E Mërkurë, 10.30.2024, 02:05pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 

ENDE LËVDATA PËR LUGATIN

Nga FRANK SHKRELI


E Enjte, 04.14.2011, 06:32am (GMT+1)

Disa media në Kosovë njoftojnë se i ashtuquajturi "Fronti popullor i Kosovës për mbrojtjen dhe kultivimin e veprimtarisë revolucionare të shokut Enver Hoxha" ka mbajtur një tubim përkujtimor në qytetin Ferizaj me rastin e 26 vjetorit të vdekjes së diktatorit shqiptar. Gjatë atij tubimi, organizatorët lavdëruan diktatorin shqiptar, si një shpëtimtar të kombit dhe premtuan se organizata e tyre do të zgjerojë aktivitetin dhe influencen e saj edhe në qytete e zona të tjera të Kosovës.

Çuditërisht, edhe në një tubim tjetër në Zvicër, në përkujtim të përvjetorit të demonstratave të vitit 1981 në Kosovë, ku sipas njoftimeve të shtypit ishin të ftuar edhe ish-kryeministri i Kosovës Bajram Kosumi dhe ish-presidenti i Shqipërisë Rexhep Mejdani u brohorit " Enver Hoxha Enver Hoxha.

Ne tubim, Enver Hoxha u levdua dhe u perkujtua si "mbrojtes" i Kosoves, si nje "figure shume dimensionale", e cila "goditi rende agjenturat dhe qendrat e spiunimit nderkombetar" dhe si njeri qe "shpetoi ri-copetimin e vendit tone." Ka mundesi qe edhe gjetiu ne trojet shqiptare te jete perkujtuar pervjetori i vdekjes se lugatit.

Ne keto tubime Enver Hoxha u perkujtua si mbrojtes i Kosoves, por politika e regjimit komunist te Enver Hoxhes karshi Kosoves ishte e qarte ç'prej fillimit te miqesise se tij me armiqte shekullore te kombti tone: serbo-malazezet gjate luftes dhe pas Luftes se Dyte Boterore, me miqesine e mevonshme te regjimit te Tiranes me ruset dhe me ne fund me regjimin komunist kinez te Mao Ce Dunit. Ajo ishte nje politike kunder Kosoves dhe kunder interesave te kombit shqiptar. Keta aleate te Enver Hoxhes dhe te regjimit te tij ishin atehere e jane edhe sot e kesaj dite kunder Kosoves. Kush jane sot armiqte me te perbetuar te pavaresise se Kosoves dhe te interesave te kombit shqiptar ne Ballkan? Pikerisht, jane serbet, ruset dhe kinezet, miqte dhe perkrahesit me te ngushte te Enver Hoxhes dhe regjimit te tij shtypes, ata te cilet perdorin çdo rast e mundesi per te luftuar njohjen e Kosoves si shtet i pavarur e sovran, duke penguar keshtu anetaresimin e saj ne organizmat nderkombetare, siç eshte Organizata e Kombeve te Bashkuara.

Nuk eshte per tu habitur per nostalgjine qe mund te shprehin disa persona e grupe"”brenda dhe jashte Shqiperise -- per Enver Hoxhen, pasi gjithmone ka patur e do te kete njerez fanatike e jo te mireinformuar per te berat e keqija te regjimit te tij kunder popullit te vet. Ajo qe nuk mbetet e qarte eshte agjenda e ketyre personave dhe grupeve te caktuara si edhe serioziteti i zbatimit te kesaj agjende. A eshte kjo nje perpjekje per te mbuluar mizorite e regjimit enverist, apo po perpiqen te krijojne nje histori genjeshtrash ne demin afatgjate te kombit shqiptar?

Por ajo qe me habit me shume, nuk eshte shprehja e nostalgjise te disave per diktatorin, qofte ne Shqiperi qofte ne Kosove, por edhe ne trojet tjera shqiptare, madje edhe ne diaspore. Ajo qe me çudit pa mase dhe ne te njejten kohe me deshperon, eshte mosreagimi serioz ndaj ketyre dukurive nga media, nga komentues e vezhgues, nga njerez te arsimit e te kultures, nga politika ne pergjithesi, nga te shtypurit e te perndjekurit, nga shoqeria civile e tjere. "Si eshte e mundur qe njeri prej "stalineve te vegjel" te Evropes dhe njeri prej kasapeve me te eger te shekullit te kaluar, te konsiderohet si nje udheheqes me merita per kombin?

Megjithese shume vende te Evropes Lindore jane ballafaquar me te kaluaren e tyre komuniste -- dikush me shume e dikush me pak Gjermania eshte shembulli me i mire i perballimit te dhimbshem dhe te sinqerte me krimet e medha e te shemtuara te regjimit nazist, por ne te njejten kohe edhe me pergjegjesine e perbashket per ato qe kane ndodhur. Kam frike se mund te kalojne vite te tera para se kombi shqiptar te perballet sinqerisht dhe plotesisht me krimet e tmerrshme te periudhes hoxhiste. Per derisa kombi shqiptar nuk do te perballet ne menyre te ndershme dhe te sinqerte me krimet dhe trashegimine e vertete te regjimit komunist te Enver Hoxhes ashtu siç beri Gjermania me te kaluaren e saj naziste perpjekjet e kombit shqiptar per dinjitet, liri e demokraci dhe per bashkim kombetar do te mbeten gjithnje enderr e parealizueshme.

Prandaj, i dashur lexues, shkrimtar, gazetar, intelektual, politikan e tjere, ne qofte se ia do te miren vetes dhe shoqerise shqiptare, pergjigjiu thirrjes se atyre, qe nga regjimi hoxhist, vuajten e dhane jeten ne kampet e perqendrimit e ne burgje; pergjigjiu thirrjes se viktimave te masakres se Tivarit, pergjigjiu thirrjes se kombit te vuajtur dhe te deshmoreve te tij qe dhane jeten per te verteten e historise.

Shkundu e mos rri i ngathte se heshtja nuk na ka hije.

FRANK SHKRELI


Rating (Votes: )   
    Comments (3)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
POEZI PËR JETËN E PËRDITSHMENga DAVID BROOKS, New York Times (04.13.2011)
HISTORIA KOMBËTARE, VETVETJA JONË QË DUHET RISHKRUARNga VASIL TABAKU (04.12.2011)
FAJI NUK ËSHTË TEK PRINDËRITVështrim mbi mos-mësimin e gjuhës shqipe në Zvicër dhe përgjithësisht në diasporëNga DRITON M. KAJTAZI (04.12.2011)
NJË KRYETAR "PART-TIME"Nga MUJË BUÇPAPAJ (04.10.2011)
"PRANVERA ARABE" FLLADIT KINËNNga FRANK SHKRELI (04.06.2011)
FEJA BËN MË TË KEQEN E MUNDSHMENga ROGER COHEN, New York Times (04.05.2011)
SHPIRTI I TURMËS DHE I ASKUSHMËRISËNga SAIMIR LOLJA (04.05.2011)
50 VJET MË PARË, ENVER HOXHA NË TAKIMIN E STAFETËS MIDIS TË RINJVE DHE TË VJETËRVENga SKIFTER KËLLIÇI (04.04.2011)
PSE JAM KUNDËR REGJISTRIMIT ME VETËDEKLARIMNga ALBAN LAUKA (04.03.2011)
XHERALDINE FERRARO DHE ROLI I GRUAS NË JETËN POLITIKE DHE SHOQËRORENga FRANK SHKRELI (04.03.2011)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Tetor 2024  
D H M M E P S
    1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31    
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lart]