VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - PËRSE ISA MUSTAFA PO IMITON SEJDIUN ?NGA ELIDA BUÇPAPAJ

                                                                                      

E Mërkurë, 10.30.2024, 02:05pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 
PËRSE ISA MUSTAFA PO IMITON SEJDIUN ?
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


E Hënë, 11.29.2010, 09:40am (GMT+1)



Askush nuk e kishte imagjinuar se Isa Mustafa duke e marrë drejtimin e LDK-së do të kthehej në një imitues të keq të Fatmir Sejdiut, i cili për mënyrën e papërgjegjëshme të drejtimit e çoi LDK-në buzë humnerës, ndërsa Isa Musfata tani duket sikur po ia jep shkelmin e fundit.

As fantazisti më i çmendur, që e përdor fantazinë në mënyrën më iracionale dhe ekstravagante, nuk do të kishte imagjinuar një skenar të tillë, si ky aktuali që po përjeton LDK-ja e sfilitur nga frustrimi i liderëve të saj, ardhur në krye të partisë pas vdekjes së Rugovës.

Isa Mustafa e kishte të shtruar rrugën e suksesit nisur nga leksionet që do të duhej të nxirrte prej humbjeve të stilit të Sejdiut, të cilin e kritikoi deri në momentin kur i mori postin, duke mashtruar elektoratin e LDK-së se stili i tij i drejtimit nuk do të ishte një kopje e pararendësit. Nisur edhe prej faktit se asnjë kopje nuk mund të jetë më e mirë se origjinali.

Skenari që po përsërit Isa Mustafa në këto zgjedhje për t'ia dhuruar sërish në tabaka fitoren PDK-së, është i njëjtë me atë të Sejdiut, i cili për këtë u shpërblye nga PDK-ja me postin e presidentit dhe disa karrike për klanin e tij, kështu Isa Mustafa nuk bëri gjë tjetër veç e ricikloi Sejdiun në mënyrën më klasike, tamam ashtu si e sheh Ukë Rugova si një "peng i strukturave të vjetra të LDK-së".

LDK-ja e Isa Mustafës kishte mundësi të ishte fituese shumë lehtë, pa lodhje, një fitore e ngjashme si ajo e Isa Mustafës në Kuvendin e Shtatë, kur elektorati nuk e dinte ende se Isa Mustafa do të vepronte si të ishte vëllai siamez i Sejdiut.

Ndërsa Fatmir Sejdiu e pranoi Orën, pa qenë parti parlamentare në gjirin e LDK-së dhe Teuta Sahataçinë Isa Mustafa e futi në krye të listës së deputetëve, këtë metodë do të duhej të aplikonte edhe më tutje me partitë parlamentare, të dala nga copëtimi i  LDK-së ose në aleancë me LDK-në, duke i bashkuar në një emërues të përbashkët.

Por Isa Mustafa vazhdoi stilin e përjashtimit e mbylljes së dyerve.

Isa Mustafa i mbylli derën dhe nuk e pranoi një aleance parazgjedhore me AAK-në, kur Blerim Shala i shkoi dhe i trokiti në derën e partisë, për të ringjallur një alencë të kohës së Rugovës.

Isa Mustafa i mbylli derën e vazhdoi metodën përjashtuese me  Ukë Rugovën dhe Listën  Ibrahim Rugova, në mënyrë të njëjtë si klani i pararendësit të tij. Ukë Rugova tha publikisht se kishte mbetur i zhgënjyer nga Isa Mustafa, pasi ai nuk i ofroi asgjë, ndërsa Isa Mustafa nga ana e tij paçka se e kundërshtoi këtë gjë, nuk tha kurrë se çfarë i ofroi Ukë Rugovës, çka do të thotë se nuk i ofroi asgjë.

Isa Mustafa ua mbylli derën dy partive që lindën pas shpartallimit të LDK-së nga lidërshipi të cilin ai e zëvendësoi. Fjala është për AKR-në me lider Behxhet Pacollin dhe LDD-në e Nexhat Dacit, me të cilat Isa Mustafa mund të kishte nënshkruar aleanca parazgjedhore, edhe si parti më vete, gjë që nuk e bëri.

Isa Mustafa mund të kishte ndërtuar, mund të kishte qenë konstruktiv, mund të kishte qenë përfshirës, gjithëpërfshirës, çka kishte për të qenë gjë shumë e lehtë për të, ndryshe nga ky skenar i padenjë, që e vë atë në pozitën më të vështirë të karierës së tij politike.

Këto veprime absurde të lidërshipit aktual të LDK-së po e bëjnë të qartë tatëpjetën e më tutjeshme të kësaj partie, e cila po del nga fokusi i besimit të elektoratit.

Ndërkohë nëse Isa Mustafës ia ka qejfi të jetë vazhduesi i Fatmir Sejdiut, sigurisht stili i përsëritjes do të riciklojë humbjet, çka mund të jetë fatalitet për LDK-në, por jo për skenën politike të Kosovës.

Deklaratat e Isa Mustafës se nuk do të bashkohet me PDK-së në riciklime aleancash nuk shkaktojnë asnjë përshtypje, veçse elektorati është i dizgustuar nga stili i humbësit që po përdor Isa Mustafa, stil që e bën të ngjajë si dy pika uji me Sejdiun, si të jenë dy vëllezër siamezë në kushtet kibernetike, kur njëri fluturon në New York e tjetri mbetet në Prishtinë.

(Ky opinion u botua tek Bota Sot më 26 Nëntor)


KUR KA KULTURË FETARE E PËRSE TË MOS KETË EDHE KULTURË POLITIKE
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

XHANDARËT E FJALËS SË LIRË PO E KTHEJNË KOSOVËN NË ABSURDISTAN
Nga Elida BUÇPAPAJ

DEMONIZOHET SPARKS E KËRCËNOHET GAZETARJA SEBAHATE SHALA
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


ISA MUSTAFA ZHGËNJIM PËR ATA QË E VOTUAN DHE BESUAN
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

MIRSEARDHJA E UKË RUGOVËS DO TË SHËNONTE FILLIMIN E REFORMIMIT TË LDK-SË
Nga Elida BUÇPAPAJ

NJË START I RI PËR LDK-NË
Triumfoi fryma demokratike e LDK-së që zgjodhi Isa Mustafën
Nga Elida BUÇPAPAJ


KAOSI PARAZGJEDHOR I JEP NË TABAKA FITOREN HASHIM THAÇIT
Nga ELIDA BUÇPAPAJ

DIOGUARDI FITOI, SHQIPTARËT HUMBËN
Nga ELIDA BUÇPAPAJ


LIGJI I LUSTRIMIT NON GRATA NGA POLITIKA
Implementimi serioz i Ligjit të Lustrimit - Garanci për demokracinë në Shqipëri, Kosovë e Maqedoni
NGA ELIDA BUÇPAPAJ"Ž

T'i themi jo izolimit të Kosovës
SHQIPTARËT E KOSOVËS LE TË PËRFITOJNË LIBERALIZIMIN E VIZAVE NGA DYSHTETËSIA
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

ABSTENSIONIZMI RREZIK PËR DEMOKRACINË NË KOSOVË
Nga ELIDA BUÇPAPAJ


Tanja Fajon çel një dritë shprese për Kosovën
MOS E KTHENI KOSOVËN NË NJË GETO TË SHEKULLIT XXI
Nga ELIDA BUÇPAPAJ


FATMIR SEJDIU TREGON BARCALETA

Nga ELIDA BUÇPAPAJ


KRIZA INSTITUCIONALE PËR INTERESA TË NGUSHTA TË LIDËRSHIPIT AKTUAL TË LDK-SË
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


TIGRAT E ARKANIT LËVIZIN TË LIRË NË EVROPËN ME FYTYRËN E SËMURË TË UMBERTO BOSSIT
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

SHBA & BE ME SHQIPËRINË, SFIDOJNË BINOMIN PARANOJAK RAMA-RUÇI
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


SARKOZY & MERKEL KANË TË DREJTË: DAVID MILIBAND NË VEND TË  ASHTON
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


BERISHA MUND TA FORCOJË KREDIBILITETIN E QEVERISË PA KURRËFARË DHIMBJE
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


E ARDHMJA E FATMIR SEJDIUT
Nga ELIDA BUÇPAPAJ"Ž


FATMIR SEJDIU DHA DORËHEQJEN SI SHKELËS I KUSHTETUTËS
Nga  ELIDA BUÇPAPAJ


REZOLUTA E 28-SHES KA RRITUR AGRESIVITETIN E SERBISË
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


Pavarësia e Kosovës në shërbim të paqes dhe stabilitetit afatgjatë të të gjithë  Evropës
JO PROFILIT KONTRAVERS TË Z. KATHY ASHTON !
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

ISA MUSTAFA, NJË ZË REFORMUES I LDK-SË
NGA ELIDA BUÇPAPAJ



AMERIKA & BRUKSELI, JO BRUKSELI "SOLO"
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


SA HERË AFROHEN ZGJEDHJET RAMUSH HARADINAJN E ÇOJNË NË HAGË
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


14 Shtator 1998 - 14 Shtator 2010
E KUR AZEM HAJDARI DO TË KTHEHET NË NJË SIMBOL TË PËRBASHKËT TË PLURALIZMIT SHQIPTAR ?
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


ALL TOGETHER NOW - TË GJITHË SË BASHKU TANI !
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


PROJEKT-REZOLUTA KAMALEON E 28-SHES ?!
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


ESHTON NUK MUND T'I GJUNJËZOHET TADIÇIT
Nga ELIDA BUÇPAPAJ

KATEDRALJA E NËNË TEREZËS E BEKUAR NGA RUGOVA SHPREHJE E PASURISË KOMBËTARE DHE EVROPIANE
Nga ELIDA BUÇPAPAJ



VENDET E NATO-S E ÇLIRUAN KOSOVËN, NJOHËN PAVARËSINË E SOT E MBËSHTESIN FUQISHËM NË METROPOLET E DIPLOMACISË BOTËRORE
Nga ELIDA BUÇPAPAJ



DELIRI I VUK JEREMIÇIT FIKET PËRBALLË LIQENIT TË PERUÇACIT 
Nga ELIDA BUÇPAPAJ


UNIFIKIMI I FAKTORIT POLITIK NË SHQIPËRI NË SHËRBIM TË KOSOVËS DETYRIM EVROPIANO-KOMBËTAR 
Nga ELIDA BUÇPAPAJ

SHQIPËRIA NDRYSHE NGA ÇEKIA
Nga ELIDA BUÇPAPAJ

BE NUK MUND TË EKZISTOJË NË VARESI TË GREQISË, SPANJËS, SLLOVAKISË, RUMANISË E QIPROS !

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

KOSOVA DO TË VAZHDOJË TË SHOHË NGA WASHINGTONI, Z.GLENNY !
Nga ELIDA BUÇPAPAJ


TRAIAN BASESKU AS NUK I DISKRIMINON DOT SHQIPTARËT, AS NUK E FUT DOT SERBINË NË BE

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

S'KA KOMUNIKIM TË PRISHTINËS ME BEOGRADIN PA NJOHJE TË PAVARËSISË DHE SOVRANITETIT TERRITORIAL TË KOSOVËS NGA SERBIA

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

TONI BLER, LIDERI QË ZURI VEND NË ZEMRËN E SHQIPTARËVE

NGA ELIDA BUÇPAPAJ

ZOTËRI TADIÇ, SHQIPTARËT E KOSOVËS JANË PASARDHËSIT E KONSTANDINIT TË MADH DHE SKËNDERBEUT, HEROIT TË KRISHTËRIMIT QË SHPËTOI AUSTRINË NGA INVAZIONI OTOMAN
Nga ELIDA BUÇPAPAJ

KUR S'KA OPOZITË, QEVERIA KA FESTË !
Nga ELIDA BUÇPAPAJ

 

BARDHYL AJETIT
Nga ELIDA BUÇPAPAJ


KOSOVA E EMANCIPUAR
Nga ELIDA BUÇPAPAJ

NJË SHQIPËRI ANËTARE E NATO-S NUK E PRANON VASALITETIN E MEDIAVE NDAJ ISH DIKTATORIT RAMIZ ALIA 
Nga ELIDA BUÇPAPAJ


ELIDA BUÇPAPAJ


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
AT E BIR NË BURG, ATJE KU TRASHËGOHET DËNIMINga VISAR ZHITI (11.28.2010)
"GJENERALI ME QELESHE TË BARDHË""Mirë jam unë kur asht mirë Shqypnia!" -Isa BoletiniNga MIMOZA DAJÇI (11.27.2010)
NJË MOMENT I RËNDËSISHËM NË JETËN E DOM PJETËR POPAJ DHE TË KOMUNITETIT SHQIPTARO-AMERIKANNga FRANK SHKRELI (11.26.2010)
RUSIA E ZEMËRUAR ME PROPOZIMIN EVROPIAN PËR VIZANga ELLEN BARRY, New York Times (11.26.2010)
PËR NJË KARDINAL SHQIPTARNga FRANK SHKRELI (11.24.2010)
UKA DHE ISAINga SKËNDER BUÇPAPAJ (11.24.2010)
NJË NATO PËR SHEKULLIN XXINga ANNE APPLEBAUM, Washington Post (11.23.2010)
PARTIA E KANOÇEVENga MIMOZA DAJÇI (11.23.2010)
DOSIADANga SKËNDER BUÇPAPAJ (11.22.2010)
TIPOLOGJIA E LISTAVENga SKËNDER BUÇPAPAJ (11.22.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Tetor 2024  
D H M M E P S
    1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31    
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lartë]