Tashmë nuk ka analist ndërkombëtar, politolog dhe politikan që të mos përpiqet të bëjë përkufizimin e asaj që po ndodh në Lindjen e Mesme dhe në Magreb, pra përgjithësisht në botën arabe, që nga Oqeani Atlantik deri në Gjirin Persik, sidomos në hapësirën matanë Mesdheut tonë.
E përbashkët në të gjitha përkufizimet e përkohshme është, megjithatë, se pranohet që këto që po ndodhin po pasohen e do të pasohen nga një vërshim i refugjatëve, me prirje për t'u bërë i stihishëm në të ardhmen. Pranohet gjithashtu se një rajon i madh e i rëndësishëm, më i ndjeshmi në botë prej shumë dhjetëvjeçarësh, është destabilizuar. Dhe askush nuk mund të parathotë fundin e këtij destabiliteti, askush nuk mund t'i parathotë ndikimet e tij. Pranohet gjithashtu se kriza e furnizmit me naftë dhe gaz natyror është më e prekshme se gjithçka tjetër. Dhe pranohet se kush përfiton më shumë në tregun global të naftës dhe gazit natyror.
Ato që do të nisnin në Tunizi apo në Egjipt si revolucione paqësore, do të ktheheshin në revolucion të armatosur në Libi. Ato që thuhej se e merrnin modelin e tyre nga Evropa Lindore, madje edhe nga Ballkani, tashmë marrin natyrën e revolucioneve demokratikoborgjeze të gati para dy shekujve. Dhe gjithnjë e më shumë sfond i tyre bëhet anarshia e përgjithshme dhe e gjithanshme.
Diktatori libian Gadafi do të dilte së fundi me tezën se regjimi i tij është viktimë e rolit të tij në aleancën kundër terrorizmit ndërkombëtar, duke e fajësuar Al Kajdën për çfarë po ndodh në Libi. Këshilli i Sigurimit merr vendimin, tashmë të shndërruar në parodi, për vendosje sanksionesh kundër regjimit të Tripolit. Shtohen tundimet për të ndërhyrë kundër një regjimi që po e masakron popullin. Dhe lind pyetja: a mund të lejohet një diktator të bëjë çfarë të dojë ai kundër popullit?
Kohët e fundit është përjetuar një fushatë e madhe kundër ligjshmërisë së ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë, për ta shpëtuar popullin e Kosovës nga makineria serbe e luftës e Millosheviçit, e cila po e shfaroste dhe po e përzinte me dhunë popullin e Kosovës, duke pretenduar tokën e Kosovës. A do të arrijë bashkësia ndërkombëtare të reflektojë se domosdoshmëritë e tilla bëhen përsëri të pashmangshme?
Kështu para syve tanë po shikojmë se nuk kemi të bëjmë dhe aq me revolucione, kemi të bëjmë ndoshta më shumë me rrëshqitje situate. Kriza ekonomike ndërkombëtare dihej se do të shoqërohej me dalje të situatës nga dora. Dhe kjo do të ndodhte atje ku më shumë është pritur momenti. Dhe në Lindjen e Mesme e në Magreb, pra në gjithë botën arabe një moment i tillë është pritur me shekuj.
Është në të drejtën e popujve arabë që, pas shumë shekujsh të kërkojnë ta kenë në duar fatin e tyre. Dhe, kur e kërkojnë këtë, nuk mund të llogarisin në ndihmën apo në rolin e të tjerëve. Ata duan të shpëtojnë nga liderë, të cilët po aq sa janë diktatorë, janë edhe kukulla. Po aq sa janë diktatorë të popullit të tyre, aq janë edhe kukulla të koniunkturave ndërkombëtare.
Nga kjo dëshirë, nga ky vullnet i ligjshëm i popujve arabë, përfitojnë segmente të terrorizmit ndërkombëtar, përfitojnë lëvizje politike anarshiste, përfitojnë mafiat ndërkombëtare, përfitojnë ekstremizmat ideologjike. Derisa të jenë përballur me të gjitha këto pengesa, pooujve arabë do t'iu duhen edhe shumë përpjekje, edhe shumë energji, edhe shumë zhgënjime. Po duket se zgjidhjet tashmë ata i kërkojnë brenda tyre.
Pavarësisht përkufizimeve, pavarësisht epiteteve, pavarësisht kundrimeve dhe analizave qoftë eksperte, qoftë emocionale, e vërteta e patundshme është se kjo që po ndodh në botën arabe, jehonë e cilësdo kohë të jetë, është e përfshirë në kontekstin kohor të rendit të ri botëror, i cili filloi me mbarimin e Luftës së Ftohtë. Dhe është pjesë e sfidave me të cilat do të përballet fuqishëm e pashmangshëm ky rend i ri botëror.
Pyetja më kryesore sot është si do të arrihet që popujt arabë të marrin në dorë fatin e tyre pa u përzier të tjerët në këtë përcaktim. Si të merret situata në dorë sërish pa e lënduar dëshirën dhe vullnetin e popujve arabë. Dhe si do të bëhet që anarshistët në vetë Evropën, pra në Mesdheun verior e lart, të mos frymëzohen mbrapsht nga anarshia në botën arabe, pra që të mos përfitojnë nga rrëshqitja e situatës në atë pjesë të rëndësishme të botës. Kjo është një detyrë që, me sa duket, është kuptuar në kohë dhe për të cilën po shkohet drejt marrjes së masave. Varet sa mirëkuptim do të ketë, me çfarë strategjie do të veprohet.
(Botuar në Bota Sot më 26 shkurt 2011)
URIMET EVROPIANE NDOSHTA NUK DO TË VIJNË
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
FORCËN E OPOZITËS NUK E BËJNË NUMRAT
Nuk e bën as dobësia e shumicës qeverisëse
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
BISEDIME JO, DIALOG PO
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
POETIKA E DHIMBJES NË NJË ROMAN TË RI
Romani "Imazh" i Zef Mulajt
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
NJË SKEMË PA SENS KRIJUES
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
A ËSHTË E PËRGATITUR LIDHJA DEMOKRATIKE PËR TA QEVERISUR KOSOVËN?
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
THAÇIZMI
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
RADHA E RËNIES SË RAISËVE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
21 JANARI DHE INTELEKTUALËT LAKEJ
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
KUVENDI I RI: TIPOLOGJI, KAAKTERIZIME, PROGNOZA
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
PËRSHPIRTNI NAZMI LUKAJT, MIKUT DHE KOLEGUT
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
21 JANARI NË RADARIN E JASHTËM MEDIATIK
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
NJË VERSION I NËNTËDHJETESHTATËS
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
BAJRAKU NË ÇARSHI OSE POLITIKA NË ANKAND
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
ROJA TË SOVRANITETIT
Zotër shtëpie
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
PDK DHE LDK SHTRATIN ENDE TË NXEHTË
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
ALTERNATIVË MAFIOZE PUSHTETIT
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
SUDETIÇ, I TRETI I MOSKETIERËVE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
KOLLITJET E STALINIT...
...nesër në "tri komunat heroike"
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
MARTY & THAÇI, THE PRECEDENT & SUBSEQUENT
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
TË DUAN, PA TË QORTOJNË
(Letër e mbyllur partive)
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
UKË RUGOVA DHE QYTETARIA E DINASTIVE NË DEMOKRACI
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
SIMBOL I LUFTËS SË KOSOVËS ËSHTË SHTËPIA E JASHARAJVE, NUK ËSHTË "SHTËPIA E VERDHË"
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
EVROPA NË ANËN E HUMBËSVE TË LUFTËS SË KOSOVËS
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
MINUS NEXHATI, PLUS ALBINI, BARAS ÇKA?
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
POLITIKËN MUND TA NDRYSHOSH VETËM DUKE MARRË PJESË NË POLITIKË
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
SHKODËR SHQYPNIA!
PARTITË E KRYEMINISTRAVE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
UKA DHE ISAI
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
DOSIADA
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
TIPOLOGJIA E LISTAVE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
SHKRIRJA E MEDIAVE NË PUSHTETIN POLITIK
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
MURMURIMË DUKAGJINI (REQUIEM PËR DIN MEHMETIN)
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
ZGJEDHJE TË FAKTIT TË KRYER
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
Sot mbushen plot 17 vjet nga dalja për herë të parë në satelit e Radiotelevizionit Shqiptar
NGASJET E PERSONALIZIMIT TË HISTORISË
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ<
GREQIA DHE SHQIPËRIA, GREKËT DHE SHQIPTARËT
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
MJAFTON EMRI IBRAHIM RUGOVA
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
KALVARI I NJË MOCIONI
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
PDK DHE LDK SHAHEN... DERI PAS ZGJEDHJEVE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
AKSESI I KOSOVËS NË DOSJET E SPIUNËVE TË SAJ
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
NGA NGURIMET NË NGUTJE?
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
SINDROMI I THESARIT TË ALI PASHË TEPELENËS SI E KAPI GREQINË
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
EMPATI E MBRAPSHTË E SOCIALISTËVE ME DEMOKRATËT
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
SHQIPTARIZMI NË KONTEKSTIN E EVROATLANTIZMIT DHE GLOBALIZMIT
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
VIZIONI YNË EVROPIAN I RIBASHKIMIT SHQIPTAR
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
HAMENDJET PARAZGJEDHORE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
NUK KAM MALL PËR FUSHATAT E DORËHEQJEVE, LARG QOFSHIN FUSHATAT E DORËHEQJEVE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
A DO TË VAZHDOJË NJOHJET EDHE GJATË DIALOGUT?
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
MBYLLJA ME NDER E MISIONEVE NDËRKOMBËTARE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
A MUND ERDHËT PREJ NJU JORKU
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
NË Ç'RRUGË KA HYRË PROCESI I NJOHJEVE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
NË LDK ASGJË E RE, ASGJË E RE NË LDK
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
HISTORIA NUK ËSHTË E PARTIVE, PARTITË JANË PJESË E HISTORISË
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
E NGRIRË KOSOVA NUK MUND TË HYJË NË BISEDIME TË REJA
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
AZEMI, DISIDENTI I LINDUR
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
MIQËSIA ME VATIKANIN
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
VDEKJA E POETIT
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
FATI I UKSHIN HOTIT
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
PA ZBARDHJEN E HISTORISË DISIDENCA SHQIPTARE NUK DO TA FITOJË QYTETARINË
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
PËR INAT TË KOSOVËS, SERBIA ËSHTË GATI TË BËJË ÇFARËDO HARAKIRI
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
LERENI KOSOVËN SHËNDOSH, NËSE E DONI SHËNDOSH BALLKANIN, EVROPËN...
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
EMRI NDËRKOMBËTAR I KOSOVËS
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
KOSOVA DHE NJOHJET - GJEOPOLITIKA TJETËR
MË TEPËR SE NJË GJETJE FORMULE, NJË THYERJE TABUJE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
AS REVANSHISTË, AS TË REVANSHUAR
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
VERIU I KOSOVËS, FUSHËBETEJA E FUNDIT?
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
NË HORIZONTE ENDE ASNJË RRETHANË OPTIMALE PËR BISEDIME
KORRUPSIONI SHESHIT
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
MARRËDHËNIET ME NDËRKOMBËTARËT SHPREHIN AFTËSINË SHTETËRORE TË KOSOVËS
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ