VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - FENOMENI WIKILEAKS DHE MARRËDHËNIET MIDIS SHTETEVE TË BASHKUARA DHE SHQIPTARËVENga FRANK SHKRELI

                                                                                      

E Mërkurë, 10.30.2024, 02:05pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 

FENOMENI WIKILEAKS DHE MARRËDHËNIET MIDIS SHTETEVE TË BASHKUARA DHE SHQIPTARËVE

Nga FRANK SHKRELI


E Enjte, 12.02.2010, 09:06pm (GMT+1)

Shtypi botëror, qeveria e Shteteve të Bashkuara, si dhe qeveritë e ndryshme anembanë botës, po analizojnë mijëra telegrame diplomatike të klasifikuara që ambasadat amerikane dërgonin në Uashington, si pjesë normale e punës së tyre, dhe të cilat mbulojnë një periudhë prej vitit 1966 e deri tek viti 2010. Nderkohe, Suedia ka leshuar nje flete-arresti per themeluesin e Wikileaks, Zotin Julian Assange, per nje akuze tjeter, dhe Prokurori i Pergjithshem i Shteteve te Bashkuara, Zoti Eric Holder ka njoftuar ndjekjen ligjore te çdo personi pergjegjes per nxjerrjen e ketyre materialeve ne faqen e internetit. Natyrisht ky feneomen ka shkaktuar nje tronditje te madhe ne kanalet diplomatike dhe kokeçarje te mundshme ne marredheniet e Washingtonit me vende te ndryshme te botes, megjithese Shtepia e Bardhe ka njoftuar se publikimi i ketyre mesazheve nuk do te kete pasoja serioze per politiken e jashtme amerikane. Edhe Ministri i Mbrojtjes i Shteteve te Bashkuara Zoti Robert Gates tha se pasojat do te jene minimale. Ne pergjithesi, publikimi i ketyre mesazheve diplomatike shikohet si diçka qe nuk i sherben te mires se publikut. Studiuesi James Carafano prane Fondacionit Heritage i tha gazetes USA Today se publikimi i ketyre dokumentave nga Wikileaks eshte e "demshme per demokracine". "Demokracite, tha ai, "veprojne ne baze te nocionit te nje lirie te rregullt. Ne krijojme institucionet dhe keto institucione i mbajme pergjegjese per punen e tyre. Ne publikmet e Wikileaks nuk ka asgje qe tregon se Qeveria Amerikane te kete shkelur kontraten me popullin amerikan." Pasojat e ketij fenomeni nuk mund te parashikohen tani per tani, e te cilat mund te shkaktojne nderlikime te pakendeshme, pikespari per marredheniet e Amerikes me vende te ndryshme te botes, pasi bisedimet diplomatike nuk mund te zhvillohen ne publik.

Megjithese publikimi i ketyre telegrameve te fshehta ka ndezur debatin mbi te drejten e publikut per te qene i informuar per ato qe ndodhin dhe per rolin qe luan shtypi i lire ne raste kur kemi te bejme me interesin e sigurimit kombetar dhe te politikes se jashtme -- qellimi i ketij artikulli eshte qe, shkurtimisht, duke u bazuar ne informatat qe jane botuar deri tani ne shtypin nderkombetar dhe ate shqiptar -- te shohim nese ka ndonje te papritur per marredheniet e Amerikes me Shqiperine dhe me Kosoven. Ka mundesi qe une mos te kem ne dispozicion te gjitha informatat e botuara deri me tani nga Wikileaks-i, por duke u bazuar nga ato qe kam lexuar der me sot, une nuk shohe asgje qe, ne nje menyre ose ne nje tjeter, eshte komprometuese per ndonjeren pale, ose qe nuk eshte trajtuar me pare nga shtypi shqiptar ose i huaj, ose qe nuk eshte deklaruar publikisht nga zyrtaret e diplomatet e te dy paleve persa u perket ecurive diplomatike midis Washingtonit e Tiranes, por edhe Prishtines.

Me fjale te tjera, botimi i ketyre telegrameve do te zhgenjeje disa elemente qe me çdo kusht presin dhe po perpiqen te gjejne "gogolin" ne keto telegrame, e per t'i perdorur ato per qellime te caktuara politike. Ne te vertete, nga keto telegrame vihet ne dukje politika pro-shqiptare e Shteteve te Bashkuara jo vetem karshi Shqiperise, por edhe ndaj Kosoves. Eshte e vertete se ne to flitet per strehimin e te burgosureve ne Shqiperi nga burgu Guantanamo, por a ka gje te re ketu qe nuk e dinim qe nga koha kur ata u transferuan ne Shqiperi?

Por, ajo qe duhet vene ne dukje eshte se politika amerikane ne favor te Shqiperise per t'u bere anetare e NATO-s, lobimi amerikan per liberalizimin e vizave per shqiptaret per te udhetuar ne Evrope dhe perkrahja e vazhdueshme e Washingtonit qe Shqiperia te behet anetare e Bashkimit Evropian, eshte e vertete se pasqyrohen ne keto telegrame, por nuk jane aspak te ndryshme me qendrimet publike te Washingtonit ne lidhje me keto dhe çeshtje te tjera ne marredheniet Washington-Tirane. Ato qendrime jane shfaqur publikisht dhe dihen nga e gjithe bota. Per me teper, nga keto telegrame vihet ne dukje gjithashtu perkrahja dhe perpjekjet e vazhdueshme te qeverise amerikane, se pari per çlirimin e Kosoves dhe me vone per pavaresine dhe njohjen diplomatike te shtetit me te ri te botes. Mesohet gjithashtu se ishte Amerika ajo qe bente fushate per te bindur aleatet e saj evropiane per te nderhyre ne Kosove e per te shpetuar shqiptaret atje nga gjenocidi i ndermarre nga Millosheviqi. Mesohet gjithashtu se eshte po ajo Amerike dhe diplomatet e saj qe sot e kesaj dite vazhdojne te kundershtojne lobimin anembane botes nga Rusia, Serbia dhe vende te tjera kunder njohjes se Kosoves si shtet i pavarur, duke punuar dite e nate per te shtuar numrin e vendeve qe njohin Prishtinen, me qellim qe Kosova te behet sa me pare anetare e organizmave euro-atlantike dhe te beje pjese denjesisht si anetare e plote e Organizates se Kombeve te Bashkuara.

Keshtuqe ata te cilet ne publikimet e Wikileaks kerkojne "xhuxhmaxhunin" ne marredheniet shqiptaro-amerikane -- te paken duke u bazuar ne ato qe citohen te jene publikuar deri tani -- do te gjejne vetem zhgenjim, qe ne te vertete eshte nje gje shume e mire per miqesine e vazhdueshme dhe interesat e perbashketa mes Shqiperise dhe Shteteve te Bashkuara. Rendesia qe keto marredhenie kane per Washingtonin u nenvizua edhe ditet e fundit nga Presidenti amerikan, Zoti Barak Obama dhe Sekretarja e Shtetit, Zonja Hillary Clinton, te cilet ne mesazhet drejtuar popullit shqiptar me rastin e Dites se Pavaresise shprehin "detyrimin solemn ndaj sigurise se njeri tjetrit", si dhe bindjen se "lidhjet e qendrueshme mes dy popujve tane do te forcohen dhe thellohen gjate viteve te ardhshme", u shpreh Presidenti Obama ne mesazhin e tij drejtuar Presidentit shqiptar, Zotit Bamir Topi. Sekretarja e Shtetit, Zonja Hillary Clinton, ne urimin e saj drejtuar popullit shqiptar, vleresoi miqesine midis dy pupujve qe sipas saj u konsolidua ne Konferencen e Parisit te vitit 1919, kur Presidenti amerikan Wilson mbeshteti fuqimisht pavaresine e Shqiperise. Zonja Clinton shprehu optimizimin e saj per "vazhdueshmerine e partneritetit tone me Shqiperine per çeshtje me rendesi rajonale dhe globale, ndersa punojme se bashku per nje te ardhme demokratike, te sigurt dhe te begate per te dy popujt tane."

FRANK SHKRELI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
PREJ UIKIKINANga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times (12.02.2010)
JUS SANGUINIS UA JEP SHQIPTARËVE TË KOSOVËS TË DREJTËN E SHTETËSISË NË SHTETIN AMËNGA ELIDA BUÇPAPAJ (12.01.2010)
BISEDOJ ME NËNËN NË LETËRNga MIMOZA DAJÇI (12.01.2010)
NJË DINASTI KOMUNISTE QË DUHET TË SHEMBETNga FRANK SHKRELI (11.30.2010)
NË KËRKIM TË 'LIRISË SË FJALËS', GODITET FJALA E NDERSHMENga ANNE APPLEBAUM, Washington Post (11.30.2010)
KOMUNITETI I BRISHTËNga DAVID BROOKS, New York Times (11.30.2010)
PARTITË E KRYEMINISTRAVENga SKËNDER BUÇPAPAJ (11.30.2010)
PËRSE ISA MUSTAFA PO IMITON SEJDIUN ?NGA ELIDA BUÇPAPAJ (11.29.2010)
AT E BIR NË BURG, ATJE KU TRASHËGOHET DËNIMINga VISAR ZHITI (11.28.2010)
"GJENERALI ME QELESHE TË BARDHË""Mirë jam unë kur asht mirë Shqypnia!" -Isa BoletiniNga MIMOZA DAJÇI (11.27.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Tetor 2024  
D H M M E P S
    1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31    
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lartë]