VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Lenny Kravitz, artist befasues, adhurues i shpirtit njerëzor, besimtar i përkushtuar i Zotit

                                                                                      

E Mërkurë, 10.30.2024, 02:05pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
PERSONAZH
 
Lenny Kravitz, artist befasues, adhurues i shpirtit njerëzor, besimtar i përkushtuar i Zotit
E Hënë, 05.25.2009, 03:53pm (GMT+1)

 

 

Lenny Kravitz ka lindur më 26 maj 1964, pra dyzet e pesë vjet më parë, nga producenti i NBC, Sy Kravitz, dhe nga aktorja Roksi Roker (Roxie Roker ) me origjinë nga Bahamas, e njohur sidomos për interpretimin e rolit të Helen Willis në serialet e famshme televisive "The Jeffersons", rishfaqur kushedi sa herë edhe në Evropë. Në vitin 1974, sukseset në skenë të nënës së tij, e detyruan familjen të transferohej në Los Anxhelos. Këtu Leni ka mundësinë të përjetojë përvojën e tij të parë muzikore si anëtar i grupit prestigjioz koral Californa Boys Choir, me të cilin këndoi tridhjetë vjet. Ndërkaq, gjithnjë në Los Anxhelos, në ekskluziven Beverly Hills High School, takoi mes të tjerash kitaristin e ardhshëm të grupit muzikor Guns n'Roses, Slash, i cili më vonë ka pasur një pjesëmarrje në albumin e dytë të Lenit me titullin "Mama said" (Nëna tha ).

Gjatë viteve të shkollës së mesme Leni studioi muzikë, duke mësuar të luajë mjeshtërisht kitarë, bas, bateri dhe tastierë dhe duke provuar të eksplorojë gjini nga më të ndryshmet të interpretimit muzikor: rythm and blues, gospel, funk e reggae. Pesëmbëdhjetë vjeç ai vendosi shkojë e të jetojë vetëm. Për të filluar karrierën e tij muzikore për një kohë të shkurtër iu bashkua një personaliteti si Romeo Blue, një rokeri kërcimtar romantik. Pak më vonë, ndërsa karriera e tij po merrte udhë, martohet me aktoren Lisa Bonet (Denise të situation comedy, sitcom, "The Robinsons"), e pas pak lindte prej tyre vajza Zoe. Në vitin 1989 del albumi i tij i parë, "Let Love Rule" (Le ta dashurojmë rregullin ), prodhuar nga Virgin Records America Inc.), një përzierje e hard-rock, soul e psichedelja, që për herë të parë e vë atë në një pozicion të tillë të superyllit të rokut. Për shumë aspekte albumi i parë përfaqëson një debut impresionant, e po të mendosh ato që Leni ka shkruar, prodhuar, orkestruar e interpetuar, mund të thuash se ai ka krijuar një tingull të vetëm, organik dhe të gjallë.

Albumi i dytë, "Mama Said", del më 1991 e përkon me ndajren e dhimbshme prej gruas së parë. Davide Caprelli, gazetar e kritik muzikor që ka shkruar një biografi për muzikanin ("Lenny Kravitz: Wat A Love"), e përcakton "një album të tonalitetve blues por shumë të papërpunuar; kronikë të dhimbjes dhe të hidhërimit që Leni ka përjetuar nga ndarja e parë e tij. Në "Mama Said" Leni sintetizon më mirë burimet e frymëzimeve të tij. Albumi mund të përkufizohet si një album me shumë homazhe ndaj rokut klasik." Shumë nga kënget e albumit, midis të tjerash, janë të vetëfrymëzuara nga fundi i martesës me Lizën.

 

Në vitin 1992 shkruan një këngë për të famshmen Madonna: "Justify My Love" (Shfajësoje dashurinë time ), e prodhon një album për këngëtaren franceze Vanessa Paradis. Albumi i tretë del më 1993 e titullohet "Are You Gonna Go My Way". Është albumi i Kravitz që ka pasur mirëpritjen më të madhe, duke pasur parasysh se ka fituar një Brit Award më 1994 si albumi më i mirë, ndërsa albumi single me këngën kryesore të albumit ka marrë BMI Pop Award si kënga më e mirë e vitit 1995; ndërkohë videoja që e shoqëron këngën në fjalë ka fituar më 1993 MTV Video Music Award si videoja më e mirë e një artisti mashkull. Kritika e vlerëson faktin se albumi "përfaqëson shembullin e të gjitha gjinive muzikore që ndikojnë muzikën e tij dhe shijet e tij të larmishme muzikore: rok, funk, soul e deri gospel. Në përgjithësi  është një album më koherent se të tjerët". Një vit më vonë del albumi single "Spinning Around Over You" (Duke u përsjellë sipër teje ) që përfshin edhe pesë këngë të regjistruara live gjatë turit Universal Love.
Disa nga etapat më të rëndësishme të historisë së Lenny Kravitz kalojnë përmes bashkëpunimeve të shkëlqyera. Në prill 1994 regjistron shfaqjen Unplugged për MTV, ndërsa më 1994 e 1995 artisti punon në albumin e katërt, kaleidoskopikun "Circus", "një album që, ndërsa nga njëra anë paraqitet si kritikë ndaj mënyrës së të jetuarit të ambjentit rok,të cilin ai e gjen në mënyrën më të pabesueshme si të varfër nga pikëpamja e jetës shpirtërore, nga ana tjetër është një deklaratë e hapur, një manifest i besimit në Zotin", siç shkruan kritika.

Në vazhdim të suksesit të radhës, rokstari mbyllet në një heshtje të gjatë, edhe për shkak të vdekjes së nënës, prej shumë kohësh e sëmurë nga kanceri. Del nga kjo gjendje me albumin e ri, pas dy vjetësh, me titull "5", album i pjekurisë së tij të plotë. Tingëllimet kanë ndryshuar e tani kemi të bëjmë me teknologjitë e sofistikuara, edhe pse rezultati në dukjen e jashtme është gjithnjë i papërpunuar, ashtu sikurse muzika e Kravitz rezulton gjithnjë e më e fuqishme. Një këngë e albumit, pastaj, i kushtohej nënës e nuk mund të mos emocionohesh për patosin e saj dërmues, bëhet fjalë për këngën "Thinking Of You" (Duke menduar për ty). Gjithnjë në aktivitet të plotë dhe me një energji të jashtëzakonshme, Kravitz e ka marrë veten sërish në të gjitha pikëpamjet.

Të paharrueshme mbeten interpretimet e tij live, pra drejtpërdrejt në skenë, ku ai ia arrin të shfrenojë agresivitetin e tij që shpërthen gjithsesi me një ëmbëlsi të thellë dhe të natyrshme. Kohët e fundit Kravitz është thirrur nga Elton John për të interpretuar "Like Father Like Son" (Si babai si biri ), një nga këngët që bëjnë pjesë në "Aida", opereten e re muzikore që e ka shkruar bashkë me Tim Rice për studion Disney. Për kollonën zanore të filmit "Austin Powers: The Spy Who Shagged Me", Leni ka regjistruar një version inkandeshent të pjesës historike të grupit muzikor Guess Who, "American Woman". Përsa iu përket projekteve të ardhshme të tij Kravitz thotë: "Kam plot këngë tashmë gati. Unë shkruaj gjithnjë, pa pushuar, për fat të mirë deri tani nuk më ka munguar asnjëherë frymëzimi. Por tani për tani nuk kam në program ndonjë album të ri."

 

Dhe albumi i ri do të vinte më 1998. Ai titullohej "5". Falë këngës Fly Away, Numër 1 në SHBA, të përfshirë në këtë album ai më 1999 do të fitonte të parin ndër katër Çmime Grammy radhaz. Hite të tjera nga albumi do të ishin "If You Can't Say No" dhe "I Belong to You". Me "American Woman" ai do të fitonte një tjetër Grammy më 2000. Kravitz më 2000 nxori albumin Greatest Hits. Do të ishte albumi i tij më i suksesshëm duke zënë Numër 2 në klasifikimin amerikan dhe duke shitur 11 milionë kopje në gjithë botën, duke u bërë një nga albumet me suksesin më të madh komercial në dhjetë viteve. Me këngën "Again" fitoi çmimin e tretë radhazi Grammy më 2001. Kravitz nxori albumin e gjashtë, Lenny, në tetor 2001. Ai fitoi çmimin e katërt Grammy më 2002. "Stillness of Heart", "Believe in Me", dhe "If I Could Fall In Love" ishin singlet e nxjerra nga albumi. Më 2004 Kravitz u fejua me aktoren superstar Nicole Kidman dhe ia kushtoi këngën Lady. U ndanë më 2005. Albumi i shtatë i Kravitz, Baptism, doli në maj 2004. Më 2005 filloi turin botëror Eletric Church. Një natë para se të fillonte turin, më 29 tetor 2005, i vdiq i ati, producenti televiziv Sy Kravitz. Gjatë koncertit të parë të turit, Lenny ua dha lajmin adhuruesve, duke e shtangur turmën, por tha se nuk është koha për trishtim, është koha për kremtim, sepse ai tashmë është në Parajsë. Lenny pastaj ia kushtoi babait këngën Let Love Rule (Le të sundojë dashuria). Ai tur mbaroi në shkurt 2005 në Kaliforni. Më 2006 ai ishte në disa koncerte të turit botëror të këngëtares Madonna, Confessions Tour. Ai do të këndonte live me këngëtaren dhe do të luante në kitarë për këngën "I Love New York". Në vitet e mëvonshme ai do të jepte një numër koncertesh bamirëse dhe do të rrite ndihmesën në këtë fushë.

Në janar 2008, Kravitz bëri një mintur 9 shtetesh për albumin It Is Time for a Love Revolution (Është koha për një revolucion dashurie). Turi filloi në Santa Monika të Kalifornisë dhe mbaroi në Nju Jork më 1 shkurt. Më 11 shkurt do të shtrohej në Miami Hospital me bronkit të rëndë. Kjo e detyroi të pezullonte turin botëror për albumin në fjalë.

 

Më 2009 do të kishte debutin në filmin Precious, që u shfaq për herë të parë në Sundance Film Festival./Elida BUÇPAPAJ

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
70 vjetori i lindjes dhe 17 vjetori i vrasjes të Xhovani Falkones, simbol i luftëtarit pa kompromis kundër mafies (05.18.2009)
Malkolm Iks nga anonimati në lavdi dhe përjetësi (05.17.2009)
Skorseze sjell në ekran jetën e Sinatrës (05.15.2009)
Njëqindepesëvjetori i Salvador Dalisë, gjeniut të pikturës sureale (05.10.2009)
Evita Peron, si shkrepëtiu dhe si u shua një ëndërr argjentinase (05.07.2009)
Kur vdiste Napoleon Bonaparti (05.06.2009)
80 vjetori i Odri Hepbërn, engjëllit të ekranit të madh (05.03.2009)
Elizë, gjeni dy vjeçe, inteligjente si Ajnshtajni (05.01.2009)
Penelopë Kruz 35 vjeçarja ikonë e vajzës së ëmbël e joshëse, gruas sensibile e misterioze, bukurisë së papërballueshme (04.27.2009)
Vaslav Havel nderohet me Çmimin Ndërkombëtar të Demokracisë (04.25.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Tetor 2024  
D H M M E P S
    1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31    
 
Lajme Aktuale

Poetesha që ka zgjedhur Obama

 
VOAL
[Shko lartë]