VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - DY FJALË PËR PRESIDENTIN E KOSOVËS BEHGJET PACOLLINga ELIDA BUÇPAPAJ

                                                                                      

E Mërkurë, 10.30.2024, 02:05pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 

DY FJALË PËR PRESIDENTIN E KOSOVËS BEHGJET PACOLLI

Nga ELIDA BUÇPAPAJ


E Djelë, 02.27.2011, 09:53am (GMT+1)

Zgjedhja e presidentit të Kosovës dhe qeverisë "Thaçi dy" ka qenë nga më të përgojuarat në historinë e re të Kosovës. Shpallja e kandidaturës nga ana e zotit Pacolli për president të Kosovës shërbeu për një fushatë sulmesh kundër tij, nga të gjitha anët, nga partitë e opozitës dhe nga brenda partisë së zotit Thaçi. U përdor deri Facebook-u për të vendosur foto, video e kopertina gazetash e revistash me intervista nëpër kohë dhe deklarime kontraverse të zotit Pacolli, të cilat pastaj ai do t'i mohonte të gjitha në një nga gazetat e Prishtinës.

Gazeta prestigjoze amerikane NYT do ta jepte lajmin e zgjedhjes së zotit Pacolli vetëm me disa rreshta, duke cituar agjencinë Reuters me një titull shumë provokativ "Kosova: Lideri i saj kishte lidhje me Rusinë", ku më poshtë do të shkruante: " Parlamenti i Kosovës e zgjodhi Behgjet Pacollin, një biznesmen me një histori lidhjesh me Moskën, të martën president, i cili do të ndajë pushtetin me Kryeministrin e Kosovës Hashim Thaçi pas zgjedhjeve të dhjetorit që shkoi", vazhdon dhe citon Reuters-in NYT, ku më poshtë shton se "partitë e opozitës ia përmendën këto lidhje zotit Pacolli i cili nuk gëzon popullaritet midis dy milionë shqiptarëve të Kosovës, për shkak të lidhjeve të tij me Moskën, që ka kundërshuar pavarësinë e Kosovës nga Serbia, meqë është aleat i saj", përfundon NYT së cituari agjencinë e lajmeve Reuters.

Edhe mediat zvicerane janë marrë me zotin Pacolli pasi ai është me shtetësi të dyfishtë. Zoti Pacolli nisi ta ndërtonte perandorinë e tij të biznesit nga Zvicra, ku është vendosur prej vitit 1976, kur më 1990 themeloi Mabetex dhe filloi të bënte pasuri në Lindje, duke restauruar Parlamentin e Rusisë, Kremlinin e me radhë. Muret e zyrave të Mabetex në në fund të viteve `90 ishin të mbushura me fotografitë e Jelcinit.

Menjëherë pas luftës hyn në Kosovë si investitor dhe angazhohet për herë të parë në politikë në vitin 2007, kur partia e themeluar prej tij AKR fiton 14 % të votave.

Në mandatin e tij si deputet i Kosovës është dalluar gjithashtu për lobimin që ka bërë për njohjen e pavarësisë të Kosovës nga shtete të ndryshme të botës. Është i angazhuar gjithashtu edhe në aktivitete humanitare. Ndërkohë prej një kohe të konsiderueshme është i orientuar nga Washington D.C., lobon atje, ka krijuar lidhje dhe tani nëpër deklarata i përmend gati gjithnjë SHBA.

Kur zgjedhja e tij për president ishte bërë si temë e ditës, i famshmi ish-ambasadori amerikan William Walker e ngriti lart Pacollin në një shkrim që e botua në disa gazeta në Prishtinë.

Në zgjedhjet e 2010, Behgjet Pacolli krijoi aleacncë me disa parti të vogla, por me emra të njohur si Agim Çeku dhe në partinë e tij dallohet sidomos Mimoza Kusari, një figurë karizmatike, e cila kishte kushtëzuar bashkëqeverisjen me PDK-në, me mospraninë e Fatmir Limajt në qeveri, i cili si deputet i PDK-së deklaroi se e kishte hedhur votën e tij në tre raundet kundër Pacollit.

Zgjedhja e Pacollit si president i Kosovës, pas tri raundesh, erdhi për shkak të aleancës midis PDK-së dhe AKR-së, kur asnjëra nga partitë e opozitës nuk pranoi të bëhej aleate qeverisëse me PDK-në, kështu PDK-ja kishte vetëm një alternativë: ose Pacolli president ose zgjedhjet e reja, dhe një gjë ishte e qartë se nëse futej në zgjedhje të reja PDK-ja e kishte të garantuar humbjen.

Që nga ora e zgjedhjes, Behgjet Pacolli ka marrë urime nga presidenti dhe kryeministri i Shqipërisë, Bamir Topi dhe Sali Berisha, si dhe nga ish-presidenti i Kroacisë Stipe Mesiç, ndërkohë Ambasadori Amerikan Dell ka dalë me një deklaratë të qeverisë Amerikane që i mbështet institucionet e Kosovës.

Fjalimi i zotit Pacolli të cilin ai e mbajti në Kuvendin e Kosovës pas zgjedhjes si president ishte i mbushur me respekt për emrat që kanë bërë historinë e Kosovës duke premtuar se aspirata e tij është "për një Kosovë të hapur, e cila do të garantojë lëvizje të lirë të njerëzve, mallrave dhe shërbimeve, për një Kosovë të integruar plotësisht në shtëpinë e madhe evropiane, në NATO dhe në organizatat e tjera botërore."

Më 1998-1999 në kohën e krizës në Kosovës zoti Behxhet Pacolli lidhet me këngëtaren italiane me origjinë shqiptare Anna Oxa me të cilën vë kurorë dhe bashkë me të mbështesin luftën çlirimtare në Kosovë, ndërsa prej disa vitesh është i martuar me një ruse nga Shën Pjetërsburgu, me të cilën ka tre fëmijë. Zonja Pacolli tani është zonja e parë e Kosovës. Për të shkruante edhe gazeta zvicerane Neue Zürcher Zeitung, për faktin e njohur se Rusia është aleate e Serbisë dhe kundër pavarësisë së Kosovës. Dhe kjo është një nga pikat më të dobëta të Pacollit, i cili disa ditë më parë lajmëroi në Facebook lindjen e fëmijës së tretë me rusen.

Në botë kjo lidhje nuk do t'i hynte kujt në punë, por në Kosovë ky fakt shërben që kundërshtarët e Pacollit të bëjnë fushatë alla grande.

Behgjet Pacolli në fjalën e tij inaguruese si president i Kosovës i ngriti hymne punës, përmes të cilës ai ka ngritur perandorinë e tij dhe me të cilën ai krenohet shpesh. Në fund të fundit Kosovës i duhet punë, pasi më tepër se 60 % e popullsisë janë të papunë.

Pacolli nuk ka probleme me drejtësinë por ka problemin e imazhit të tij kontravers, të dëmtuar gjatë karrierës si biznesmen, por edhe gjatë këtyre javëve, kur u kthye në personazh pasi u shpall kandidat për president të Kosovës.

Të vetmin problem tani Pacolli ka me Gjykatën Kushtetuese, nëse opozita siç ka shpallur do ta kundërshtojë zgjedhjen e tij , por Pacolli ka deklaruar se është i gatshëm të përballet edhe me Gjykatën Kushtetuese të Kosovës, e cila në shtatorin e 2010 e shpalli Sejdiun si shkelës të saj.

Pacolli ditën e parë të punës e filloi mbarë me një vizitë në familjen Rugova. Në fakt ai ka mbajtur raporte shumë korrekte me Familjet e Mëdha të Kosovës, por prej ditës që u zgjodh president do të duhet të ketë kujdes për çdo fjalë dhe veprim të tji se do të jetë nën lupën zmadhuese. Me veprimet e tij ai do ta fitojë edhe zemrën e popullit të Kosovës e cila për momentin është me plot dyshime.

Pacolli që është mësuar të ndërtojë e të meremetojë nëpër botë, natyrisht që ka mundësi që të ndërtojë edhe në përmirësimin e imazhit të tij, i cili i bashkangjitet imazhit të dëmtuar të Kosovës nga akuzat e Dick Marty-it.

(Ky opinion është botuar tek Bota Sot më 24 Shkurt)

 


 

20 SHKURTI DUHET TË HYJË NË KUJTESËN E KOMBIT

Këtë ditë e kujton vetëm PD, ndërsa Shqipëria nuk i ka dënuar ende krimet e komunizmit

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

SI T'I LEXOJË KLASA POLITIKE KËSHILLAT E TOMAS KANTRIMENIT
Nga Elida BUÇPAPAJ

SHBA E BE TË NDALIN PRECEDENTIN KONFLIKTUAL TË ED RAMËS
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

ANALIZË E 21 JANARIT - POLITIKA SHQIPTARE TË MBROJË INSTITUCIONET LEGJITIME DHE TË PASTROHET NGA FLAKËVËNËSIT E SHTETIT
Nga Elida BUÇPAPAJ

5 VJET PA IBRAHIM RUGOVËN
Nga Elida BUÇPAPAJ

DELL KA TË DREJTË - NJË AVOKATURË DJALLI NUK I HYN NË PUNË ASKUJT
Nga Elida BUÇPAPAJ

JO ZGJEDHJE TË REJA, POR INSTITUCIONE LEGJITIME, ME DUAR TË PASTRA DHE PA SHIK
Nga Elida BUÇPAPAJ

NDAL FUSHATËS ANTISHQIPTARE DHE KRAHASIMIT TË SHQIPTARËVE ME XHELATËT E SREBRENICËS
Nga ELIDA BUÇPAPAJ

9 JANARI DITË SUBLIME PËR KOSOVËN
NGA ELIDA BUCPAPAJ

HASHIM THAÇI MANDATIN E DYTË IA DEDIKON ISA MUSTAFËS
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

Reagim ndaj "Le Matin"
BERISHA, RAMA NDAJNË TË NJËJTIN QENDRIM ME THAÇIN NDAJ MARTY-IT, NDËRSA ME ZVICRËN DUAN TË KENË RAPORTE TË SHKËLQYERA
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

NË VEND TË KARTOLINËS PËR 2011 -
INTERESAT KOMBËTARE TË SHQIPTARËVE NË REZONANCË TË PLOTË ME IDEALET E PERËNDIMIT
NGA Elida BUÇPAPAJ

PDK-AAK-AKR OSE PDK-AAK-VV
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


40 MIJË VOTAT E UKË RUGOVËS SFIDË KLANIT JUGOSLLAV
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

SHËN DICK MARTY ALIAS QOFTËLARGU
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

DICK MARTY NJË DEMAGOG QË TENSIONON RAJONIN DHE DEMONIZON NJË KOMB
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

ISA MUSTAFA KA NJË ALTERNATIVË - DORËHEQJE O REFORMIM TË PARTISË
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

HOLBROOKE, MIK ISHQIPTARËVE E MEDIATOR I PAQES PREHET NË PAQE
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

MOS ABSTENONI !
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

ÇFARË KA FRANKO FRATINI ME SHQIPTARËT E KOSOVËS ?
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

ISA RENEGAT, NDËRSA BINOMI MUSTAFA-KRYEZIU PËR LDK DISFATË
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

TË NA BASHKOJË SHKODRA
NGA ELIDA  BUÇPAPAJ

JUS SANGUINIS UA JEP SHQIPTARËVE TË KOSOVËS TË DREJTËN E SHTETËSISË NË SHTETIN AMË

NGA ELIDA BUÇPAPAJ

PËRSE ISA MUSTAFA PO IMITON SEJDIUN ?
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

KUR KA KULTURË FETARE E PËRSE TË MOS KETË EDHE KULTURË POLITIKE
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

XHANDARËT E FJALËS SË LIRË PO E KTHEJNË KOSOVËN NË ABSURDISTAN
Nga Elida BUÇPAPAJ

DEMONIZOHET SPARKS E KËRCËNOHET GAZETARJA SEBAHATE SHALA
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


ISA MUSTAFA ZHGËNJIM PËR ATA QË E VOTUAN DHE BESUAN
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

MIRSEARDHJA E UKË RUGOVËS DO TË SHËNONTE FILLIMIN E REFORMIMIT TË LDK-SË
Nga Elida BUÇPAPAJ

NJË START I RI PËR LDK-NË
Triumfoi fryma demokratike e LDK-së që zgjodhi Isa Mustafën
Nga Elida BUÇPAPAJ


KAOSI PARAZGJEDHOR I JEP NË TABAKA FITOREN HASHIM THAÇIT
Nga ELIDA BUÇPAPAJ

DIOGUARDI FITOI, SHQIPTARËT HUMBËN
Nga ELIDA BUÇPAPAJ


LIGJI I LUSTRIMIT NON GRATA NGA POLITIKA
Implementimi serioz i Ligjit të Lustrimit - Garanci për demokracinë në Shqipëri, Kosovë e Maqedoni
NGA ELIDA BUÇPAPAJ"Ž

T'i themi jo izolimit të Kosovës
SHQIPTARËT E KOSOVËS LE TË PËRFITOJNË LIBERALIZIMIN E VIZAVE NGA DYSHTETËSIA
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

ABSTENSIONIZMI RREZIK PËR DEMOKRACINË NË KOSOVË
Nga ELIDA BUÇPAPAJ


Tanja Fajon çel një dritë shprese për Kosovën
MOS E KTHENI KOSOVËN NË NJË GETO TË SHEKULLIT XXI
Nga ELIDA BUÇPAPAJ


FATMIR SEJDIU TREGON BARCALETA

Nga ELIDA BUÇPAPAJ


KRIZA INSTITUCIONALE PËR INTERESA TË NGUSHTA TË LIDËRSHIPIT AKTUAL TË LDK-SË
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


TIGRAT E ARKANIT LËVIZIN TË LIRË NË EVROPËN ME FYTYRËN E SËMURË TË UMBERTO BOSSIT
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

SHBA & BE ME SHQIPËRINË, SFIDOJNË BINOMIN PARANOJAK RAMA-RUÇI
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


SARKOZY & MERKEL KANË TË DREJTË: DAVID MILIBAND NË VEND TË  ASHTON
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


BERISHA MUND TA FORCOJË KREDIBILITETIN E QEVERISË PA KURRËFARË DHIMBJE
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


E ARDHMJA E FATMIR SEJDIUT
Nga ELIDA BUÇPAPAJ"Ž


FATMIR SEJDIU DHA DORËHEQJEN SI SHKELËS I KUSHTETUTËS
Nga  ELIDA BUÇPAPAJ


REZOLUTA E 28-SHES KA RRITUR AGRESIVITETIN E SERBISË
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


Pavarësia e Kosovës në shërbim të paqes dhe stabilitetit afatgjatë të të gjithë  Evropës
JO PROFILIT KONTRAVERS TË Z. KATHY ASHTON !
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

ISA MUSTAFA, NJË ZË REFORMUES I LDK-SË
NGA ELIDA BUÇPAPAJ



AMERIKA & BRUKSELI, JO BRUKSELI "SOLO"
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


SA HERË AFROHEN ZGJEDHJET RAMUSH HARADINAJN E ÇOJNË NË HAGË
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


14 Shtator 1998 - 14 Shtator 2010
E KUR AZEM HAJDARI DO TË KTHEHET NË NJË SIMBOL TË PËRBASHKËT TË PLURALIZMIT SHQIPTAR ?
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


ALL TOGETHER NOW - TË GJITHË SË BASHKU TANI !
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


PROJEKT-REZOLUTA KAMALEON E 28-SHES ?!
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


ESHTON NUK MUND T'I GJUNJËZOHET TADIÇIT
Nga ELIDA BUÇPAPAJ

KATEDRALJA E NËNË TEREZËS E BEKUAR NGA RUGOVA SHPREHJE E PASURISË KOMBËTARE DHE EVROPIANE
Nga ELIDA BUÇPAPAJ



VENDET E NATO-S E ÇLIRUAN KOSOVËN, NJOHËN PAVARËSINË E SOT E MBËSHTESIN FUQISHËM NË METROPOLET E DIPLOMACISË BOTËRORE
Nga ELIDA BUÇPAPAJ



DELIRI I VUK JEREMIÇIT FIKET PËRBALLË LIQENIT TË PERUÇACIT 
Nga ELIDA BUÇPAPAJ


UNIFIKIMI I FAKTORIT POLITIK NË SHQIPËRI NË SHËRBIM TË KOSOVËS DETYRIM EVROPIANO-KOMBËTAR 
Nga ELIDA BUÇPAPAJ

SHQIPËRIA NDRYSHE NGA ÇEKIA
Nga ELIDA BUÇPAPAJ

BE NUK MUND TË EKZISTOJË NË VARESI TË GREQISË, SPANJËS, SLLOVAKISË, RUMANISË E QIPROS !

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

KOSOVA DO TË VAZHDOJË TË SHOHË NGA WASHINGTONI, Z.GLENNY !
Nga ELIDA BUÇPAPAJ


TRAIAN BASESKU AS NUK I DISKRIMINON DOT SHQIPTARËT, AS NUK E FUT DOT SERBINË NË BE

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

S'KA KOMUNIKIM TË PRISHTINËS ME BEOGRADIN PA NJOHJE TË PAVARËSISË DHE SOVRANITETIT TERRITORIAL TË KOSOVËS NGA SERBIA

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

TONI BLER, LIDERI QË ZURI VEND NË ZEMRËN E SHQIPTARËVE

NGA ELIDA BUÇPAPAJ

ZOTËRI TADIÇ, SHQIPTARËT E KOSOVËS JANË PASARDHËSIT E KONSTANDINIT TË MADH DHE SKËNDERBEUT, HEROIT TË KRISHTËRIMIT QË SHPËTOI AUSTRINË NGA INVAZIONI OTOMAN
Nga ELIDA BUÇPAPAJ

KUR S'KA OPOZITË, QEVERIA KA FESTË !
Nga ELIDA BUÇPAPAJ

 

BARDHYL AJETIT
Nga ELIDA BUÇPAPAJ


KOSOVA E EMANCIPUAR
Nga ELIDA BUÇPAPAJ

NJË SHQIPËRI ANËTARE E NATO-S NUK E PRANON VASALITETIN E MEDIAVE NDAJ ISH DIKTATORIT RAMIZ ALIA 
Nga ELIDA BUÇPAPAJ

ELIDA BUÇPAPAJ


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
SHPËTOJENI PROF.QOSENNGA AMIK KASORUHO (02.24.2011)
NJË KUJTIM PËR BABIN - NGA ARIANANga ARIANA LUKAJ (02.23.2011)
REGJISTRIMI I STRUCËVENga ARBEN KALLAMATA (02.23.2011)
20 SHKURTI DUHET TË HYJË NË KUJTESËN E KOMBIT -  Shqipëria vendi që nuk i ka dënuar ende krimet e komunizmitNga ELIDA BUÇPAPAJ (02.23.2011)
NË BOTËN ARABE ËSHTË 1848 - JO 1989Nga ANNE APPLEBAUM, Washington Post (02.22.2011)
"Washington Post": JO MË PËRQAFIME PERËNDIMORE PËR SUNDUESIT RUSËNga MIKHAIL KASYANOV, VLADIMIR MILOV, BORIS NEMTSOV dhe VLADIMIR RYZHKOV (02.21.2011)
20 SHKURTI 20 VJET MË VONËRËNIA E SIMBOLIT TË DIKTATURËSNga MUJË BUÇPAPAJ (02.20.2011)
FARAONI PA MUMJENga THOMAS L. FRIEDMAN (02.18.2011)
LIRIA E TYRE, FRIKA JONËNga ANGELO PANEBIANCO, Corriere della Sera (02.18.2011)
SHQIPTARËT PËRBALLË NJË BETEJE TË PAPËRFUNDUARNga BEQIR SINA, New York (02.18.2011)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Tetor 2024  
D H M M E P S
    1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31    
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lartë]