Prishtinë, 08 Dhjetor 2011 Kosovapress 11:35
Varrimi i sportistit Besim Kabashi nuk do të mund të bëhet sipas paralajmërimeve në ora 15.00 në fshatin Gurrakoc të Istogut. Familjarët e kick-boksierit kanë njoftuar se për shkak të motit me borë aeroplani që barte trupin e pajetë të Besimit është detyruar të aterroj në Greqi.
Sipas familjarëve, ende nuk dihet se kur të do të arrijë në Prishtinë trupi i pajetë i Besimit dhe si rrjedhojë edhe ceremonia e homazheve dhe varrimit shtyhet deri në një njoftim tjetër.
Ish- kampioni i botës në kik-boks, Besim Kabashi të dielën e kaluar ndërroi jetë në spitalin e Munihut. Kabashi, ka lindur në Gurrakoc të Istogut. Ish sportisti, i cili ka hyr në analet e historisë së sporteve luftarake, në meçet profesioniste kishte zhvilluar 36 duele, ndërsa ka fituar gjithsej 35.
(http://www.kosovapress.com)