Voal-online Cameron Diaz ishte një mesin e xhirimit të filmit "My Sister's Keeper" vitin e shkuar babai i saj, Emilio, vdiq nga pnemunonia. Aktorët që luanin bashkë me të në film, regjisori i filmit dhe pjesëtarët e tjerë të realizimit të filmit e ndihmuan atë që ta kapërcejë këtë goditje të rëndë dhe ta mbarojë filmin.
"Unë isha vërtetë tejet, tejet me fat që kish rrotull meje këta njerëz që më ndihmuan ta marr veten dhe të realizoj rolin tim," iu tha aktorja Diaz reporterëve në këtë fundjavë e pranishme në premierën e filmit, së bashku me aktorët partnerë Abigail Breslin dhe Sofia Vasssilieva. "Të jesh e zonja të rikthehesh në gjirin e një grupi njerëzish të cilët ishin aq të ngrohtë e njerëzorë, ishte një bekim për mua, ...kështu që unë në njëfarë mënyre ia arrita ta realizoj rolin tim."
Gjatë mungesës së Cameron Diaz në sheshin e xhirimit për gati dy javë, ata i qëndruan asaj pranë gjithë kohën, tregon regjisori Nick Cassavetes. "Kur jemi te kjo temë, ne të gjithë jemi të vetëdijshëm se njerëzit janë më të rëndësishëm se filmat, çka ne nganjëherë e harrojmë," vijoi Cassavetes. "Ne ishim të tronditur dhe mezi e pranonim fakti se mjerisht babai i shoqes sonë ka vdekur, pra njeriu i mrekullueshëm që kishte një ndikim të jashtëzakonshëm te Cameron."
Kur Diaz u rikthye në sheshin e xhirimit, tregoi Cassavetes, ajo ishte si një pjesë e jona. Ne nuk e dinim a do t'ia arrinte ta merrte veten dhe të hynte plotësisht në rolin e saj. Edhe ne në vetveten tonë ishim të pasigurtë dhe e përjetonim tërësisht tronditjen e saj. Por duke qenë një profesioniste e atij niveli siç është ajo, Cameron vinte gjithmonë e përgatitur në xhirime dhe kjo na frymëzonte edh ne. Ishte një përvojë e jashtëzakonshme për ne."
Në këtë kontekst, Diaz, 36 vjeçare, foli për vështirësitë e rolit, ku ajo ishte nënë e një vajze 16 vjeçare. "Nuk i kam energjitë dhe freskinë e viteve më parë," tha ajo. "Dhe duhej të isha e vetëdijshme për këtë. Gjithsesi shikuesit do ta thonë fjalën e tyre nëse ia kam arritur asaj që kam dashur apo jo."