Sheril Kol më e bukura e botës E Enjte, 04.23.2009, 10:30am (GMT+1)
Voal-online - Ndërkohë që Ashley Cole ndjek ëndërrën për të fituar të parën Champions League të karrierës së tij duke u bërë mbret i Evropës bashkë me Chelsea-n e tij, gruaja e tij Cheryl është zgjedhur mbretëresha sexy e planetit nga revista e famshme angleze FHM. Në vend të dytë është klasifikuar Megan Fox, e cila kishte fituar në vitin 2008. Këngëtarja dhe kërcimtarja, Cheryl Ann Tweedy Cole, e cila i mbush njëzet e gjashtë vjet në korrikun e sivjetëm, është bërë e famshme duke marrë pjesë para shtatë vjtësh në talent show Popstars - The Rivals, prej ku është grupi i Girls Aloud, në të cilin ajo bën pjesë. Kaçurele të gjatë ngjyrë gështenje, Cheryl ka fituar mijëra konkurse, ka publikuar një kalendar: gjoksi i saj është votuar si gjoksi më i bukur i Anglisë nga një sondazh i drejtuar prej një ndërmarrje të prodhimeve të bendshme të femrave (duke mundur bukuri të tilla si Kelly Brook e Scarlett Johansson). Aktualisht ajo është juriste në MusicStars. Duke i kapërcyer zërat për krizën me të shoqin dhe procesin për një shamatë me truprojat e një diskoteke, zonja Cole vitin e shkuar ka arritur në vendin e shtatë në klasifikimin e FHM, ndërsa sivjet kapërcen menjëherë shtatë vend duke marrë kreun e klasifikimit.