VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Princat e kaltër tani martohen me princeshat e kaltëra, Hirushet me Hirushët

                                                                                      

E Mërkurë, 10.30.2024, 02:05pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
PERSONAZH
 
Princat e kaltër tani martohen me princeshat e kaltëra, Hirushet me Hirushët
E Hënë, 04.13.2009, 09:18am (GMT+1)

Ai i pasur, ajo e varfër ? Iu ka ikur koha gjërave të tilla. Në Amerikë martesat bëhen gjithnjë e më shumë midis të ngjashmëve: për shtresën nga vijnë, për paratë që fitojnë, për arsimin që kanë.

-

Nuk ka më rëndësi sa e bukur është qerrja, veshja apo këpucët e kristalta që perëndesha e fatit mund të sjellë: Hirushja në Amerikë nuk është e mirseardhur më. Numri i martesave midis partnerëve të klasave të ndryshme shoqërore duket se po bie përherë e më shumë dhe në mënyrë sistematike. Një vajzë me prejardhje të thjeshtë dhe pa ndonjë nivel arsimor ka sot një mundësi statistike gjithnjë e më të pakët t'ia tërheqë vemendjen një Princi të Kaltër apo të gjejë një burrë me diplomë universitare. Dukuria shkon shumë përtej jehonës së një përralle fëminore: duke parë hendekun e madh midis të pasurve dhe të varfërve i cili është thelluar gjatë dhjetëra viteve të fundit, sociologët, ekonomistët dhe politikanët kanë filluar të pyesin se ku do të çojë zmadhimi i kësaj ndarjeje. Kërkimet akademike tregojnë një prirje me dy anë plotësuese të medaljes. Nga njëra anë është puna e hulumtuesve shkencorë si Megan Sweeney (e University of California Los Angeles ) dhe Maria Cancian (University of Wisconsin-Madison), të cilat kanë verifikuar marrëdhënien në rritje midis të martuarve të ardhshëm, femra dhe meshkujve me të ardhëta të pakëta. Nga ana tjetër janë hulumtimet sociologjike si ato të Christine Schwartz e Robert Mare (gjithnjë të UCLA ), të cilat tregojnë se përqindja e martesave midis partnerëve të të njëjti nivel arsimor është rritur në mënyrë të përhershme gjatë 50 viteve të fundit.
Këto dy anë ( të pasurit martohen me të pasurat dhe të arsimuarit martohen me të arsimuarat ) priret të thellohen gjithnjë e më shumë. "Në shoqërinë tonë," shpjegon profesor Robert Mare, "shkalla arsimore është shndërruar në një tregues gjithnjë e më të rëndësishëm të mundësive ekonomike të një individi". Rezultati ? "Ka shumëçka që luan rol në këtë drejtim, por nuk ka asnjë dyshim se sot burrat ngulmojnë sot më shumë se kurrë për të krijuar familje me gra të më të arsimuara se ata vetë."
Ky hop i hatashëm në strategjitë e gjetjes së bashkëshortes është e lehtë të kuptohet po të kemi parasysh mendësinë e njerëzve të thjeshtë. Në Match.com, për shembull, njëri prej rrjetve më të mëdha amerikane onlina për zemrat vetmitare, numri i burrave që kërkojnë të lidhen me gra të cilat kanë një rrogë të konsiderueshme është dyfishuar në katër vjet. Ndërsa tek gratë ka ndodhur e kundërta, dikur ato i kushtonin shumë rëndësi kësaj gjëje, por tani gjithnjë e më pak. "Money is sexy!",  nuk pushojnë së përsërituri mediat tabloide, të trullosura nga ideja se burrat mund të kenë zbuluar diçka të cilën gratë gjithmonë e kanë ditur.

Ja ku arrijmë tek pyetja kryesore: çfarë pasoje do të ketë kjo prirje në shoqërinë bashkëkohore ? Një studim i ekonomistëve Raquel Fernandez nga New York University dhe Richard Rogerson nga Arizona State University ka faktuar se në Shtetet e Bashkuara të Amerikës biri i një çifti me diploma universitare ka në mundësi 81 për qind të mbarojë edhe ai universitetin, përkundër 63 për qind sa ka mundësi biri i një çifti të përzier (një prind me diplomë të lartë, prindi tjetër jo ), dhe 30 për qind sa ka biri i dy prindërve pa diplomë të lartë. Duke u nisur nga këto të dhëna, hulumtuesit shkencorë kanë ndërtuar një matës matematik, duke düeshmuar se një pakësim i çifteve të përziera do të provokojë, me kalimin e kohës, një zgjerim domethënë të pabarazisë ekonomike midis familjeve.

"Kur renditim në modelin tonë faktorë si shkalla e ndryshme e lindshmërisë e klasave të ndryshme të shoqërisë prindërit më pak të arsimuar kanë në përgjithësi më shumë fëmijë një prej pasojave të shtimit të martesave mes njerëzve me të njëjtin nivel arsimor është se bie numri i studentëve në tërësi," shpjegon Fernandez, "dhe kjo dinamikë mbi tregun e punës priret të zbresë përherë e më shumë rrogat e punonjësve të pakualifikuar në të mirë të atyre që kanë diploma universitare." Fernandez, si bashkautore e një studim pasues të shtrirë në realitetet familjare të 24 vendeve, ka pohuar edhe se, sa më e lartë është shkalla e pabarazisë në një shoqëri, aq më të rralla janë martesat midis klasave të ndryshme.
Përfundim i kristalizuar, pra ? Nuk ke më çfarë t'i shtosh këtij konkluzioni ? Aspak. Siç ndodh shpesh kur merret në konsideratë dinamika e sjelljeve njerëzore, sapo kalohet në veçanësitë, gjërat bëhen më të ndërlikuara. Një mori e pafund hulumtimesh shkencore sociologjike dëshmon se qeniet njerëzore priren natyrshëm të çiftëzohen me partnerë sa më të ngjashëm me ata. Proverbi i lashtë "gratë dhe lopët merrini nga vendet tuaja" është e zbatueshme në të vërtetë jo vetëm sa i përket kombësisë apo prejardhjes së çifteve, por edhe religjionit, kulturës, moralit, politikës dhe shkallës sociale. Atëherë cili është shkaku dhe cila është pasoja ? Është rritja e martesave midis njerëzve me shtresë të ngjashme ose me arsim të ngjashëm që shton pabarazinë sociale, apo është e vërtetë e kundërta, pra se një hendek ekonomik tepër i gjerë bën që të zhduken rastet e lidhjeve midis anëtarëve me përkatësi të ndryshme ? Gary Burtless, një ekonomist që punon për Brookings Institution, dyshon se  dinamikat e çiftëzimit kanë ndryshuar në mënyrë kuptimplotë: "Janë gratë ato që kanë ndryshuar," pohon ai, duke nënvizuar se në Shtetet e Bashkuara të Amerikës bijat e familjeve të mira kanë pasur gjithmonë një nivel të kënaqshëm arsimor. "Në të kaluarën ishte normë e pashkelur për gruan e një burri me të ardhura të mira të bëhej shtëpiake, ndërsa gratë e klasave të varfëra e kishin të domosdoshme të shkonin në punë, duke plotësuar rrogat e burrave të tyre, por ka edhe mundësi që një vajzë e varfër të mos arrijë të martohet, prandaj të mos llogaritë dot një rrogë të dytë."

Sipas Gary Burtless shuma e këtyre faktorëve është përgjegjëse për rreth një të katërtën e shtimit të hendekut midis të ardhurave familjare regjistruar nga viti 1979 deri në vitin 1996. Por edhe një herë konkluzioni duket tjetër sipas asaj që na "thonë" të dhënat. Profesoresha Maria Cancian, për shembull, saktëson se po të merret në konsideratë gjendja ekonomike e grave (përveç të ardhurave tërësore të familjeve ), hendeku nuk është shtuar, por është tkurrur. "Ka më shumë gra që punojnë, që vazhdojnë të punojnë pas martesës, dhe kanë mundësi përherë e më të mëdha për karrierë," pohon Maria Cancian, duke nënvizuar se kjo është një gjë e mirë, duke pasur parasysh se gratë janë të martuara ose duke marrë në konsideratë shkallën e divorceve në Shtetet e Bashkuara kjo do të bëhet përherë e më e domosdoshme në të ardhmen.
Geoffrey Miller, një psikolog i evolucionit në University of New Mexico, i hedh një tjetër benzinë zjarrit. Ai ia vë gishtin rolit të shkollave të larta private ku studiojnë elitat, çka bëhet përherë e më tepër dukuri në sistemin arsimor amerikan, e në mënyrë të veçantë ai ndalet te ndikimet që kanë provimet e standardizuara të përdorura tashmë prej 50 vitesh në proceset e përzgjedhjeve të kandidatëve. "Në Shtetet e Bashkuara njerëzit inteligjentë priren sot të shkojnë në të njëjtat shkolla," thotë Miller, "ku ndodhen të rrethuar nga njerëz me personalitet të ngjashëm: të rinj të tjerë janë të detyruar të punojnë vetë për të arritur objektivat e tyre për një kohë të gjatë. Pse duhet të habitemi që ata kërkojnë të jenë bashkë ?" Sipas Miller edhe vetë zhvendosjet që bëjnë amerikanët nga një zonë në një tjetër zonë banimi është përcaktuar nga dëshira për të jetuar midis të ngjashmëve. "Një konservator religjioz sot është më e mundshme të zgjedhë që të transferohet në një shtet tradicionalist si Montana, ndërsa një pervers do të priret të gjendet më mirë në një kulturë metropolesh si në New York apo San Francisco." Dhe nënvizon se kjo prirje mund të ketë pasoja shumë pozitive: "Shpresa ime është se një hapësirë më e gjerë e popullsive të bashkuara nga vlerat morale, religjioze dhe politike të ndryshme mund t'u ofrojë individëve mundësi për të zgjedhur më lirshëm lumturinë e tyre."/Elida BUÇPAPAJ
Elida Buçpapaj


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Dakota Feining ose Xhudi Foster e re (04.09.2009)
Si e vrau Enver Hoxha Mustafa Gjinishin (04.05.2009)
Tirazhi i parë i "Gomorrës" ishte 5 mijë kopje, tani ka 2 milionë kopje tirazh në Itali, miliona të tjerë jashtë (03.27.2009)
Majk Tajson: Më vjen turp nga vetja (03.21.2009)
Kënga që 40 vjet më parë i kushtohej Brizhitë Bardosë (03.17.2009)
130 vjetori i lindjes së Albert Ajnshtajnit (03.14.2009)
A doni të dini se ku jetojnë miliardierët e kësaj bote? (03.13.2009)
Mefarete Laze talenti që mundi biografinë (03.12.2009)
Zhyljetë Binosh një dukuri befasuese franceze në kinematografinë botërore (03.09.2009)
Këngëtari Xhejms Blant dhe kënga e tij "You'r Beautiful" (03.08.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Tetor 2024  
D H M M E P S
    1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31    
 
Lajme Aktuale

Poetesha që ka zgjedhur Obama

 
VOAL
[Shko lartë]