Skorseze sjell në ekran jetën e Sinatrës E Premte, 05.15.2009, 09:25am (GMT+1)
Kineasti amerikan, Martin Scorcese do të realizojë filmin e parë të xhiruar për ekranin e madh mbi jetën dhe veprën e këngëtarit legjendar dhe aktorit Frenk Sinatra, njoftoi sot revista e specializuar "Variety". Ky film i quajtur "Sinatra" do të realizohet nga studiot "Universal Pictures" dhe "Mandalay Pictures" me skenar të Phil Alden Robinson. Projektit iu deshën shumë vjet për t'u realizuar, veçanërisht për të fituar të drejtën e ngjarjes dhe të muzikës, që mbahen nga shoqëria "Frank Sinatra Enterprises". Nuk u dha asnjë informacion mbi aktorin që do të luajë rolin e Sinatrës. Një përshtatje televizive mbi jetën e Frank Sinatrës është xhiruar tashmë në 1992. Ikonë e industrisë amerikane të zbavitjes së shekullit XX, aktori me sytë blu fitoi 11 çmime Grammy dhe Oscar-in për rolin më të mirë dytësor në 1954 me filmin "Për sa kohë do të ketë burra" të Fred Zinnemann. Posta amerikane emetoi në 2008 një pullë me fytyrën e tij, dhjetë vjet pas vdekjes së tij në moshën 82 vjeç. Gjatë karrierës së tij të gjatë, Martin Scorsese, 66 vjeç ka realizuar veçanërisht filmin "Shoferi i Taksisë", "Raging Bull", "Gangsterët e Nju Jorkut", "Kazino" apo edhe "Rrugët Kryesore". /ATSH-AFP/