Elizë, gjeni dy vjeçe, inteligjente si Ajnshtajni
E Premte, 05.01.2009, 11:56am (GMT+1)
Voal-online - Ishte pesëmuajshe kur ia ka ngulur sytë të atit e ka thënë "Baba". Babait për pak sa nuk i ka rënë të fikët, por befasitë nuk kanë mbaruar me aq. Shtatëmuajshe është ngritur në këmbë e ka filluar të ecë. Dhjetëmuajshe vraponte. Njëmbëdhjetë muajshe dinte ta thoshte emrin e saj. Një vjeçe e dy muajsh dinte të numëronte deri në dhjetë. Një vjeçe e gjysmë dinte të numëronte deri në njëzet, dinte alfabetin përmendsh, recitonte poezi dhe ua thoshte emrat gjashtë kryeqyteteve. Tani, kur është dy vjeçe, njeh tridhjetë e pesë kryeqytete, dallon trekëndëshin barabrinjës nga një trekëndëshi dybrinjëshëm, di të numërojë edhe spanjisht dhe, kur një bashkëmoshatare, duke treguar një kafshë në një libër, tha se ishte një rinoceront, ajo e korigjoi sjellshëm: "Jo, nuk është rinoceront, është një dinozaur trebrirësh." Ishte një nga ata që kanë jetuar para 70 milionë vitesh në Amerikën Veriore.
Elise Tan Roberts, njëzet e tetë muajsh, rritur në një familje të thjeshtë punëtorësh në pjesën veriore të Londrës, është fëmija "më inteligjente e Britanisë së Madhe", sipas faqes së parë të të përtditshmes Daily Mirror, e cila e ka zbuluar historinë e saj. Ka një KI, siç thuhet në zhargonin shkencore (pra një koeficient të inteligjencës), 156, tejet më tepër se mesatarja, jo mesatarja e fëmijëve të moshës së saj, por edhe të të rriturbe, që është 100, e pakëz më e ulët se KI e të famshmit Albert Einstein, që ishte 160. Me një fjalë, kemi të bëjmë me një gjeni, me një fëmijë krejt përtej së zakonshmes. Elise është kaq speciale sa MENSA, organizmi i themeluar nga Mbretëria e Bashkuara më 1946 për t'i mbledhur personat më inteligjentë të vendit (për t'u regjistruar duhet të bësh pjesë në 2 përqindëshin e popullsisë me KI më të lartë), e ka pranuar mes anëtarëve të vet duke bërë përjashtim nga rregulli: duhet të jesh të paktën 10 vjeç për t'u pranuar. Louise, nëna e saj, 28 vjeçe dhe e bardhë, e Edward, babai, 34 vjeç dhe i zi, thonë se janë një familje normale. Ajo punon part-time në një kompani ndërrim shtëpish dhe të dielën në një supermerkat; ai iu shet makina të përdorura në gjendje të keqe garazheve që i riparojnë dhe i rishesin. Asnjëri prej prindërve nuk është me diplomë. Mes të afërmve ka mjekë e inxhinierë, por asnjë me atë koeficient inteligjence rekord. "Nuk kemi bërë kurrë ndonjë gjë për ta shndërruar Elise në një fëmijë gjeni," thotë nëna. "Nuk jemi ai tip prindërish që prej kur fëmija është në djep kërkojnë t'ia mësojnë alfabetin, aritmetikën apo një gjuhë të huaj. Nuk ia mbushim kokën me nocione. Kufizohemi në përgjigjet ndaj pyetjeve të saj. E ajo pyet shumë. Ka një kureshtje pakufi. E një kujtesë të pabesueshme." Bashkëshortët Roberts e kishin vënë re që Elise, prej kur ishte shumë e vogël, kish diçka të pazakonshme: një aftësi përqëndrimit befasuese për një foshnjë, një dëshirë pa kufi për të nxënë. Para disa javësh, duke parë një program televiziv mbi fëmijët gjeni, nënës i ka lindur një dyshim: kështu ka takuar në psikologe për fëmijërinë, profesoreshën Joan Freeman, e cila është takuar me Elise, e ka nënshtruar ndaj disa provave dhe ka llogaritur KI-në e saj. "Ka mendjen e një fëmijë me dyfishin e moshës së saj pohon ekpsertja mund t'i djegë etapat e shkollës dhe të bëjë realitet aftësitë e jashtëzakonshme." Por prindërit thonë se, po të zbresë KI e Elise, kur të jetë më e rritur, dhe fëmija e tyre do të bëhet një vajzë krejt normale, do të jenë po aq të kënaqur. "Me rëndësi thotë mamaja është që ajo të jetë e lumtur."
|