VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Dakota Feining ose Xhudi Foster e re

                                                                                      

E Mërkurë, 10.30.2024, 02:05pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
PERSONAZH
 
Dakota Feining ose Xhudi Foster e re
E Enjte, 04.09.2009, 11:02am (GMT+1)

Kur Hollywood ka nevojë për një aktore shumë të re dhe të zonjën e të aftë që të përballë lartësinë e kolegëve të rritur e të famshëm, emri i Dakota Fanning është i pari në listë. Vogëlushe kur ka luajtur üranë Harrison Ford e Michelle Pfeiffer në trillerin "Le verità nascoste", Fanning i ka bërë të gjithë për vete në rolet e bijës së Tom Cruise në "Star Wars" të Steven Spielberg e të Sean Penn në "I Am Sam". Tani, kur sapo i ka mbushur 15 vjet, aktorja e re amerikane është në ekranin e madh si protagoniste e filmit dramë "The Secret Life of Bees", pranë diveve të muzikës të kalibriz të Queen Latifah, Jennifer Hudson e Alicia Keys, e të filmit policor "Push", me Chris Evans.
Fëmija hirplote e njomë si qumësht, me flokët tejet bjondë dhe sytë e kaltër është rritur në ekran dhe shumë janë ata që e krahasojnë me Jodie Foster, e cila ishte 13 vjeçe kur u shfaq me "Taxi Driver". Në ndryshim nga shumë prej bashkëmoshatarëve të saj të bërë rrufeshëm famozë dhe pastaj të rënë në grackën e popullaritetit, Fanning nuk ka krijuar kurrë skandale dhe është mishërim i një profesionaliteti solid.

PYETJE: Dakota, nuk ka aktor në Hollywood që të mos e lavdërojë profesionalitetin tuaj. Cili është sekreti juaj?
DAKOTA FANNING: "Nuk mendoj se zotëroj sekrete. Mund të them vetëm se më pëlqen pa masë të aktroj dhe të qëndroj në sheshin e xhirimit. Aktorj prej kur isha gjashtë vjeçe. Zhytem vetvetishëm në një rol përballë makinës së xhirimit, a thua se ndodhem vetëm për vetëm, përpara pasqyrës. Përfshihem e tëra brenda personazhit, por kur regjisori më thot "stop" kthehem menjëherë tek vetvetja ime."


PYETJE: Në filmin "Life of Bees" (Jeta e bletëve) keni realizuar skenën e parë të një puthjeje në jetën tuaj. A keni pasur probleme?
DAKOTA FANNING: "Kurrsesi. Me Tristan Wilds ishim prej kohësh miq dhe kur ka arritur çasti për të xhiruar skenën e puthjes jemi ndjerë në mënyrë të përkryer me njëri tjetrin. E pastaj...nuk ishte puthja ime e parë në ekran, ndoshta ishte puthja më serioze dhe më romantike."

PYETJE: Kinemaja ju ka rrëmbyer ndonjë gjë nga fëmijëria juaj?
DAKOTA FANNING: "Nuk besoj. Kam arritur gjithmonë t'i vazhdojë mësimet në shkollë dhe tani e vazhdoj rregullisht liceun. Jam cheerleader (një anëtare e një ekipi vajzash të cilat realizojnë duartrokitje, brohoritje, këngë dhe kërcime në përkrahje të një skuadre sporti në ndeshje në SHBA dhe gjetkë- shënimi i përkthimit) për skuadrën e futbollir të shkollës sonë. Më pëlqen të vrapoj me kuaj dhe kur nuk punoj e kaloj kohën me miqtë e mi dhe me familjen time. E sidomos lexoj, gjithmonë kam lexuar dhe lexoj. Kaloj netë të tëra duke lexuar, pa vënë gjumë në sy."


PYETJE: Si i zgjidhni filmat ku luani?
DAKOTA FANNING: "E ndjek instiktin kur lexoj një skenar. Kur e ndjej se projekti mund të jetë një film i cili mua do të më pëlqente ta shikoja, atëherë e pranoj rolin. Nëse e ndjej se personazhi nuk më shkon për shtat, nuk e pranoj. I ndjek edhe këshillat e mamasë, të menaxherit tim dhe të agjentit tim, natyrisht. Por pasi ua kam marrë mendimet të gjithëve këtyre, atëherë vendos vetëm unë."

 

PYETJE: Cili yll i Hollywood-it ju ka pëlqyer më shumë?
DAKOTA FANNING: "Kam një dobësi të veçantë për Tom Cruise, i cili në sheshin e xhirimit të "Star Wars" ka qenë për mua baba i vërtetë dhe i mirëfilltë. Kam dobësi të veçantë edhe për Chris Evans, i cili edhe pse është 15 vjet më i madh se unë më ka trajtuar si të barabartë, si një motër. Po unë kam mësuar prej të gjithëve. Kam mësuar sidomos rëndësinë e disiplinës dhe të bukurisë së realizimit të ëndërrave vetjake. Ja, unë ëndërroj edhe të bëhem një ditë regjisore, dhe jam e sigurtë se do të bëhem."/Elida BUÇPAPAJ

Elida Buçpapaj


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Si e vrau Enver Hoxha Mustafa Gjinishin (04.05.2009)
Tirazhi i parë i "Gomorrës" ishte 5 mijë kopje, tani ka 2 milionë kopje tirazh në Itali, miliona të tjerë jashtë (03.27.2009)
Majk Tajson: Më vjen turp nga vetja (03.21.2009)
Kënga që 40 vjet më parë i kushtohej Brizhitë Bardosë (03.17.2009)
130 vjetori i lindjes së Albert Ajnshtajnit (03.14.2009)
A doni të dini se ku jetojnë miliardierët e kësaj bote? (03.13.2009)
Mefarete Laze talenti që mundi biografinë (03.12.2009)
Zhyljetë Binosh një dukuri befasuese franceze në kinematografinë botërore (03.09.2009)
Këngëtari Xhejms Blant dhe kënga e tij "You'r Beautiful" (03.08.2009)
Marrëdhëniet e rrezikshme të djalërisë së Frank Sinatrës (03.06.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Tetor 2024  
D H M M E P S
    1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31    
 
Lajme Aktuale

Poetesha që ka zgjedhur Obama

 
VOAL
[Shko lartë]