VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Njëqindepesëvjetori i Salvador Dalisë, gjeniut të pikturës sureale

                                                                                      

E Mërkurë, 10.30.2024, 02:05pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
PERSONAZH
 
Njëqindepesëvjetori i Salvador Dalisë, gjeniut të pikturës sureale
E Djelë, 05.10.2009, 08:53pm (GMT+1)

Koktej, pra përzierje, e sajuar bukur nga ndërthurja e gjenialitetit dhe delirit, piktorit të sureales dhe të botëve mitologjike, Salvador Daliu ka pasur një jetë të shënuar nga përçudnitë që nga fillimi i saj. Duke lindur në fakt tre ditë pas vdekjes së vëllait të madh, babai i tij mendoi se do të ishte mirë ta thërriste me të njëjtin emër, në mënyrë që ashtu të mos e harronte kurrë djalin e madh. Një rrethanë kjo pakëz "përkeqësuese", e cila ka ndikuar gjithnjë në atë mungesë të barapeshës mendore që e ka karakterizuar gjithë jetën Salvador Dalinë.

Salvador Dali lindi në Figueras të Katalonjës, Spanjë, më 11 maj 1904. Kur ishte në moshë ende të njomë ai ekspozoi disa nga punimet e tij në pikturë në sallën e teatrit bashkiak të qytetit të tij të vogël. Ekspozita e parë u prit me një vlerësim të lartë nga kritika e asaj kohe.
Në vitin 1921 u regjistrua në Akademinë e Arteve të Bukura San Fernando në Madrid, ku ai do të lidhte miqësi me regjisorin Luis Bunjuel (Luis Buñuel ) dhe me poetin Federiko Garsia Lorka (Federico García Lorca ).
Me Lorkën ai do ta kalonte verën në Kadakues (Cadaqués ) në vitin 1925. Vitin tjetër ai do të udhëtonte në Paris, ku do të takonte Pablo Pikasonë. Po atë vit Salvador Daliu përjashtohet nga Akademia ku studionte. Piktura e fazës së parë të krijimtarisë së tij është shënuar nga ndikime futuriste, kubiste, e mbi të gjitha nga ndikime prej veprës së Giorgio De Chirico. Në vitet e mëvonshme, miqësia e tij artistike dhe intelektuale me Lorkën e Bunjuelin do të çonte në prodhimin e disa vepra të skenografisë teatore e kinematografike, ndër të tjera në dy filmat e famshëm «Një qen andaluzian Â» (Un chien andalou)  dhe « Koha e artë Â» (L'âge d'or).
Në rrafshin e veprës piktorike, ndërkaq, shumë shpejt vemendja e tij do të tërhiqej drejt riprodhimit të pikturave të Max Ernst, Miró e Tanguy, mjeshtrave të cilët ai pëlqente t'i përkthente në pëlhurën e telajos. Në vitin 1929 Salvador Dali do të hynte përfundimisht në grupin e surealistëve e në vitin 1931, bashkë me Breton, elaboron teorinë artistike të « objekteve surealiste në funksion të simbolikës Â». Por surealizmi i Dalísë mban gjithsesi vulën e fortë të personalitetit të Dalisë. Frymëzuar nga De Chirico e ushqyer me filozofinë e psikanalizës frojdiane, piktura e Salvador Dalisë në këtë periudhë është karakterizuar nga një teknikë tejet e përkryer, e ftohtë dhe e lëmuar.

Më 1930 ai publikon « Gruaja e dukëshme Â»(La femme visible), monografi kushtuar Galës, e cila që nga viti 1929 kishte qenë gruaja e tij , modelja e tij dhe muza e tij e gjithë jetës. Ky libër shënon orientimin e ri të piktorit Dalí, që fillon të shkojë drejt një realizmi pothuaj akademik me një ngjyresë të një deliri, pra të një dalldie pothuaj deformante, pra shpërfytyruese, nganjëherë deri edhe makabre. Pak vjet më vonë ai ndeshet ashpër me surealistët për shkak të pikturës "Enigma e Vilhelm Telit". Kjo përplasje çon në vitin 1936 në shkëputjen e parë të tij nga grupi i Breton, shkëputje që do të bëhej përfundimtare tre vjet më vonë. Ndërkohë Dalí kishte marrë pjesë në Ekspozitën Ndërkombëtare të Surealistëve në Paris dhe në Amsterdam.
Midis viteve 1940 e 1948 jeton në Nju Jork, bashkë me të shoqen, Gala Eluar (Gala Éluard ),ish bashkëshortja e poetit Pol Eluar duke u marrë me modën dhe me stilizimin e modës. Gjatë këtyre viteve atij i jepet mundësia të ekspozojë në Muzeun e Arteve Moderne, pra Museum of Modern Art, bashkë me piktorin Miró e të kontribuojë me skenografinë filmin e Alfred Hiçkokut (Alfred Hitchcock ) « Unë do të të shpëtoj Â». Në përfundim të kësaj periudhe njujorkeze ai largohet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe rikthehet në Evropë bashkë me Galën.

Në vitin 1949 vazhdon veprimtarinë skenografike për kinematografinë, duke bashkëpunuar me Lukino Viskontin (Luchino Visconti ). Në vitet 1950 ekspozon në Itali, përkatësisht në Romë e Venecia, pastaj edhe në Uashington. Në vitin 1961 ai vë në skenë në Venecia Baletin e Galës (Ballet de Gala ), me koreografi të Maurice Béjart. Ekspozitat në vitet e mëvonshme janë të shumta në Nju Jork, Paris, Londër, deri në ekspozitën aq të rëndësishme antologjike në Madrid e Barcelonë në vitin 1983.
Shtatë vjet më vonë ekspozon veprat e tij stereoskopike, pra tërësore, në Guggenheim Museum e në maj 1978 emërohet anëtar i Akademisë së Arteve të Bukura (Accadémie des Beaux-Artes ) të Parisit. Vitin tjetër u ekspozua vepra retrospekitve e gjeniut Dalí në qendrën Georges Pompidou të Parisit, duke u transferuar më vonë në Tate Gallery  të Londrës. Më 10 qershor 1982 vdes Gala e në korrikun e po atij viti i jepen tituj të lartë nderi nga bota politike. Në maj të vitit 1983 pikturon "Bishti i dallëndyshes", e cila do të ishte piktura e fundit e jetës së Dalisë. Më 1984 ai pëson plagë të rënda për shkak të zjarrit që ra në dhomën e tij në kështjellën Pùbol, ku tashmë e kishte përqëndruar banimin e tij. Më 23 janar 1989 vdiq në mënyrë të menjëhershme në kullën Galatea nga një goditje e rëndë apoplektike, pra nga dambllaja.
Në zbatim të vullnetit të tij Salvador Daliu u varros në kriptën e Teatro-Museo Dalí në Figueras, pra në qytetin e tij të lindjes. Në testamentin e tij ai ia lë shtetit spanjoll gjithë pronën e tij. Një ekspozitë e madhe retrospektive postume, pra pas vdekjes, u organizua në Staatsgalerie të Shtutgardit, që pastaj u transferua në Kunsthaus Zurich. Në 100 vjetorin e lindjes së Salvador Dalisë, më 11 maj 2004, gjithë bota e përkujtoi
Elida Buçpapaj


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Evita Peron, si shkrepëtiu dhe si u shua një ëndërr argjentinase (05.07.2009)
Kur vdiste Napoleon Bonaparti (05.06.2009)
80 vjetori i Odri Hepbërn, engjëllit të ekranit të madh (05.03.2009)
Elizë, gjeni dy vjeçe, inteligjente si Ajnshtajni (05.01.2009)
Penelopë Kruz 35 vjeçarja ikonë e vajzës së ëmbël e joshëse, gruas sensibile e misterioze, bukurisë së papërballueshme (04.27.2009)
Vaslav Havel nderohet me Çmimin Ndërkombëtar të Demokracisë (04.25.2009)
Sheril Kol më e bukura e botës (04.23.2009)
Intervistë me Mishelë Pfaifer, bishttundëse e "Cheri" dhe "Personal Effects" (04.19.2009)
35 vjeçarja Viktoria Bekam, artiste shumanshme dhe personalitet me ambicie të shumëfishta (04.17.2009)
Armaldo Kllogjeri tenori lirik që ka pushtuar operën (04.16.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Tetor 2024  
D H M M E P S
    1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31    
 
Lajme Aktuale

Poetesha që ka zgjedhur Obama

 
VOAL
[Shko lartë]