VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - PA INTERNET S'BËN DOT MË - SI I PËRDORIN STUDENTËT E HUAJ MEDIAT E REJA NË GJERMANI

                                                                                      

E Enjte, 03.13.2025, 07:48am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
DOSSIER
 
PA INTERNET S'BËN DOT MË - SI I PËRDORIN STUDENTËT E HUAJ MEDIAT E REJA NË GJERMANI
E Mërkurë, 09.14.2011, 11:45am (GMT+1)

Në korridoret e universiteteve në Gjermani ekziston këndi i anoncave të shkruara me dorë. Por ai sa vjen e shndërrohet në diçka të rrallë. Sepse njoftimet bëhen tani në forumet e internetit, si facebook & co.

Viviana Usme nga Kolumbia shoqet e para në Frankfurt i ka njohur në mënyrë krejt klasike: gjatë leksioneve në "kolegjin përgatitor për studentët e huaj". Ashtu si të gjithë studentët e huaj, që nisin studimin në Gjermani, edhe Viviana fillimisht duhej të ndiqte kolegjin përgatitor. Pas kësaj ajo mund të regjistrohet në universitet. Për një vit ajo duhet të japë provimin mbi njohuritë e gjuhës gjermane, si dhe përgatitet për degën e dëshiruar të studimit. Gjatë kolegjit përgatitor Viviana Usme ka njohur shumë studente të tjera: "Në fillim ishte e vështirë, sepse unë jam paksa e ndrojtur dhe kisha kontakt vetëm me disa kolumbiane të tjera, të cilat gjithashtu ndjekin kolegjin përgatitor. Me kalimin e kohës ne të gjitha kemi arritur thuajse në të njëjtin nivel të zotërimit të gjuhës, shpesh kemi pasur të njëjtat çështje për të sqaruar dhe e kemi ndihmuar reciprokisht njëra-tjetrën."

Ndihma reciproke sot funksionon përmes facebook-ut

Përmes kësaj platforme në internet organizohen grupe mësimore. Nëse një student ka një pyetje, ai e poston këtë në një kënd virtual anoncash - madje edhe oraret e takimeve për të shkuar në kinema në mbrëmje u dërgohen online të gjithë anëtarëve të grupit.

Për Christine Hartwig-Türmer, pedagoge në kolegjin përgatitor për studentët e huaj, ky është një zhvillim krejtësisht i ri. Në fillim të jetës së saj profesionale përpara 20 vjetësh ajo nuk e çonte nëpër mend se interneti mund të arrinte këtë dominancë: "Asokohe unë vetë përpiqesha të kualifikohesha dhe të gjeja mundësitë e përdorimit të medieve të reja edhe në orën e mësimit. Nëse pyesja ndokënd, se kush ka akses në internet nga 20 të pyetur, ndoshta vetëm dy e kishin këtë mundësi. Ndërsa sot nga të gjitha ata që vijnë këtu, mund të ndodhë që ndoshta vetëm njëri të mos ketë akes në internet."

Christine Hartwig-Türmer që nga viti 1992 jep mësimin e gjermanishtes për studentët e huaj në "kolegjin përgatitor" në Frankfurt. Qysh atëherë shumë gjëra kanë ndryshuar në mënyrën e komunikimit të studentëve, kryesisht sa i përket raportit të tyre me internetin: "Interneti është bërë i vetëkuptueshëm. Përpara pesë vjetësh ne organizuam një orë shpjegimi lidhur me mundësitë e internetit, ndërsa sot një gjë e tillë nuk është më e nevojshme. Sot çdo kurs ka themeluar të ashtuquajturën Facebook-Room, e kësisoj komunikimi funksionon pa bërë diçka ekstra për këtë."

Shokë nga e gjithë bota në Frankfurt

üëëëë

Bildunterschrift: Großansicht des Bildes mit der Bildunterschrift: Kristine Hartwig-Türmer përgatit të huajt për studime në Gjermani

Në fillim studentët e huaj në Gjermani rrinin kryesisht me njëri-tjetrin. Kontaktet me studentët gjermanë janë më të vështira, por ato krijohen me kalimin e kohës së studimeve: nëpër veprimtaritë e ndryshme sportive, në grupet e punës, apo nëpër seminare. Në kolegjin përgatitor të Frankfurtit miqësitë janë më ndërkombëtare, thotë Sharmin Reza nga Bangladeshi: "Miqtë e mi më të mirë të grupit janë Kadima, nga Maroku, Solma nga Azerbajxhani dhe Jupi nga Indonezia."

Krahas miqësive ndërkombëtare, që ruhen përmes kontakteve on dhe offline, Sharmin Reza ka edhe një rrjet komunikimi me bashkatdhetarët e tij nga Bangladeshi, që kanë ardhur në Frankfurt: "Ne kemi një rreth miqsh nga vendi im këtu. Përmes kontaktit me ata, që kanë studiuar këtu përpara meje, unë kam njohur edhe shumë shokë të tjerë, me të cilët kemi prejardhje të njëjtë. Ne jemi bashkëatdhetarë dhe me ta unë kam kontakt."

World Wide Web është një bekim i vërtetë

Edhe miqtë e vjetër dhe të afërmit në atdhe nuk duan të lihen në harresë, e në këtë drejtim World Wide Web është një bekim i vërtetë. Viviana Usme nga Kolumbia e përdor çdo ditë internetin për të biseduar me shoqet e saj nga qyteti i saj Bogota: "Unë e ruaj kontaktin me shoqet e mia përmes Facebook-ut, sepse në këtë rrjet ne kemi mundësi të vendosim fotografitë dhe ta shohim njëra-tjetrën. Unë komunikoj në chat me shoqet në Kolumbi. Ndërsa kontaktin me familjen e mbaj me telefon. Por gjithçka tjetër kalon vetëm përmes Facebook-ut."

Falë rrjetit social të komunikimit distanca qoftë vetëm 9 minuta, apo 9 mijë kilometra nuk luan asnjë rol...

Autor: Bianca von der Au/Vilma Filaj-Ballvora

Redaktoi: Angjelina Verbica

(http://www.dwelle.de)

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
PROGERIA, NJË GJENDJE E RRALLË GJENETIKE QË SHKAKTON PLAKJE TË PËRSHPEJTUAR (09.14.2011)
LIBI: ZOTIMET PËR NJË PUSHTET TË MODERUAR ISLAMIK (09.13.2011)
"Wall Street Journal": REFUZUESIT E EUROZONËS (09.13.2011)
SPECIALISTËT KËSHILLOJNË KRYERJEN E TESTIT PËR NIVELIN E OKSIGJENIT TEK TË PORSALINDURIT (09.13.2011)
JO BENZINË ZJARRIT! ANKARAJA E JERUZALEMI KANË ALTERNATIVË VETËM PAQENNga BAHA GÃœNGÖR (09.12.2011)
NJË SHPIKJE SYNON TË ULË VARËSINË TEK BATERITË KIMIKE (09.12.2011)
KËRCËNIMET E SIGURISË NË SHTETET E BASHKUARA DHE 11 SHTATORI (09.10.2011)
"Washington Post": ÇMIMI QË PAGUAM NË LUFTËN MBI TERRORIN (09.10.2011)
SHOKU DHE TMERRI VAZHDOJNË TË MBETEN (09.10.2011)
RREZIKU I TERRORIZMIT MBETET (09.10.2011)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2025  
D H M M E P S
            1
2 3 4 5 6 7 8
9 10 11 12 13 14 15
16 17 18 19 20 21 22
23 24 25 26 27 28 29
30 31          
 

 
VOAL
[Shko lartë]