VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - 20 VJET MIQËSI Nga FRANK SHKRELI

                                                                                      

E Mërkurë, 10.30.2024, 02:05pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 

20 VJET MIQËSI

Nga FRANK SHKRELI


E Djelë, 10.02.2011, 06:57am (GMT+1)

Të Djelën më 2 Tetor, ambasada amerikane në Tiranë fillon një numër aktivitetesh për të festuar 20-vjetorin e rivendosjes së miqësisë midis popullit amerikan dhe popullit shqiptar. Ambasada amerikane në Tiranë u rihap zyrtarisht më 1 Tetor, 1991 megjithëse marrëdhëniet diplomatike midis dy vendeve ishin rivendosur në Mars të vitit 1991.

Ambasadori amerikan në Tiranë, Zoti Aleksandër Arvizu tha për një rrjet televizioni shqiptar se festimet, në partneritet me bashkinë e Tiranës, do të fillojnë më 2 Tetor me një panair në rrugë, me shumë stenda, për fëmijë, për jetën amerikane në përgjithësi si edhe për veprimtaritë në ambasadë. Do të ketë muzikë, ushqime e pije, një festë me të vërtetë argëtuese, sipas ambasadorit Arvizu. Ambasadori amerikan shtoi se festimet për rihapjen e ambasadës, do të vazhdojnë të gjithë javën me pritje të ndryshme dhe me një simpozium akademik, ku janë të ftuar gazetarë e akademikë, të cilët sipas ambasadorit "˜'janë filmuar në vitet 1991-1992, gjatë atyre kohërave thuajse shumë revolucionare, në mënyrë që të ofrojnë retrospektivën dhe pikëpamjet e tyre mbi zhvillimet sot''.

Kur Amerika u rikthye në Shqipëri 20-vjetë më parë, kisha nderin dhe privilegjin të isha anëtar i delegacionit të parë diplomatik amerikan në Tiranë. Ishte një periudhë që për mua dhe tre kolegët diplomatë amerikanë, do të mbetet përgjithmonë e paharrueshme në kujtimet tona. Megjithë propagandën 50-vjeçare antiamerikane të regjimit të Enver Hoxhës dhe ndonëse regjimi komunist i Ramiz Alisë ishte gjithnjë në fuqi dhe roli i Sigurimit ishte ende shumë i dukshëm, më kujtohet se në të gjitha takimet, sidomos me njerëz të thjeshtë, shprehej një ndjenjë e thellë dhe gjithëpërfshirëse pro-amerikane në radhët e të gjitha shtresave të popullsisë. Më kujtohet se pas nja një jave të qendrimit tonë në Shqipëri (Mars/Prill 1991), donim të pushonim nga takimet e shumëta zyrtare dhe jo-zyrtare dhe vendosëm të shkonim për të vizituar varrin e Gjergj Kastriotit-Skendërbe në Lezhë. Mirëpo, kur arritëm në Lezhë, gruaja malësore, që kishte çelsin e portës së Monumentit, kur mësoi se ishim delegacioni i parë diplomatik amerikan në Shqipëri -- sikurë në emër të gjithë Shqipërisë na u drejtua e emocionuar, duke na përshëndetur, "˜'Oh, mirë se u ka pru i Shënkolli, mbas 50-vjetësh'', dhe me kënaqësinë më të madhe na shoqëroi.

20-vjetori i rivendosjes së marrëdhënjeve diplomatike midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë dhe i ri-hapjes së ambasadës amerikane në kryeqytetin shqiptar, është një rast i mirë për të reflektuar dhe festuar miqësinë midis dy kombeve tona. Shtetet e Bashkuara, në rastet me kritike të ekzistencës së kombit shqiptar, u janë gjetur afër shqiptarëve. Për këtë -- ç'prej fillimit të shekullit të kaluar kur presidenti amerikan Vudro Uilson mbrojti pavarësinë e Shqipërisë, e deri tek kohët moderne kur presidenti Bill Klinton shpëtoi shqiptarët e Kosovës nga gjenocidi serb dhe presidenti Xhorxh Bush njoftoi, gjatë një vizite zyrtare në Tiranë, përkrahjen e Shteteve të Bashkuara për pavarësinë e Kosovës -- ndjenjat e kombit shqiptar për Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të jenë të forta dhe të sinqerta. Shqiptarët në përgjithësi, janë mirënjohës ndaj angazhimeve të vazhdueshme të qeverisë së Shteteve të Bashkuara për të ndihmuar Kosovën dhe Shqipërinë si dhe të mbrojtur të drejtat e shqiptarëve kudo në Ballkan.

Javën që kaloi, Këshilli Kombëtar Shqiptaro-Amerikan (KKSHA) shtroi darkën vjetore, gjatë së cilës nderoi ish-Kryeministrin britanik Toni Bler dhe ish-ambasadorin amerikan Riçard Holbruk për meritat e tyre ndaj kombit shqiptar. KKSHA, në të njëtën kohë, kujtoi edhe 20-vjetorin e rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis Tiranës dhe Uashingtonit. Në këtë darkë këtë morën pjesë udhëheqësit nga Shqipëria, Kosova dhe trojet tjera shqiptare, dhe zyrtarë e ligjvënës amerikanë, duke përfshirë zyrtarin e lartë të Stejt Departmentit, ish-ambasadorin Filip Riker, i cili duke folur mbi 20-vjetorin e rivendosjes së marrëdhënieve, në emër të Sekretares së Shtetit Hillari Klinton, u përcolli të pranishmëve dhe gjithë shqiptarëve, përshëndetjet më të përzemërta me këtë rast. Zoti Riker, që tani kryen detyrën e zevëndës-ndihmës sekretarit të shtetit, tha gjatë fjalimit të tij se Zonja Klinton, i kishte kërkuar që në emër të saj të fliste, në atë darkë, për rolin që ka luajtur dhe luan komuniteti shqiptaro-amerikan në marrëdhëniet midis dy vendeve. Në emër të saj, ai vlerësoi dhe falënderoi diasporën shqiptare në Amerikë, e cila sipas tij, ka shërbyer me dekada si urë në marrëdhëniet shqiptaro-amerikane.

Me këtë rast, Zoti Riker tha gjithashtu se Shtetet e Bashkuara e kanë të qartë se Amerika ka gjetur tek Shqipëria një mike të vërtetë. Edhe deputeti amerikan, mik dhe mbrojtës i të drejtave të shqiptarëve për një kohë të gjatë, deklaroi se Amerikanët nuk kanë miq më të mire se shqiptarët dhe se as shqiptarët nuk kanë miqë më të mire se amerikanët.

Gjatë këtyre 20 vjetëve të fundit, Shtetet e Bashkuara kanë luajtur rolin kyç në mbrojtje të interesave shqiptare në Ballkan dhe në konsolidimin e demokracisë në Shqipëri. Ambasadori amerikan në Tiranë, Zoti Arvizu, duke vlerësuar marrëdhëniet midis dy vendeve, tha se "˜'...historia ka qenë fatsjellëse për ne. Mendoj se kemi bërë gjërat e duhura dhe se kemi qenë me shumë fat...''.

Ambasadori Arvizu shprehu kënaqësinë e tij që populli shqiptar është mirënjohës për ato që kanë bërë Shtetet e Bashkuara për Shqipërinë dhe shqiptarët, por ai tha në të njëtën kohë se "˜'kjo është gjithashtu një përgjegjësi e madhe'', për politikanët shqiptarë dhe shoqërinë në përgjithësi, që jo vetëm marrëdhëniet amerikano-shqiptare por edhe e ardhmja e integrimit të plotë euro-atlantik e Shqipërisë, të mos lihet në duar të fatit.

Rivendosja e marrëdhënieve diplomatike në Mars të vitit 1991 dhe ri-hapja e ambasadës amerikane në Tiranë, Tetorin e këtij viti, përbëjnë një fillim të ri në marrëdhëniet midis dy kombeve, dhe të zhvillimeve demokratike në Shqipëri si dhe në trojet shqiptare --marrëdhënie këto që vlerësohen shumë nga ana e Uashingtonit, dhe Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të përkrahin Shqipërinë në rrugën e saj drejtë integrimit të plotë evropian.

Megjithëse ambasadori amerikan në Tiranë, Zoti Arvizu shprehu, me rastin e këtij përvjetori, mirënjohjen e vendit të tij ndaj miqësisë që shqiptarët tregojnë karshi Shteteve të Bashkuara -- për Amerikën nuk do të kishte mirënjohje më të mirë se sa arritja e një konsensusi në radhët e udhëheqjes politike shqiptare për çështjet madhore të vendit dhe të kombit, ashtu që arritjet e deritanishme të Shqipërisë dhe të kombit shqiptar të konsolidohen.

Falënderimi më i mirë ndaj Amerikës -- në qoftë se dikush dëshiron të jetë mirënjohës për ato që ka bërë Amerika për kombin shqiptar, jo vetëm gjatë 20 vjetëve të kaluar, por gjatë gjithë historisë do të ishte angazhimi serioz i shoqërisë dhe i klasës politike shqiptare për një të ardhme më të mire, më të begatë e më të sigurt, një të ardhme që ky popull i shumëvuajtur e kërkon dhe e meriton. Le të jetë kjo dëshira e këtij përvjetori të miqësisë shqiptaro-amerikane.

FRANK SHKRELI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
JA PSE DO TË REKOMANDOJA QË RILINDJA DEMOKRATIKE TA BOTONTE TË PLOTË INTERVISTËN E AMBASADORIT ARVIZUNga ELIDA BUÇPAPAJ (10.01.2011)
TEK NEWS24 - THIRRJE KUNDËR RENDIT KUSHTETUES – PRONARË TË PUSHKATUAR VAZHDOJNË ME PRONA TË KONFISKUARA - PIKËPYETJE SISTEMIT ZGJEDHORNga ELIDA BUÇPAPAJ (09.30.2011)
EVROPA ZBRET NË TIRANËNga FRANK SHKRELI (09.29.2011)
BAROMETRI DIPLOMATIKAMERIKA E KRIJOI SHTETIN KOSOVAR-THE KOSOVAR NATION, JO KURRFARË "KOMBI KOSOVAR"!!!Nga Prof. Dr. MEHDI HYSENI (09.28.2011)
DEMOKRACI ALA RUSÇENga FRANK SHKRELI (09.28.2011)
AUTONOMIA E LUGINËS SË PRESHEVËS, KËRKESË E KOHËSNga SHABAN MURATI (09.26.2011)
UDHËTIM I VDEKJES I EURO ZONËSNga PAUL KRUGMAN (09.26.2011)
BAROMETRI DIPLOMATIK"KOMBI KOSOVAR", I PRANUESHËM VETËM PËR ATA QË ENDE NUK KANË KURFARË KOMBI !!!Nga Prof. Dr. MEHDI HYSENI (09.23.2011)
NDËRROI JETË ISH SENATORI AMERIKAN ÇARLS PËRSI -- PËRKRAHËS I TË DREJTAVE TË SHQIPTARËVENga FRANK SHKRELI  (09.22.2011)
DITA NDËRKOMBËTARE E DEMOKRACISËNga FRANK SHKRELI (09.20.2011)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Tetor 2024  
D H M M E P S
    1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31    
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lartë]