VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - DEMOKRACI ALA RUSÇENga FRANK SHKRELI

                                                                                      

E Mërkurë, 10.30.2024, 02:05pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 

DEMOKRACI ALA RUSÇE

Nga FRANK SHKRELI


E Mërkurë, 09.28.2011, 05:58pm (GMT+1)

Kryeministri rus Vladimir Putin njoftoi të Shtunën në kuvendin e partisë së tij, "˜'Rusia e Bashkuar'' që ish-udhëheqësi sovjetik Gorbaçov pat thënë se i kujton "˜'vitet më të këqija të partisë komuniste'' -- se do të kandidojë përsëri, e për të tretën herë, për postin e presidentit të Rusisë, gjë që nuk habiti asnjë njeri. Ai pranoi "˜'propozimin'' e presidentit të tanishëm Dmitri Medvedev, i cili mbajti karrigën ngrohtë për të gjatë katër vjetëve të fundit. Megjithëse zgjedhjet për president janë caktuar për vitin që vjen, ky vendim sipas analistëve, e bën të sigurt faktin se Kryeministri Putin do të jetë presidenti i ardhshëm i Rusisë në vitin 2012 dhe se Presidenti Medvedev ka gjasë se do të zëjë vendin e Putinit si kryeministër. Putini u tha përkrahsëve të tij në Moskë të Shtunën, atë që shumë analistë dhe ekspertë të çështjeve ruse e kishin marrë me mend dhe e prisnin, se ai dhe presidenti Medvedev kishin rënë dakord "˜'shumë kohë më parë, disa vite më parë'' për të shkëmbyer postet. Edhe Medvedev -- përkrahës besnik i Putinit dhe një figurë kukëll -- pranoi se vendimi për kthimin e Putinit në postin e presidentit ishte pjesë e një strategjie afatgjatë e gatuar midis tyre. Në bazë të ndryshimit të kushtetutës ruse, këthimi i Putinit në postin e presidentit do të thotë se ai ka mundësi të udhëheqë Rusinë deri në vitin 2024, në traditën më të mirë të ish-udhëheqësve sovjetikë, si Stalini e Brezhnjevi, që qeverisën atë vend me dekada.

Reagimet ndaj shkembimit të posteve midis dy udhëheqësve më të lartë rusë ishin të shpejta dhe të ndryshme. Gleb Pavlofsky, një ish-këshilltar i Kremlinit i tha gazetës britanikeTelegraf se shkëmbimi i posteve midis Putinit e Medvedevit, është një "˜'poshtërim për Rusinë... dhe një goditje e rëndë ndaj institucionit të presidentit.'' Ai u citua gjithashtu nga gazeta Los Anxheles Tajms se natyra sekrete dhe mungesa e shpjegimeve për shkëmbimin e posteve, krijuan një atmosferë intrigash e mosbesimi. Jevgeni Volk, zëvendës drejtor i Fondacionit Jeltsin tha për agjensinë e lajmeve Reuter se ky njoftim "˜'duket se është një manipulim politik, dhe i gjithë kuvendi (i partisë Rusia e Bashkuar) më kujtoi periudhën e Brezhnjevit, kur kongresi i partisë vetëm aprovonte vendimet e marra më parë e me dyerë të mbyllura''.

Këthimi i Putinit në postin e presidentit rus, ka ringjallë shqetësime të mëdha në radhët e kritikëve të tij, të cilët e akuzojnë se ai ka shkelur edhe atë pak demokraci që ekziston dhe se nuk ka përfillur aspak të drejtat e njeriut. Ludmilla Aleksejeva, veterane e të drejtave të njeriut gjatë periudhës komuniste tha se shkëmbimi i posteve n[ udhëheqjen ruse "˜'do të thotë se për gjashtë ose dymbdhjetë vjetët e ardhëshëm, Rusia do të jetë në vend numëro, por edhe më keq, do të shkojë mbrapa si rezultat i korrupsionit, rënjes së biznesit si edhe mungesës së gjykatave të pavarura dhe medias së lirë''. Ajo i tha agjensisë Reuter se "˜'përderisa nuk kemi një shoqëri civile, pa marrë parasyshë se kush është president.......marrëdhënjet midis atyre në pushtet dhe shoqërisë do të jenë pak a shumë siç janë sot''.

Edhe reagimet nga jashtë, ndaj shkëmbimit të posteve midis Putinit e Medvedevit, sikurë i përmblodhi deklarata e Kryetarit të Komisionit të Punëve të Jashtëme të Bundestagut gjerman, i cili tha se "˜'Këjo tregon se Rusia është shumë larg një shoqërie të hapur me konkurencë demokratike për zgjedhjen e presidentit.''

Sipas analistëve të mbrendshëm e të jashtëm, Rusia përballet sot me përspektiva të zymta, me një stagnacion ose amulli politike dhe ekonomike dhe probleme serioze që janë rezultat i një qeverisjeje nga një parti. Një numër gjithnjë më i madh rusësh, sidomos intelektualët, po votojnë siç thuhet, "˜me këmbë', duke u larguar për gjithmonë nga Rusia në kërkim të një jete më të mirë jashtë vendit. Vetë Putini paralajmëroi të Shtunën antarët e partisë së tij "˜'Rusia e Bashkuar'', se ka mundësi që ata dhe populli rus të përballen me "˜'kokrra të hidhura'' masash të forta e shtërnguese ekonomike.

Këthimi i Putinit në postin e presidentit të Rusisë, megjithëse pritej nga të gjithë, ka zhgënjyer të gjithë ata që prisnin dhe shpresonin për një Rusi më demokratike. Nëqoftëse ka ende njerëz që dyshojnë se Putini është i frymëzuar nga ndjenja autoritarizmi, njoftimi zyrtar për këthimin e tij në postin e presidentit, duhet të zhdukë njëherë e mirë naivitetin e mendimeve të tilla. Si rrjedhim, analistët besojnë se me shkëmbimin e posteve, asgjë nuk do të ndryshojë për më mirë në Rusi, megjithëse Putini, një ish-agjent i KGB-ës, do të paraqesë veten si i fortë dhe i udhëheqës i pazëvendsueshëm për rusët. Ata shtojnë se me keqësimin e ekonomisë dhe të situatës së mbrendshme të federatës ruse, e të cilat do të nevojitin vëmendjen e plotë të Putinit dhe udhëheqjes ruse, Rusia do të jetë më pak e prirur dhe nuk do të ketë kohë që të angazhohet në avantura dhe ballafaqime ndërkombëtare, ndoshta e vetmja gjë pozitive që mund të dalë nga ky pazarllëk postesh të nivelit më të lartë të shtetit dhe qeverisë ruse.

Vladimir Putin

 

Vladimir Putin kur ishte agjent i KGB-së

FRANK SHKRELI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
AUTONOMIA E LUGINËS SË PRESHEVËS, KËRKESË E KOHËSNga SHABAN MURATI (09.26.2011)
UDHËTIM I VDEKJES I EURO ZONËSNga PAUL KRUGMAN (09.26.2011)
BAROMETRI DIPLOMATIK"KOMBI KOSOVAR", I PRANUESHËM VETËM PËR ATA QË ENDE NUK KANË KURFARË KOMBI !!!Nga Prof. Dr. MEHDI HYSENI (09.23.2011)
NDËRROI JETË ISH SENATORI AMERIKAN ÇARLS PËRSI -- PËRKRAHËS I TË DREJTAVE TË SHQIPTARËVENga FRANK SHKRELI  (09.22.2011)
DITA NDËRKOMBËTARE E DEMOKRACISËNga FRANK SHKRELI (09.20.2011)
HESHTJA SHQIPTARE NDAJ SJELLJEVE JODIPLOMATIKE TË DIPLOMATËVE RUSË Nga ELIDA BUÇPAPAJ (09.20.2011)
REALIZIM INTERESASH SERBE NËN HIJEN E KONSUMIMIT TË PATRIOTIZMIT DEMAGOGJIKNga REXHEP KASTRATI (09.20.2011)
SËMUNDJA E REHATITNga FRANK BRUNI, New York Times (09.18.2011)
DY BURRA NDËR BURRA TË DHEUT KËSHILLI KOMBËTAR SHQIPTARO-AMERIKAN (KKSHA) NDERON TONI BLER DHE RIÇARD HOLBRUKNga FRANK SHKRELI*   (09.14.2011)
SERBIA - DIMENSIONET E NJË IDEOLOGJIE KOMBËTARE ANAKRONIKENga XHELAL ZEJNELI (09.14.2011)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Tetor 2024  
D H M M E P S
    1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31    
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lartë]