VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - AUTONOMIA E LUGINËS SË PRESHEVËS, KËRKESË E KOHËSNga SHABAN MURATI

                                                                                      

E Mërkurë, 10.30.2024, 02:05pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 

AUTONOMIA E LUGINËS SË PRESHEVËS, KËRKESË E KOHËS

Nga SHABAN MURATI


E Hënë, 09.26.2011, 03:55pm (GMT+1)


Regulli i vjetër sa Europa, që diplomacia europiane zgjohet kur plasin ujërat e konflikteve, po vërtetohet çdo ditë në truallin shkëmbor të Ballkanit. Ironia tragjikomike është se më së shpeshti diplomacia shpërblen atë, që i shpërthen ujërat. Pakica serbe në veri të Kosovës është shumë më e vogël se sa numri i popullsisë shqiptare, që jeton në Luginën e Preshevës, por ndërsa çështja e serbëve të Veriut të Kosovës ka arritur të verë në punë diplomacinë ndërkombëtare nga Brukseli në Nju Jork, çështja e shqiptarëve të Luginës së Preshevës ka mbetur e koleksionuar në enciklopedinë historike të diplomacisë europiane. Nga korriku në shtator, kur serbët e veriut të Kosovës dhe njësitë diversioniste nga Serbia dogjën pikat kufitare dhe doganore të Kosovës, vranë një polic shqiptar dhe mbushën urën e Ibrit dhe rrugët e kalimit për në kufi me blloqe betoni, diplomacia europiane duket aq e hutuar sa që edhe ndonjë përfaqësues i lartë i saj në Kosovë nxitoi të propozojë status autonom për veriun. Në këtë klimë tensioni të prodhuar nga institucionet e shtetit të tij, Presidenti i Serbisë po kërkon në takimet e tij diplomatike në Nju Jork mbështetje për planin e Beogradit të një autonomie për veriun e Kosovës.

Domethënia e kësaj katrahure tritolo-diplomatike rreth veriut të Kosovës është se Serbia arriti, që nëpërmjet një bande kontrabandistësh dhe specialistësh të shërbimit të saj të fshehtë, të ndezë një zjarr, dhe jo vetëm që nuk po penalizohet, por po fryn disa erëra në favor te saj. Shkon në favor të Serbisë, sepse krijon dhe zmadhon artificialisht një kartë të madhe presioni antishqiptar në duart e diplomacisë dhe të shtetit serb, që quhet "Veriu i Kosovës". Këtë kartë presioni Beogradi po e përdor ndaj Europës, për ta paraqitur Serbinë si nevojë e Europës për të shuar zjarrin. Këtë kartë presioni Beogradi po e përdor ndaj qeverisë së Kosovës, në kohën që po zhvillohen bisedimet Serbi-Kosovë për çështjet teknike dhe të cilat Serbia synon t'i shndërrojë në bisedime politike. Këtë kartë presioni Beogradi po e përdor edhe ndaj qeverisë së Tiranës, për ta bërë që të ngujohet edhe më shumë në kullën e saj të heshtjes kineze për çfarë po vepron Serbia kundër interesave të kombit shqiptar.

Fryrja e kartës serbe të veriut të Kosovës ka bërë që të harrohet dhe të neglizhohet edhe më shumë karta e papërdorur shqiptare e presionit ndaj Serbisë, kartë që quhet "Lugina e Preshevës". Nuk është faji i popullit shqiptar të Luginës së Preshevës, përse diplomacia shqiptare, e Kosovës dhe e Shqipërisë , nuk ditën apo nuk deshën ndonjëherë të përdorin kartën e Luginës së Preshevës në kohën e bisedimeve ndërkombëtare për statusin e Kosovës dhe në të gjitha etapat e tratativave dhe të marrëdhënieve të mëpastajme me Serbinë. Populli shqiptar i Luginës së Preshevës është përpjekur të ngrejë vazhdimisht zërin e tij, ndonëse jeton nën një terror të vërtetë fizik dhe psikologjik nga forcat e ushtrisë dhe të xhandarmërisë së Serbisë. Me mijëra shqiptarë të Preshevës, Bujanocit dhe të Medvegjës dolën në rrugët e Preshevës më 21 shtator për të protestuar kundër diskriminimit të egër nga ana e Serbisë. Parulla kryesore e tyre ishte "stop diskriminimit". Ata demonstruan edhe më 13 shtator. Gjendja e tyre është bërë më e vajtueshme se dhjetë vjet më parë, kur shtypja e egër i detyroi të mbroheshin me armë përballë forcave policore dhe ushtarake serbe. Nuk u dëgjuan komunikata zyrtare përkrahjeje për të drejtat dhe kërkesat e kësaj proteste masive, as nga zyrat shtetërore në Prishtinë dhe as nga ato në Tiranë. Madje edhe shumica e mediave elektronike shqiptare nuk gjetën ca sekonda në ekranet, për të njoftuar për ato protesta.

Detyra kombëtare e Prishtinës dhe e Tiranës zyrtare është që jo vetëm t'i përkrahë shqiptarët e Luginës së Preshevës, por edhe ta bëjë çështjen e tyre pjesë të axhendës diplomatike nga Brukseli deri në OKB. Kjo detyrë është tani më aktuale se kurrë. Sivjet ishte dhjetëvjetori i pushimit të konfliktit të armatosur në Luginën e Preshevës mes popullsisë shqiptare dhe forcave ushtarake e policore serbe. Ai konflikt, i shkaktuar nga mizoritë serbe mbi shqiptarët, u mbyll falë ndërmjetësimit të NATO-s me një marrëveshje mes UÇPBM dhe Beogradit. Është e pakuptueshme, qoftë kombëtarisht, qoftë profesionalisht, që shteti shqiptar as u kujtua për këtë datë, dhe jo më të bënte bilancin e realizimit të detyrimeve të qeverise serbe ndaj popullsisë shqiptare.

Diplomacia e Prishtinës dhe e Tiranës do të ishin shumë më të fortë gjatë gjithë këtyre dhjetë vjetëve, nëse do ta kishin mbajtur gjallë si çështje, Luginën e Preshevës dhe të kishin ditur ta përdornin krahas dhe përballë kartës serbe të "veriut të Kosovës". Me një logjikë historike dhe diplomatike, koha sugjeron vendosjen e çështjes së autonomisë së Luginës së Preshevës në axhendën e diplomacisë së Tiranës dhe të Prishtinës. Në momentin e shembjes së Federatës Komuniste Jugosllave, populli shqiptar i Luginës së Preshevës organizoi referendumin popullor më 1-2 mars të vitit 1992, ku mbi 98 për qind e shqiptarëve votuan pro kërkesës për t'i dhënë statusin e një autonomie territoriale dhe politike territoreve të banuara nga shqiptarët në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë. Ky vullnet i lirë dhe i legjitimuar popullor është në fuqi si shprehje legale e një votimi demokratik, dhe pret prej 20 vjetësh, që të realizohet. As çështja dhe as karta e "Veriut të Kosovës" nuk ekzistonin në atë kohë. Institucionet dhe forcat politike shqiptare në Luginë vazhdimisht e kanë konfirmuar aktualitetin e kërkesës së tyre. Rëndësinë e kësaj e konfirmon edhe një kabllogram i ambasadës amerikane në Beograd i vitit 2009, që njofton departamentin e shtetit se Asambleja e Këshilltarëve të Luginës së Preshevës në gusht të vitit 2009 miratoi një deklaratë në mbështetje të rezultateve të referendumit të marsit 1992. Dhe në kohën kur Serbia pretendon çështjen e autonomisë për veriun e Kosovës e madje shkëputjen e tij, si Prishtina, ashtu dhe Tirana, duhet të ngrenë çështjen e autonomisë së Luginës së Preshevës dhe kjo të jetë pjesë e armaturës dhe e platformës politiko-diplomatike të bisedimeve shtetërore me Serbinë, dhe për marrëdhëniet mes shqiptarëve dhe serbëve.

Më 23 mars të këtij viti, Presidenti i atëhershëm i Kosovës, Behgjet Pacolli, në një intervistë me agjencinë "Presheva jonë" deklaroi se ne kërkojmë një zgjidhje paralele dhe të reciprocitetit me të drejta dhe statusin e ngjashëm me serbët e Kosovës edhe për shqiptarët e Luginës së Preshevës dhe se në rast koncesioni për palën serbe në Kosovë, kjo do të kërkohet absolutisht në mënyrë reciproke edhe për shqiptarët e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës. Nuk ka informacion se sa qeveria e Prishtinës, ku Pacolli është aktualisht zëvendëskryeministër, e ka bërë të sajën këtë parametër të interesimit për Luginën e Preshevës, por fakti është se emri i Luginës nuk përmendet në asnjë tavolinë diplomatike, ku po diskutohet veriu i nxehtë i Kosovës.

A duhet të ndjekin edhe shqiptarët e Luginës së Preshevës modelin e serbëve të veriut të Kosovës, kjo është një çështje, që u takon ekskluzivisht atyre ta vendosin. Ajo që rezulton nga e gjithë kjo katrahurë për veriun e Kosovës është se diplomacia europiane kushton vëmendje vetëm kur ka probleme. Ajo i kushton vëmendje edhe në qoftë se shteti i Shqipërisë dhe shteti i Kosovës e paraqesin me forcë kërkesën e autonomisë në forumet serioze diplomatike europiane dhe ndërkombëtare.

E drejta e autonomisë së shqiptarëve të Luginës së Preshevës nuk është një kërkesë apo e drejtë konjukturave, por është permanente dhe në përputhje me aktet, praktikat dhe normat ndërkombëtare. Ndaj duhet të bëhet pjesë e veprimit politik, diplomatik dhe propagandistik të Kosovës dhe të Shqipërisë. Nëse karta e Luginës së Preshevës do të ishte përdorur në masën, që meriton, ndoshta Serbia nuk do të kishte guxuar ta pomponte kaq shumë produktin e saj kriminal në veri të Kosovës. Përvojat e vjetra dhe te reja ballkanike na mësojnë se shteti serb dhe diplomacia serbe nuk qetësohen me servilizma dhe as me komplekse inferioriteti. Diplomacia europiane dhe diplomacia shqiptare bëjnë mirë të kenë në konsideratë një aksiomë të artë në marrëdhëniet me Serbinë: hapini asaj sa më shumë probleme, që të qetësohet, dhe nuk do të turbullojë as ujërat e Kosovës dhe as ujërat e Ballkanit.

SHABAN MURATI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
UDHËTIM I VDEKJES I EURO ZONËSNga PAUL KRUGMAN (09.26.2011)
BAROMETRI DIPLOMATIK"KOMBI KOSOVAR", I PRANUESHËM VETËM PËR ATA QË ENDE NUK KANË KURFARË KOMBI !!!Nga Prof. Dr. MEHDI HYSENI (09.23.2011)
NDËRROI JETË ISH SENATORI AMERIKAN ÇARLS PËRSI -- PËRKRAHËS I TË DREJTAVE TË SHQIPTARËVENga FRANK SHKRELI  (09.22.2011)
DITA NDËRKOMBËTARE E DEMOKRACISËNga FRANK SHKRELI (09.20.2011)
HESHTJA SHQIPTARE NDAJ SJELLJEVE JODIPLOMATIKE TË DIPLOMATËVE RUSË Nga ELIDA BUÇPAPAJ (09.20.2011)
REALIZIM INTERESASH SERBE NËN HIJEN E KONSUMIMIT TË PATRIOTIZMIT DEMAGOGJIKNga REXHEP KASTRATI (09.20.2011)
SËMUNDJA E REHATITNga FRANK BRUNI, New York Times (09.18.2011)
DY BURRA NDËR BURRA TË DHEUT KËSHILLI KOMBËTAR SHQIPTARO-AMERIKAN (KKSHA) NDERON TONI BLER DHE RIÇARD HOLBRUKNga FRANK SHKRELI*   (09.14.2011)
SERBIA - DIMENSIONET E NJË IDEOLOGJIE KOMBËTARE ANAKRONIKENga XHELAL ZEJNELI (09.14.2011)
Basha po hedh themelet e Tiranës së shekullit të 21-tëTIRANA E MADHE, EVROPIANENga MUJË BUÇPAPAJ (09.13.2011)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Tetor 2024  
D H M M E P S
    1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31    
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lartë]