VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - WIKILEAKS: INA RAMA, KOMENTET E WITHERS PËR FOTOT ME MINIFUND E PANTOLLONA TË NGUSHTA

                                                                                      

E Martë, 10.01.2024, 03:31pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
POLITIKË
 
WIKILEAKS: INA RAMA, KOMENTET E WITHERS PËR FOTOT ME MINIFUND E PANTOLLONA TË NGUSHTA
E Djelë, 09.04.2011, 08:47am (GMT+1)

Shkëlqimi dhe rënia e Prokurores së Përgjithshme, Ina Rama në sytë e diplomatëve amerikanë në Tiranë. Zbardhen telegramet e ish-ambasadorit John Withers për emërimin e saj në Prokurori, dështimin me dy dosjet e mëdha dhe fotot përulëse për rolin dhe përgjegjësitë e saj. "Barazia gjinore është padyshim e mirë, por në këtë rast, ka ende shumë rrugë për të bërë"..

Kryeprokurorja Ina Rama dhe karrigia e saj e "nxehtë" është një nga çështjet që gjendet dendur në telegramet që ish-ambasadori John Withers i ka nisur Washingtonit. E konsideruar si përfaqësuese e brezit të ri të juristëve, e arsimuar në Perëndim dhe me një CV të pasur profesionale, emërimi i saj në krye të Prokurorisë së Përgjithshme është parë si shenjë shprese nga ambasada amerikane në Tiranë. Në një telegram të zbardhur nga Wikileaks, të titulluar: "E vërteta, drejtësia dhe mënyra shqiptare", ambasadori Withers analizon aksionet e para të Ina Ramës si aftësi për të kryer hetime transparente, në valën e kaosit, thashethemeve dhe presionit politik. Megjithatë, Withers nuk harron të shtojë se hetimi për tragjedinë e Gërdecit është testi i parë i madh për kryeprokuroren Ina Rama. "Me të gjithë lojtarët qeveritarë nën imunitet nga hetimi, ajo përballet sfida politike dhe legale për ta drejtuar hetimin në mënyrë efektive deri në fund, çfarëdo që ai të nxjerrë",-shkruante asokohe ambasadori Ëithers, i njohur për mbështetjen publike që i ka dhënë kryeprokurores Ina Rama. E ndërsa koha kalonte, përshtypjet e diplomatit amerikan për të parën kryeprokurore femër nuk ishin edhe aq shpresëdhënëse.

Ina Rama në karrigen e "nxehtë"

E ndërsa çmontimi i hetimit për Gërdecin shënoi "krisjen" e parë të besimit që Ambasada Amerikane investoi tek kryeprokurorja Ina Rama, dosja e radhës, ajo për rrugën Durrës-Kukës solli edhe dyshimet e para mbi reputacionin e saj. "Vendimi i 10 prillit i Gjykatës së Lartë shikohet prej shumë shqiptarëve si shfryrje e reputacionit të Prokurores së Përgjithshme",-shkruan Ëithers në telegramin e tij për DASH. E ndërsa komenton vendimin e Gjykatës së Lartë, ambasadori hedh dyshime mbi arsyet që zyra e Prokurores së Përgjithshme e shtyu hetimin për rrugën, tej afateve të lejuara. "Gjithsesi, Ina Rama kishte vetëm dy çështje që kërkonin kujdesin e saj direkt, ajo për Gërdecin dhe rrugën Durrës-Kukës. Çdo gabim hetimor i zyrës së Prokurores së Përgjithshme minon drejtpërdrejt pozicionin e saj",-shkruante Ëithers.

Barazia gjinore? Jo dhe aq keq...

Ambasadës amerikane në Tiranë nuk i ka shpëtuar edicioni special i një reviste, ku kryeprokurorja Ina Rama pozonte herë e veshur me jeans, herë me minifund e herë me pantallona kadifeje, "pak si shumë të ngushta". Me plot sens humori dhe larg telegrameve të post-emërimit të Ina Ramës, ambasadori Withers i komenton këto foto si përulëse për rolin serioz dhe përgjegjësitë e Prokurores së Përgjithshme. "Barazia gjinore në Shqipëri pa një tjetër ngjitje në dhjetor të vitit 2007, kur Presidenti zgjodhi zonjën Rama si prokurore të Përgjithshme. Prokurorja e re, fillimisht ishte në siklet me vëmendjen që tërhiqte, por tregoi këmbëngulje me hetimet kundër zyrtarëve të nivelit të lartë të qeverisë, të dyshuar për korrupsion",-shkruhet në telegram. Me kohë, ajo do të tregonte vetëbesim më të lartë, sa i përket aktiviteteve publike. Ambasadori Withers shkruan se në termat e barazisë gjinore, zgjedhja e saj ishte padyshim një gjë e mirë. Por jo komenti i mëpasëm i tij. "Zonja Rama u shfaq në Janar në revistën Jeta. Historia 9-faqëshe, përfshi edhe kopertinën paraqiste 7 foto të zonjës Rama. Fotot, fatkeqësisht tipike për mediat shqiptare tregonin Ina Ramëm me jeans në të parën, me minifund në tjetrën, me një palë pantallona kadifeje si shumë të ngushta në të tretën dhe me një palë këpucë të shndritshme, kuq e zi në të fundit. E ndërsa fotot më vete nuk janë ofenduese, ato u perceptuan prej shumë shqiptarëve se përulnin rolin serioz dhe përgjegjësitë që ajo ka si Prokurore e Përgjithshme. Barazia gjinore është padyshim e mirë, por në këtë rast, ka ende shumë rrugë për të bërë"-mbyll telegramin ambasadori Withers.

(http://www.mapo.al)

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
WIKILEAKS: DEPUTETËT E PS NË AMBASADËN E SHBA: PROTESTAT, SINJAL PËR NDËRKOMBËTARËT (09.04.2011)
WIKILEKAS: MARIZA LINO, FATOS NANO, POLITIKANI DANDY I SHQIPËRISË (09.04.2011)
TRASHËGIMTARËT E THAÇIT, KADRI VESELI OSE ENVER HOXHAJ (09.03.2011)
SHTËPIA E BARDHË BËN PARASHIKIME TË REJA MBI EKONOMINË (09.02.2011)
ILAÇ UNIVERSAL? - PËRPARËSITË DHE MANGËSITË E TAKSËS MBI TRNSAKSIONET FINANCIARE (09.02.2011)
PROBLEME ME REGJISTRIMIN, KËRKOHET NDËRHYRJA E POLITIKËS (09.02.2011)
42 VJETORI I ARDHJES NË PUSHTET TË MUAMAR GADAFIT (09.01.2011)
FINLANDA KA KRIJUAR NJË PENGESË TË RE PËR MIRATIMIN E HUASË PËR GREQINË (08.31.2011)
VERIU: SERBËT ME KUSHTE (08.29.2011)
POLEMIKA TË ASHPRA RRETH BISEDIMEVE (08.29.2011)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Tetor 2024  
D H M M E P S
    1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31    
 
::| Hot News
KONFERENCË PËR SHTYP E KRYEMINISTRIT BERISHA DHE KRYEMINISTRIT BERLUSKONI
Berisha: Jemi Kina e vogël e Evropës, investoni (ANSA)
Dekorohen protagonistë të 20 shkurtit

 
VOAL
[Shko lartë]