Në gazetari sa të jep hapësira dhe flatra liria e shprehjes, aq të bën të kujdeshëm dhe të kufizon etika profesionale e cila është obliguese për gazetarin, pasi vetëm kësisoj vendosen marrëdhënie respekti të ndërsjelltë me opinionin publik, ku gazetari duhet të respektojë të vërtetën duke përjashtuar censurën dhe autocensurën dhe lexuesi pastaj ta besojë. Sigurisht politikat botuese të gazetave sipas spektrit politik mund të bëjnë përzgjedhje titujsh apo nëntitujsh, mund të vendosin për ta botuar ose jo diçka që nuk u shkon për shtat interesave tyre politike dhe botuese, por kur është puna për vlera të interesit kombëtar nuk mund të lëvizin as majtas dhe as djathtas, por duhet të bëjnë botime integrale, duke nxjerrë në pah në tituj dhe nëntituj atë çka është në shërbim të interesit kombëtar të vendit.
E bëra këtë hyrje nisur nga intervista e Ambasadorit Arvizu dhënë Blendi Fevziut. Opinioni shqiptar e ka ndjekur me shumë vemendje dhe i është shumë mirënjohës qëndrimit të SHBA, përcjellë nga kreu i Ambasadës Amerikane në Tiranë për të evituar një tragjedi të re kombëtare, çka mund të prodhonte ajo që nisi më 21 janar të këtij viti, si dhe për të ruajtuar stabilitetin kombëtar gjatë kësaj periudhe të gjatë krize politike. Ambasada Amerikane, Ambasadori Arvizu këtë qëndrim nuk e kanë mbajtur në favor të palëve, as në favor të PD apo kundër PS, por në të mirën e shqiptarëve si komb, pasi kush ka provuar '97 e kupton se çfarë do të thoshte një riciklim i ri i asaj date.
Por shpesh herë qëndrimi i Ambasadorit Amerikan është konfonduar pa të drejtë si qëndrim pro qeverisë shqiptare për faktin se SHBA kanë qenë kundër bojkotit dhe PS bojkotoi për dy vjet Parlamentin e Shqipërisë, dhe për këtë bojkot ishte përgjegjës direkt lidërshipi aktual. Dhe nga gabimet e PS përfitonte PD, në gazetën e së cilës Rilindja Demokratike, janë botuar të gjitha deklaratat e Ambasadorit Amerikan. Deri këtu në rregull. Kjo gazetë do të duhej të botonte deklaratat e Ambasadorit Arvizu edhe nëse do të kishin qëndrim kritik ndaj qeverisë shqiptare, pasi vinin nga shteti që u bë garant që Shqipëria sot të jetë anëtare e NATO-s, çka përbën një rëndësi jetike për kombin shqiptar.
Dhe duke menduar se jemi në shekullin XXI dhe drejt rrugës të integrimeve madhore për kombin, besohej që intervista e Ambasadorit Arvizu dhënë nga rezidenca e tij për Blendi Fevziun, por me destinacion opinionin publik shqiptar, do të duhej të botohej e plotë, përveçse tek Koha Jonë ku u botua, kur kemi parasysh se sa faqe dhe kopertina gazetash të përditëshme zë kronika e zezë dhe monstruoze, kronika rozë, gossipet dhe çfarë e çfarë kotësish të tjera boton ky shtyp.
Edhe Rilindja Demokratike, si shumë gazeta të Tiranës, kishte botuar pjesë, nuk e kishte botuar intervistën e plotë, pra intervista ishte pjesërisht e censuruar. Gazeta Zëri i Popullit natyrisht që nuk e kishte botuar fare intervistën. Shkova në faqen online të kësaj gazete dhe nuk e gjeta. Qëndrime ku e ku më të papërgjegjëshme.
Intervistën e Ambasadorit Arvizu e ndoqa me vëmendje të premten gjatë ritransmetimit. Ishte një intervistë brilante. Ishte brilante sepse ishte e sinqertë, e thjeshtë, transparente, e drejtpërdrejtpërdrejtë, ishte e një stili krejt ndryshe nga ato miliona intervista rutinë të politikanëve tanë. Ishte intervistë brilante sepse i thoshte opinionit publik dhe shqiptarëve të jenë aktivë dhe të bëhen pjesë e fatit të tyre, por jo me mënyra që e kthejnë Shqipërinë prapa, por në mënyra qytetare, ku politika për hir të interesave kombëtare duhet të bëhet zemërgjërë, të shtrijë dorën e bashkëpunimit dhe të kompromisit, sepse në fund të fundit politikanët janë të përkohshëm, pasi demokracia është garë e më të mirit, ndërsa Shqipëria dhe fati i shqiptarëve dhe i brezave që vijnë është i përhershëm.
Më bëri po ashtu përshtypje se Rilindja Demokratike kishte censuruar edhe aty ku Ambasadori Arvizu kishte folur për shkrimtarin Ismail Kadare, ndoshta sepse shkrimtari shkroi letrën e hapur për Lulzim Bashën, diçka pa sens, jashtë logjikës së shtypit të lirë dhe e papranueshme për opinionin e gjerë. Ambasadori Arvizu po ashtu zbuloi se nuk kishte prejardhje kineze, por është një amerikan me rrënjë meksikano-japoneze. Jo si privilegj, por respekt ndaj së vërtetës. Po ku të futen ato gazeta dhe ata gazetarë që për ditë e javë e trumpetonin zotin Arvizu me prejardhje kineze, çka natyrisht që nuk përbënte asnjë të keqe, por e keqja konsiston se trumpetat e tyre ishin rrena me bisht, diçka që nuk e toleron kurrsesi as shtypi i lirë në një sistem demokratik dhe as opinionin publik.
Të mos harrojmë kurrë se në demokraci shtypi i lirë është garantuesi i lirive tona, ashtu si thotë Adlai E. Stevenson, "Se shtypi i lirë është nëna e të gjitha lirive tona si dhe progresit tonë në liri". Apo si thotë George Seldes se "Një komb që dëshiron të jetë i lirë duhet të jetë i armatosur me shtypin e lirë". Jo me armë zotërinj, as me kaos, as me censurë, as me autocensurë, por me shtypin e lirë.
©
TEK NEWS24 - THIRRJE KUNDËR RENDIT KUSHTETUES PRONARË TË PUSHKATUAR VAZHDOJNË ME PRONA TË KONFISKUARA - PIKËPYETJE SISTEMIT ZGJEDHOR
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
HESHTJA SHQIPTARE NDAJ SJELLJEVE JODIPLOMATIKE TË DIPLOMATËVE RUSË
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
KULTI I AMERIKËS DHE KULTI I KOSOVËS
Shkrim i Elida Buçpapajt botuar më 31 dhjetor 2001 - ribotohet pa asnjë ndryshim
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
LETËR E HAPUR EDI RAMËS: LIDERI I OPOZITËS OSE FILLIM TË RI TË NJEMENDTË OSE LARGIM
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
UNË JAM DISHEPULL E NËNË TEREZËS, E TE JESH DISHEPULL I NËNË TEREZËS, DO TË THOTË TË JESH DISHEPULL I DASHURISË
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
BASHA E DEBUNKERIZON BASHKINË, PRITET REAGIMI I ED RAMËS!
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
TEKI DERVISHI PROFESIONIST I JASHTËZAKONSHËM DHE GAZETAR I KLASIT TË PARË
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
Katër vjet pas vizitës së Presidentit Bush në Tiranë-
EDI RAMA MIDIS GRAMSHIT E GERINGUT DREJT VETIZOLIMIT!
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
KUR VJEN QERSHORI - VRITET BARDHYL AJETI
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
PSE DUHET TË JEMI NE SOT ME ARJAN ÇANIN?
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
BALADË E NËNAVE TË KOSOVËS QË PRESIN FËMIJËT E ZHDUKUR
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
TEK RUDINA XHUNGA GJUETI SHTRIGASH DHE ANTIAMERIKANIZËM
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
VAZHDON VASALITETI I MEDIAVE TË TIRANËS NDAJ ISH DIKTATORIT RAMIZ ALIA
E mënjanojnë pak, e pastaj për amoralitetin e tyre e rikthejnë si meteor...
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
Përgjigje ndaj disa pretendimeve solitare
EMRI I KOSOVËS ËSHTË I LIDHUR PAZGJIDHSHMËRISHT ME NATO-n
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
Dilemë që duhet të zgjidhet urgjentisht
OPOZITA NË KOSOVË PA LIDER?
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
ANTIAMERIKANIZMI ÇAKALL NË EMËR TË "LIRISË SË SHPREHJES"
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
MË NË FUND!
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
DY FJALË PËR PRESIDENTIN E KOSOVËS BEHGJET PACOLLI
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
20 SHKURTI DUHET TË HYJË NË KUJTESËN E KOMBIT
Këtë ditë e kujton vetëm PD, ndërsa Shqipëria nuk i ka dënuar ende krimet e komunizmit
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
SI T'I LEXOJË KLASA POLITIKE KËSHILLAT E TOMAS KANTRIMENIT
Nga Elida BUÇPAPAJ
SHBA E BE TË NDALIN PRECEDENTIN KONFLIKTUAL TË ED RAMËS
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
ANALIZË E 21 JANARIT - POLITIKA SHQIPTARE TË MBROJË INSTITUCIONET LEGJITIME DHE TË PASTROHET NGA FLAKËVËNËSIT E SHTETIT
Nga Elida BUÇPAPAJ
5 VJET PA IBRAHIM RUGOVËN
Nga Elida BUÇPAPAJ
DELL KA TË DREJTË - NJË AVOKATURË DJALLI NUK I HYN NË PUNË ASKUJT
Nga Elida BUÇPAPAJ
JO ZGJEDHJE TË REJA, POR INSTITUCIONE LEGJITIME, ME DUAR TË PASTRA DHE PA SHIK
Nga Elida BUÇPAPAJ
NDAL FUSHATËS ANTISHQIPTARE DHE KRAHASIMIT TË SHQIPTARËVE ME XHELATËT E SREBRENICËS
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
9 JANARI DITË SUBLIME PËR KOSOVËN
NGA ELIDA BUCPAPAJ
HASHIM THAÇI MANDATIN E DYTË IA DEDIKON ISA MUSTAFËS
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
Reagim ndaj "Le Matin"
BERISHA, RAMA NDAJNË TË NJËJTIN QENDRIM ME THAÇIN NDAJ MARTY-IT, NDËRSA ME ZVICRËN DUAN TË KENË RAPORTE TË SHKËLQYERA
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
NË VEND TË KARTOLINËS PËR 2011 -
INTERESAT KOMBËTARE TË SHQIPTARËVE NË REZONANCË TË PLOTË ME IDEALET E PERËNDIMIT
NGA Elida BUÇPAPAJ
PDK-AAK-AKR OSE PDK-AAK-VV
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
40 MIJË VOTAT E UKË RUGOVËS SFIDË KLANIT JUGOSLLAV
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
SHËN DICK MARTY ALIAS QOFTËLARGU
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
DICK MARTY NJË DEMAGOG QË TENSIONON RAJONIN DHE DEMONIZON NJË KOMB
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
ISA MUSTAFA KA NJË ALTERNATIVË - DORËHEQJE O REFORMIM TË PARTISË
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
HOLBROOKE, MIK ISHQIPTARËVE E MEDIATOR I PAQES PREHET NË PAQE
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
MOS ABSTENONI !
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
ÇFARË KA FRANKO FRATINI ME SHQIPTARËT E KOSOVËS ?
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
ISA RENEGAT, NDËRSA BINOMI MUSTAFA-KRYEZIU PËR LDK DISFATË
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
TË NA BASHKOJË SHKODRA
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
JUS SANGUINIS UA JEP SHQIPTARËVE TË KOSOVËS TË DREJTËN E SHTETËSISË NË SHTETIN AMË
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
PËRSE ISA MUSTAFA PO IMITON SEJDIUN ?
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
KUR KA KULTURË FETARE E PËRSE TË MOS KETË EDHE KULTURË POLITIKE
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
XHANDARËT E FJALËS SË LIRË PO E KTHEJNË KOSOVËN NË ABSURDISTAN
Nga Elida BUÇPAPAJ
DEMONIZOHET SPARKS E KËRCËNOHET GAZETARJA SEBAHATE SHALA
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
ISA MUSTAFA ZHGËNJIM PËR ATA QË E VOTUAN DHE BESUAN
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
MIRSEARDHJA E UKË RUGOVËS DO TË SHËNONTE FILLIMIN E REFORMIMIT TË LDK-SË
Nga Elida BUÇPAPAJ
NJË START I RI PËR LDK-NË
Triumfoi fryma demokratike e LDK-së që zgjodhi Isa Mustafën
Nga Elida BUÇPAPAJ
KAOSI PARAZGJEDHOR I JEP NË TABAKA FITOREN HASHIM THAÇIT
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
DIOGUARDI FITOI, SHQIPTARËT HUMBËN
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
LIGJI I LUSTRIMIT NON GRATA NGA POLITIKA
Implementimi serioz i Ligjit të Lustrimit - Garanci për demokracinë në Shqipëri, Kosovë e Maqedoni
NGA ELIDA BUÇPAPAJ"Ž
T'i themi jo izolimit të Kosovës
SHQIPTARËT E KOSOVËS LE TË PËRFITOJNË LIBERALIZIMIN E VIZAVE NGA DYSHTETËSIA
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
ABSTENSIONIZMI RREZIK PËR DEMOKRACINË NË KOSOVË
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
Tanja Fajon çel një dritë shprese për Kosovën
MOS E KTHENI KOSOVËN NË NJË GETO TË SHEKULLIT XXI
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
FATMIR SEJDIU TREGON BARCALETA
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
KRIZA INSTITUCIONALE PËR INTERESA TË NGUSHTA TË LIDËRSHIPIT AKTUAL TË LDK-SË
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
TIGRAT E ARKANIT LËVIZIN TË LIRË NË EVROPËN ME FYTYRËN E SËMURË TË UMBERTO BOSSIT
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
SHBA & BE ME SHQIPËRINË, SFIDOJNË BINOMIN PARANOJAK RAMA-RUÇI
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
SARKOZY & MERKEL KANË TË DREJTË: DAVID MILIBAND NË VEND TË ASHTON
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
BERISHA MUND TA FORCOJË KREDIBILITETIN E QEVERISË PA KURRËFARË DHIMBJE
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
E ARDHMJA E FATMIR SEJDIUT
Nga ELIDA BUÇPAPAJ"Ž
FATMIR SEJDIU DHA DORËHEQJEN SI SHKELËS I KUSHTETUTËS
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
REZOLUTA E 28-SHES KA RRITUR AGRESIVITETIN E SERBISË
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
Pavarësia e Kosovës në shërbim të paqes dhe stabilitetit afatgjatë të të gjithë Evropës
JO PROFILIT KONTRAVERS TË Z. KATHY ASHTON !
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
AMERIKA & BRUKSELI, JO BRUKSELI "SOLO"
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
SA HERË AFROHEN ZGJEDHJET RAMUSH HARADINAJN E ÇOJNË NË HAGË
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
14 Shtator 1998 - 14 Shtator 2010
E KUR AZEM HAJDARI DO TË KTHEHET NË NJË SIMBOL TË PËRBASHKËT TË PLURALIZMIT SHQIPTAR ?
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
ALL TOGETHER NOW - TË GJITHË SË BASHKU TANI !
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
PROJEKT-REZOLUTA KAMALEON E 28-SHES ?!
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
ESHTON NUK MUND T'I GJUNJËZOHET TADIÇIT
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
KATEDRALJA E NËNË TEREZËS E BEKUAR NGA RUGOVA SHPREHJE E PASURISË KOMBËTARE DHE EVROPIANE
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
VENDET E NATO-S E ÇLIRUAN KOSOVËN, NJOHËN PAVARËSINË E SOT E MBËSHTESIN FUQISHËM NË METROPOLET E DIPLOMACISË BOTËRORE
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
DELIRI I VUK JEREMIÇIT FIKET PËRBALLË LIQENIT TË PERUÇACIT
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
UNIFIKIMI I FAKTORIT POLITIK NË SHQIPËRI NË SHËRBIM TË KOSOVËS DETYRIM EVROPIANO-KOMBËTAR
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
SHQIPËRIA NDRYSHE NGA ÇEKIA
Nga ELIDA BUÇPAPAJ