VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Vaslav Havel nderohet me Çmimin Ndërkombëtar të Demokracisë

                                                                                      

E Mërkurë, 10.30.2024, 02:05pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
PERSONAZH
 
Vaslav Havel nderohet me Çmimin Ndërkombëtar të Demokracisë
E Shtunë, 04.25.2009, 08:38am (GMT+1)

Ish- presidenti çek Václav Havel, u nderua të premten (24.04.) me Çmimin Ndërkombëtar të Demokracisë Bon. Ministri i jashtëm gjerman Steinmeier, e quajti Havelin personalitet të madh të lëvizjes demokratike evropiane.Në një ceremoni të organizuar me këtë rast në Muzeun 'Koenig' në Bon, çmimi në formën e një skulpture qelqi dhe të shoqëruar nga 10 000 euro, iu dorëzua ish-presidenit Havel, nga kryetari i Shoqatës me të njëjtin emër (Çmimi Ndërkombëtar i Demokracisë - Bon), drejtori i përgjithshëm i Deutsche Welles, Erik Bettermann.

Në praninë e rreth 200 mysafirëve nga skena politike, kulturore, ekonomike dhe mediale fjalën e nderimit për laureatin e mbajti ministri i jashtëm gjerman Frank-Walter Steinmeier. I pranishëm në solemnitet ishte edhe ministri i jashtëm çek dhe njëkohësisht kryetar i radhës së Këshillit të Ministrave të Bashkimit Evropian, Karel Schwarzenberg.

"Ky çmim nderon misionin kurajoz të Havelit për demokraci, liri dhe paqe në vendin e tij, si dhe në raport me Gjermaninë dhe Evropën", e arsyetoi Bettermann-i vendimin e jurisë. "Shkrimtari, kryengritësi paqësor dhe politikani Václav Havel ka përjetuar histori dhe ka bërë histori. Ai ka luftuar për idealet liridashëse, për demokracinë dhe të drejtat e njeriut, dhe për këtë ka qëndruar vite të tëra në burg. Lufta e tij kundër komunizmit e ka kthyer atë në 'figurë simbol të demokracisë' . Si kryetar ai është angazhuar për pajtimin gjermano-çek," tha Erik Bettermann.

Ndërkaq Václav Havel, në fjalimin e tij falendërues theksoi: "Gjatë jetës sime kam qenë disa herë në situata ku kam kontribuar papritur në krijimin e një tradite të re. Unë kam qenë presidenti i parë i zgjedhur në vendin tim, pas rënies së perdes së hekurt. Presidenti i parë, i cili nuk u rrëzua por që qëndroi në post deri në fund të mandatit të tij. Unë jam po ashtu, i pari i cili krijoi në Republikën Çeke krijoi një traditë për ish-presidentët. Unë e vlerësoj shumë nderimin me Çmimin e parë Ndërkombëtar të Demokracisë Bon." 

 Ndërsa ministri i jashtëm gjerman Frank-Walter Steinmeier, në fjalën e nderimit për laureatin tha, se Václav Havel-i është një personalitet i madh i Lëvizjes Demokratike Evropiane. "Pa të do të ishin të paparamendueshme nisjet paqësore në Evropën e Mesme dhe Lindore. Ai është në të vërtetë një laureat i denjë," nënvizoi shefi i diplomacisë gjermane.

Për veprën e Havel-it foli edhe ministri i dikurshëm i jashtëm gjerman, Hans-Dietrich Genscher. Ndër të tjera ai theksoi se:"Václav Havel-i është një evropian i madh, i cili paraqet në mënyrë të pashoqe identitetin kulturor dhe shpirtëror evropian."

Bärbel Dieckmann, kryetar bashkiak i qytetit të Bonit kujtoi të pranishmit se 60 vjet më parë në këtë qytet është miratuar kushtetuta e Republikës Federale të Gjermanisë dhe po në këtë qytet janë hedhur bazat për pajtimin mes të Lindjes dhe Perëndimit, për ribashkimin e Gjermanisë dhe për rritjen e përgjegjësisë së vendit në botë: "Emri i Bonit është i lidhur ngushtë dhe i pandarë, me zhvillimin e demokracisë dhe lirisë në Republikën Federale të Gjermanisë".

Me zgjedhjen e muzeut Koenig për ndarjen e këtij çmimi 'Shoqata Çmimi Ndërkombëtar i Demokracisë Bon'  kujton punën e Këshillit Parlamentar, i cili në vitin 1948 pati filluar në këtë vend këshillimet për kushtetutën e ardhshme gjermane. Çmimi jepet këtë vit për herë të parë. DW/Voal-online.


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Sheril Kol më e bukura e botës (04.23.2009)
Intervistë me Mishelë Pfaifer, bishttundëse e "Cheri" dhe "Personal Effects" (04.19.2009)
35 vjeçarja Viktoria Bekam, artiste shumanshme dhe personalitet me ambicie të shumëfishta (04.17.2009)
Armaldo Kllogjeri tenori lirik që ka pushtuar operën (04.16.2009)
Princat e kaltër tani martohen me princeshat e kaltëra, Hirushet me Hirushët (04.13.2009)
Dakota Feining ose Xhudi Foster e re (04.09.2009)
Si e vrau Enver Hoxha Mustafa Gjinishin (04.05.2009)
Tirazhi i parë i "Gomorrës" ishte 5 mijë kopje, tani ka 2 milionë kopje tirazh në Itali, miliona të tjerë jashtë (03.27.2009)
Majk Tajson: Më vjen turp nga vetja (03.21.2009)
Kënga që 40 vjet më parë i kushtohej Brizhitë Bardosë (03.17.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Tetor 2024  
D H M M E P S
    1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31    
 
Lajme Aktuale

Poetesha që ka zgjedhur Obama

 
VOAL
[Shko lartë]