Voal-online Kupa italiane mbetet në Romë, por kësaj here ajo e kalon lumrin e Tibrit dhe kalon në pellgun e Lazio-s. Pas 5 vjetësh bardhekaltërit arrijnë të ngrenë lart trofenë dhe e çojnë në 5 numrin e triumfeve në garën e Kupës së Republikës. Por për ta arritur objektivin, i cili i rikthen lacianët, të trainuar nfa Delio Rossi, të rikthehen edhe në garat evropiane të ekipeve, janë dashur pothuaj tri orë ndeshje dhe 14 njëmbëdhjetëmetërsha (penallti).
Ndeshja midis dy finalisteve, Lazio-Sampdoria, në minutazhin e rregullt mbaroi me rezultatin 1:1. As në dy shtesat e akorduara ky rezultat nuk ndryshoi. Atëherë u kalua në penalltitë. Ka qenë tejet e admirueshme loja e Sampdorias, e cila nga sekonda e parë deri tek sekonda e fundit nuk ka reshtur së treguar klasin e saj dhe këmbënguljen e saj për fitoren e kupës. Gjithçka ka shkuar barazim deri në penalltinë e fundit, kur ka triumfuar Lazio. Kështu kupën e fiton skuadra që tregohet më e kthjellët nga pika e gjuajtjes së penalltive.