet nga dalja për herë të parë në satelit e Radiotelevizionit ShqiptarNGASJET E PERSONALIZIMIT TË HISTORISËNga SKËNDER BUÇPAPAJ (11.10.2010)
DIÇKA NUK ËSHTË NË RREGULL ME RUSINËNga FRANK SHKRELI (11.09.2010)
HEQJA E VIZAVE PËR SHQIPËRINË - MË MIRË VONË SE KURRËNga ILIR HYSA, Ph.D. Candidate, City University of New York (11.09.2010)
NJË START I RI PËR LDK-NËTriumfoi fryma demokratike e LDK-së që zgjodhi Isa MustafënNga Elida BUÇPAPAJ (11.08.2010)
GJUHA LETRARE SHQIPE E TKURRUR E SHMANGUR E SHPËRFILLUR E TËHUMBURNGA SKËNDER BUÇPAPAJ (11.08.2010)
KORPUSI AMERIKAN I PAQES: ME RASTIN E 50 VJETORIT TË THEMELIMIT DHE NË KUADËR TË 20 VJETORIT TË MARRËDHËNIEVE SHQIPTARO-AMERIKANENga FRANK SHKRELI (11.06.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Tetor 2024  
D H M M E P S
    1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31    
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lartë]