Anglia kërkon Kampionatin Botëror të futbollit 2018
E Martë, 05.19.2009, 08:11am (GMT+1)
Anglia dje në stadiumin "Uembli" në Londër ka paraqitur kandidaturën për organizimin e kampionatit botëror në futboll në vitin 2018. Në këtë manifestim ishin të pranishëm kryeminsitri i Britanisë së Madhe Gordon Braun dhe futbollisti Dejvid Bekam. Përfaqësuesit e fushatës thanë se përparësi e Anglisë në organizimin e kampionatit është cilësia e stadiumeve dhe simpatizuesit e shumtë që çdo javë mbushin tribunat. Kandidatë tjerë për kampionatin e vitit 2018 janë Australia, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Meksika, Indonezia dhe Japonia. Është thënë se kandidatura të përbashkëta mund të paraqesin Spanja e Portugalia dhe Holanda e Belgjika. (Evropa e Lirë.)
www.voal-online.ch
|