VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - PËRSHPIRTNI NAZMI LUKAJT, MIKUT DHE KOLEGUTNga SKËNDER BUÇPAPAJ

                                                                                      

E Mërkurë, 10.30.2024, 02:05pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 

PËRSHPIRTNI NAZMI LUKAJT, MIKUT DHE KOLEGUT

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ


E Djelë, 02.06.2011, 04:14pm (GMT+1)

Lajmin për vdekjen e Nazmi Lukajt e mora në Strasburg atë natë midis së hënës dhe së martës. Ishte një nga lajmet më të dhimbshme që kam marrë në jetë, nga ato lajme që nuk të lënë të vësh gjumë në sy.

Nazmi Lukajn e kisha koleg për vite të tëra në gazetën kombëtare "Bota sot". Anipse fati e deshi që ne të mos takoheshim kurrë me njëri tjetrin, është një ndër ata pak njerëz që, ndonëse nga larg, mund t'i konsiderosh miq absolutisht pa as më të voglin ngurim.

Nga të gjithë kolegët që kam pasur në Prishtinë gjatë shumë viteve, Nazmi Lukaj ka qenë më komunikuesi. Nazmiu gjente çdo mënyrë e çdo mundësi për të komunikuar, me postë elektronike, me sms, me telefon, nëpërmjet miqve të përbashkët apo nëpërmjet njerëzve tanë të përbashkët. Dhe absolutisht buronte optimizëm, buronte shpresë, buronte çiltërsi e dlirësi në të gjitha komunikimet. Cilësinë e të komunikuarit të tillë Nazmiu nuk e manifesonte vetëm me kolegët dhe eprorët, por me të gjithë bashkëbiseduesit e tij, me të njohurit dhe miqtë, me lexuesit, me admiruesit, me mirëdashësit e jomirëdashësit. Ishte nga ata njerëz e nga ata intelektualë tejet bujarë në dhënien e miqësisë dhe tejet të etur për miqësi. Ishte nga ata të cilëve ndjenjat dhe ndjesitë pozitive e konstruktive nuk iu shterojnë kurrë.

Nazmiu nuk komunikonte kurrsesi vetëm për veten, për hallet, shqetësimet, problemet e veta. Komunikonte për hallet e kolegëve, për shqetësimet dhe problemet e tyre. Sepse duket qartazi se i përjetonte, i vuante vuajtjet e të tjerëve, aq më tepër vuajtjet e kolegëve. E donte shumë klimën e shëndetëshme kudo që ishte, kudo që shkonte, aq më tepër atje ku punonte, aq më tepër me kolegët, me të cilët i ndante telashet në mënyrë të përditshme. Ishte shumë më modest dhe i përmbajtur në paraqitjen e problemeve vetjake se atyre të kolegëve Nazmiu dhe lutej se a ishte e mundur të ndihmohej ky apo ai koleg, interesohej apo bëhej gjë për ta ndihmuar këtë apo atë koleg. Dhe nëse ankohej, Nazmiu ankohej vetëm në përgjithësi, nuk donte kurrë që të përmendte emra në sens negativ. Dhe gjithmonë shpresonte se njerëzit do të bëhen më të mirë e më të mirë.

Këto cilësi Nazmiu nuk i ka shfaqur, nuk i ka manifestuar vetëm në komunikimet dhe bashkëpunimin me mua. Janë plot të tjerë nga të njohurit, miqtë apo të afërmit tanë të përbashkët që më kanë folur për Nazmiun gjatë viteve, pikërisht duke i vënë në pah botën e madhe shpirtërore të Nazmiut, shpirtmirësinë e kthjellët të Nazmiut, atë domosdoshmërinë që Nazmiu ndiente për t'ua hapur zemrën sa më shumë njerëzve për të cilët Nazmiu ishte i bindur se e mirëkuptonin. Nazmiu ishte burim i pashtershëm e i dlirë njerëzor i mirëkuptimit dhe i mirëbesimit. Nazmiu nuk reshtte kurrë së kërkuar mirëkuptim dhe mirëbesim, nuk lodhej kurrë së punuari për të vendosur mirëkuptim dhe mirëbesim me të tjerët.

Më tregonin ato kohë se Nazmiu i shkëmbente mendimet për shkrimet e veta jo vetëm me kolegët e adhuruesit, por edhe me sapo të njohurit e tij në mjediset ku e çonte përditshmëria, i dëgjonte me respekt dhe përkushtim si vlerësimet edhe vërejtjet. Një tjetër fakt që tregon sa i pashembullt dhe i veçantë ishte Nazmiu në komunikimet ndërnjerëzore. Dhe iu gëzohej sukeseve të kolegëve po aq sa edhe sukseve të veta, çka është tejet e vështirë, në mos e pamundur, ta gjesht sot tek tjetërkush.

Nazmiu është nga ata gazetarë, intelektualë e krijues të Kosovës rritjen e të cilëve e kam ndjekur nga afër, diagramat shpirtërore të të cilëve i kam ndjekur nga afër gjatë këtyre viteve, sidomos në periudhën e pas luftës. Ka qenë ndër më kërkuesit e palodhur, ndër më këmbëngulësit për t'u rritur, ndër më të gatshmit për t'i pranuar mendimet për shkrimet e tij. Ndër më mirënjohësit e ndoshta më mirënjohësi, me të gjitha mundësitë e tij, me të gjithë bujarinë e pafundme të shpirtit të tij.

Dhe përherë e më shumë Nazmiu po rritej si gazetar, si intelektual e si krijues. Përherë e më të pasura e ambicioze ishin planet e tij krijuese, përpjekjet e tij për pjekuri dhe përkryerje të përditshme, duke i pranuar papërkryerjet dhe mospërkryerjet krejt çiltërisht dhe duke e manifestuar vullnetin e zotësinë për t'i tejkaluar ato.

Është tejet e dhimbshme dhe tejet e papranueshme që lumenj të tillë, të një burimi të tillë, të një rrjedhe të tillë, të një kthjelltësie të tillë, lumenj të tillë dritash qiellore të përditësisë sonë tokësore si Nazmi Lukaj të vijë një ditë që, krejt parakohshëm dhe krejt padrejtësisht, të ndalen, të pushojnë, të marrin rrugën e paqes së amshimit, paqes të cilën e deshën më mënyrë aq thirrëse, në mënyrë aq të pafshehur, në mënyrë aq zemër hapur, të cilën e deshën për veten dhe për të tjerët.

Humbja e njerëzve të tillë si Nazmi Lukaj, prandaj, është një nga humbjet më prekëse, më të dhimbshme jo vetëm për njerëzit e tyre, por edhe për miqtë, kolegët, të njohurit, edhe për lexuesit, edhe për botën krijuese në përgjithësi e gazetarinë shqiptare në veçanti. Humbjet e personaliteteve të tilla lënë patjetër zbrazësi për jetën intelektuale të kombit.

(Botuar në Bota Sot më 29 janar 2011)

21 JANARI NË RADARIN E JASHTËM MEDIATIK

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

 

NJË VERSION I NËNTËDHJETESHTATËS

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

 

BAJRAKU NË ÇARSHI OSE POLITIKA NË ANKAND

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

 

ROJA TË SOVRANITETIT

Zotër shtëpie

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

 

PDK DHE LDK SHTRATIN ENDE TË NXEHTË

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

ALTERNATIVË MAFIOZE PUSHTETIT

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

SUDETIÇ, I TRETI I MOSKETIERËVE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

KOLLITJET E STALINIT...

...nesër në "tri komunat heroike"

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

 

MARTY & THAÇI, THE PRECEDENT & SUBSEQUENT

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

TË DUAN, PA TË QORTOJNË

(Letër e mbyllur partive)

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

UKË RUGOVA DHE QYTETARIA E DINASTIVE NË DEMOKRACI
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

SIMBOL I LUFTËS SË KOSOVËS ËSHTË SHTËPIA E JASHARAJVE, NUK ËSHTË "SHTËPIA E VERDHË"

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ 

EVROPA NË ANËN E HUMBËSVE TË LUFTËS SË KOSOVËS

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

MINUS NEXHATI, PLUS ALBINI, BARAS ÇKA?

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

POLITIKËN MUND TA NDRYSHOSH VETËM DUKE MARRË PJESË NË POLITIKË

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

SHKODËR SHQYPNIA!

PARTITË E KRYEMINISTRAVE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

UKA DHE ISAI

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

DOSIADA

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

TIPOLOGJIA E LISTAVE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

SHKRIRJA E MEDIAVE NË PUSHTETIN POLITIK

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ



MURMURIMË DUKAGJINI (REQUIEM PËR DIN MEHMETIN)

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

ZGJEDHJE TË FAKTIT TË KRYER

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

Sot mbushen plot 17 vjet nga dalja për herë të parë në satelit e Radiotelevizionit Shqiptar

NGASJET E PERSONALIZIMIT TË HISTORISË

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ<

GREQIA DHE SHQIPËRIA, GREKËT DHE SHQIPTARËT

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

MJAFTON EMRI IBRAHIM RUGOVA

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

KALVARI I NJË MOCIONI

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

 

PDK DHE LDK SHAHEN... DERI PAS ZGJEDHJEVE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

AKSESI I KOSOVËS NË DOSJET E SPIUNËVE TË SAJ

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

NGA NGURIMET NË NGUTJE?

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

SINDROMI I THESARIT TË ALI PASHË TEPELENËS SI E KAPI GREQINË

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ


EMPATI E MBRAPSHTË E SOCIALISTËVE ME DEMOKRATËT

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

SHQIPTARIZMI NË KONTEKSTIN E EVROATLANTIZMIT DHE GLOBALIZMIT

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

VIZIONI YNË EVROPIAN I RIBASHKIMIT SHQIPTAR

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

HAMENDJET PARAZGJEDHORE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

NUK KAM MALL PËR FUSHATAT E DORËHEQJEVE, LARG QOFSHIN FUSHATAT E DORËHEQJEVE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

A DO TË VAZHDOJË NJOHJET EDHE GJATË DIALOGUT?

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

MBYLLJA ME NDER E MISIONEVE NDËRKOMBËTARE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

A MUND ERDHËT PREJ NJU JORKU

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

NË Ç'RRUGË KA HYRË PROCESI I NJOHJEVE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

NË LDK ASGJË E RE, ASGJË E RE NË LDK

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

HISTORIA NUK ËSHTË E PARTIVE, PARTITË JANË PJESË E HISTORISË

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E NGRIRË KOSOVA NUK MUND TË HYJË NË BISEDIME TË REJA

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

AZEMI, DISIDENTI I LINDUR

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

MIQËSIA ME VATIKANIN

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

VDEKJA E POETIT

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

FATI I UKSHIN HOTIT

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

PA ZBARDHJEN E HISTORISË DISIDENCA SHQIPTARE NUK DO TA FITOJË QYTETARINË


Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

PËR INAT TË KOSOVËS, SERBIA ËSHTË GATI TË BËJË ÇFARËDO HARAKIRI

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

LERENI KOSOVËN SHËNDOSH, NËSE E DONI SHËNDOSH BALLKANIN, EVROPËN...

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ


 


Nga SKËNDER BUÇPAPAJ


EMRI NDËRKOMBËTAR I KOSOVËS

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ


KOSOVA DHE NJOHJET - GJEOPOLITIKA TJETËR

MË TEPËR SE NJË GJETJE FORMULE, NJË THYERJE TABUJE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ



 

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ


AS REVANSHISTË, AS TË REVANSHUAR

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

VERIU I KOSOVËS, FUSHËBETEJA E FUNDIT?

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ


 

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

NË HORIZONTE ENDE ASNJË RRETHANË OPTIMALE PËR BISEDIME


KORRUPSIONI SHESHIT

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

MARRËDHËNIET ME NDËRKOMBËTARËT SHPREHIN AFTËSINË SHTETËRORE TË KOSOVËS

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

SKËNDER BUÇPAPAJ


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
21 JANARI NË RADARIN E JASHTËM MEDIATIKNga SKËNDER BUÇPAPAJ (02.06.2011)
NJË VERSION I NËNTËDHJETESHTATËSNga SKËNDER BUÇPAPAJ (02.06.2011)
BAJRAKU NË ÇARSHI OSE POLITIKA NË ANKANDNga SKËNDER BUÇPAPAJ (02.06.2011)
ROJA TË SOVRANITETITZotër shtëpieNga SKËNDER BUÇPAPAJ (02.06.2011)
"PRANVERË ARABE" APO DIÇKA TJETËRNga FRANK SHKRELI (02.03.2011)
MBI NGJARJET E JANARITNga ISMAIL KADARE (02.03.2011)
NJË PAMFLET TJETËR QOSIST PËR NJË REVOLUCION TJETËR TË VONUARSi rren, shpif, flliq e ndyn dhe jargiset Rexhep QosjaNga JAHIR DEMAJ (02.02.2011)
STABILITETI I SHQIPËRISË NË FAVOR TË GJITHË SHQIPTARËVEMETODAT E EDI RAMËS DESTABILIZUESE PËR SHQIPËRINË DHE RAJONINNga Elida BUÇPAPAJ (02.02.2011)
KORTEZHI I ENVER HOXHËS DHE KORTEZHI I EDVIN KRISTAQ RAMËS SOT...Të bësh propagandë edhe me të vdekurit......!Nga BEQIR SINA, New York (01.29.2011)
DITA QË NDAN, Ç'DO TË BËHET MË PAS?Të flasim si qytetarë: 21 janari shpjegon të shkuarën dhe të ardhmen, teksa pasqyron të sotmenNga VISAR ZHITI (01.28.2011)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Tetor 2024  
D H M M E P S
    1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31    
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lartë]